IDENTIFIKIMI, REGJISTRIMI DHE MBAJTJA E TË DHËNAVE




Përse ju nevojitet identifikimi, regjistrimi dhe mbajtja e të dhënave? – së pari për vendim marrjen në fermë; për një shëndet më të mirë të kafshëve; për gjurmueshmëri të prodhimit; mirqënie të kafshëve; mundësi mbështetje nga skemat e subvencionit; si dhe të kryeni një analizë reale ekonomike të fermës. 
Si mund të bëni identifikimin? Kërkesa ligjore është matrikullimi.

Mbani parasysh!

Ju si blegtor jeni personi përgjegjës për njoftimin e veterinerit mbi nevojën për matrikullim të tufës! Matrikulli është një kod 10 shifror që përcakton shtetin, zonën ku ndodhet ferma si dhe kodin unik të kafshës. 

Bëni kujdes, duke qënë se çdo kafshë e matrikulluar është e rregjistruar në sistemin kombëtar të rregjistrimit RUDA, atherë ju:

  • Duhet të informoni veterinerin për kafshët që do të dërgoni për therje, me qëllim që ato të çrregjistrohen nga sistemi.
  • Në rastin e humbjes së matrikullit, duhet të njoftoni shërbimin veterinar rajonal brenda 15 ditëve nga humbja, shërbim i cili bën rimatrikullimin brenda 5 ditëve nga njoftimi.
  • Nëse ju do të importoni kafshë nga jashtë për në fermën tuaj rimatrikullojini ato duke përdorur sistemin Shqiptar.
  • Gjithashtu, mbani rregjistrin e kafshëve në fermë.
  • Lëvizni kafshët nga ferma vetëm me anë të çertifikatës së lëvizjes ku përcaktohet dhe destinacioni.
  • Në rast ngordhje të kafshës në fermë, dorëzoni dokumentin e saj identifikues pranë shërbimit veterinar rajonal brenda 5 ditëve.

Jo vetëm identifikoni, por edhe regjistroni!

Përse duhet të regjistroni të dhënat e tufës në regjistrin e fermës?

Së pari, regjistrimi ju shërben gjatë procesit të përmirësimit rracor – pra nga të dhënat ju përcaktoni cilët qengja do të mbani në tufë për remont, cilat dele duhen skartuar, si dhe përcaktoni deshtë më të mirë në tufë. Gjithashtu ju realizoni regjistrimin e përformancës së qengjave; regjistrimin e mjekimit të tufës; regjistrimin e bazës ushqimore të nevojshme; të dhënat ekonomike – shpenzime dhe të ardhura

Rregjistri i Përformancës së Qengjave
Rregjistri Ditor për Trajtimet Mjekësore
Plani i Ushqimit dhe Kullotjes

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Mjeljen dhe higjenën e mjeljes në dele.

Data e publikimit: 01/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ABORTET NË TË IMTA

Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato

Lexo më shumë

CILËT JANË DISA SHKAKTARË TË TJERË TË ABORTEVE NË TË IMTA?

Ndër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:

Lexo më shumë

RËNDËSIA E BUJQËSISË URBANE DHE SIGURIMI I USHQIMIT PËR ZHVILLIMIN E QYTETEVE TË SHËNDETSHME DHE TË QËNDRUESHME

Fermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin

Lexo më shumë

RËNDËSIA E PLEHUT ORGANIK

Sa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?

Lexo më shumë