REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Për të marrë rendimente të larta dhe të qëndrueshme në mjaltë nga bletët është e domosdoshme që të kemi familje të forta e me produktivitet të lartë.
Cilat janë avantazhet e familjeve të forta të bletëve?
Fuqia e familjes së bletëve përcaktohet nga numri i rrugëve mizë të zënë me bletë ose nga numri i hojeve të kornizave të zgjoit tonë standart të mbuluara nga të dyja anët me bletë punëtore ( një kornizë ka 200gr = 2200 bletë).
Për të patur familje të forta gjatë vitit zbatohet një kompleks i tërë masash tekniko-organizative që sigurojnë dimërim të mirë të bletëve dhe një zhvillim të shpejtë të tyre në pranverë duke i bërë ato të afta të shfrytëzojnë mirë kullotën kryesore.
Kontrolli i familjeve të bletëve
Si veprohet praktikisht për kontrollin e një familjeje bletë? Kur dhe si duhet bërë ai?
Zbatimi i rregullave gjatë kryerjes së kontrollit është domosdoshmëri jo vetëm për shumë bletërritës fillestarë, por edhe për bletërritës me eksperiencë, të cilët duke nënvlerësuar rregullat e kryerjes së tyre shpesh herë dëmtojnë punën dhe rendimentin e familjeve të bletëve.
Kujdesi për bletët gjatë dimrit
Ditet e nxehta në dimër dhe kujdesi për bletët
Ndonëse stina e dimrit normalisht karakterizohet me mot të ftohtë, me vranësira të shpeshta dhe me reshje, në periudha të caktuara ka ditë madje edhe ndonjë javë që mund të mbajë kohë e mirë me diell dhe me temperatura relativisht të larta që në mesditë dhe në vende të mbrojtura nga era arrijnë në 14-18°C e në raste të veçanta edhe më shumë.
Dimërimi i suksesshëm i bletëve varet edhe nga fakti se sa herë gjatë stinës së dimrit kemi ditë të tilla me kohë të nxehtë, pasi këto ditë i shërbejnë bletëve për të prishur përkohësisht atë ngjeshjen e madhe midis tyre në tufën e dimërimit, duke i krijuar asaj mundësi të lëvizë drejt hojeve ku është mjalti (kjo ka shumë rëndësi sidomos në rastet kur hojet me mjaltë nuk janë të vendosura pranë tufës së dimrimit dhe bletët në pamundësi për të lëvizur drejt mjaltit mund edhe të vdesin).
Në ditë të tilla, nëse ka filluar lulëzimi i mimozave ose i ndonje peme tjetër mund të shihen edhe bletë që sjellin polen në zgjua. Në ditë të tilla bletët bëjnë shumë fluturime për të sjellë ujë në zgjua, prandaj tregoni kujdes që në ndonjë vend pranë parkut të ketë vende ku bletët mund të marrin ujë.
Vëreni me vëmendje këto që theksuam më lart dhe mbani shënime ose fiksoni në mendje se cilat nga familjet kanë më shumë fluturime, cilat më pak dhe cilat pak ose aspak.
Ndërsa në zgjojet që nuk kanë shumë lëvizje ose kanë shumë pak, për të provuar nëse ato janë gjallë apo jo veproni në këtë mënyrë:
Vendosni veshin tuaj rrafsh me murin e zgjojit dhe trokitni mbi të me mollëzat e gishtave. Nëse familja është e gjallë ju do të dëgjoni menjëherë një zhurmë karakteristike të bletëve.
Pas kësaj, përpiquni të krijoni një ide mbi sasinë e rezervave ushqimore që kanë bletët në zgjua.
Pra, nëse familjet e bletëve nga një kontroll i tillë duket se fluturojnë me gjallëri në ditë të nxehta, kanë rezerva ushqimore të mjaftueshme, atëherë lërini ato në qetësi të vazhdojnë periudhën e dimërimit. Por, nëse ju dyshoni se ato nuk kanë sasinë e rezervave ushqimore ose paraqesin probleme të tjera, atëherë prisni një ditë të mirë me diell, me temperatura mbi 14°C dhe bëni kontrollin e tyre, duke synuar që t’i mbani sa më pak hapur familjet e bletëve.
Nëse bletët nuk kanë rezerva të mjaftueshme, atëherë mund tu jepet ushqim i gatshëm në formën e candy (bugaçe, bukë për bletë, etj.), i disponueshëm në formate të ndryshme komerciale.
Nëse gjatë këtij kontrolli shihni lagështirë dhe myk, kjo tregon se familja juaj e bletëve po vuan nga lagështia e tepërt dhe ka një ajërim të pamjaftueshëm. Sigurohuni që zgjoi juaj është vendosur në mënyrë të pjerrët në pjesën më të ulët nga përpara dhe nëse një gjë të tillë nuk e keni bërë, bëjeni pa vonesë.
Prania e lagështirës së tepërt në zgjua është një nga shkaktarët kryesorë të shfaqjes së mykozave (askosferozë dhe asperigilozë), prej të cilave bletët tona po vuajnë shumë këto vitet e fundit. Një nga masat parandaluese është ajrimi i mirë i zgjoit.
Nëse vëreni që zgjoi brenda është fëlliqur me jashtëqitjet e bletëve, kjo mund të jetë një nga shenjat e infektimit të tyre nga nozematoza. Për këtë qëllim merrni masa duke përdorur candy medikamentoz kundër nozematozës. Diarreja në këtë kohë mund të shkaktohet edhe nga konsumi i mjaltit të fermentuar që mund të ndodhet në hoje. Prandaj nëse në hoje vërehet mjaltë i tillë, merren masa për t’i zëvendësuar menjëherë ato.
Gjatë këtij kontrolli hiqen hojet e mykura të prishura dhe ngushtohet foleja për të siguruar ngrohtësinë e nevojshme. Shfaqja e vezëve të para në fole ndryshon pothuajse gjithcka. Me ngrohjen e mëtejshme të motit, rritet sasia e vezëve të pjella dhe e gjeneratës dhe paralelisht me të edhe konsumi i ushqimit. Kështuqë me afrimin e pranverës rritet kujdesi për bletët.
Një vëmendje e posacme në këtë kohë i kushtohet edhe zgjoit si banesë dhe vendosjes së tyre.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Kujdesi për bletët në pranverë.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Lexo më shumëCilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?
Lexo më shumëHelmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut
Lexo më shumëCila është përbërja kimike e helmit të bletës?
Lexo më shumë