Ju si fermer nuk jeni përgjegjës vetëm për mbarështimin e kafshëve të fermës por, njëkohësisht duhet të tregoni kujdesin e duhur edhe për mjedisin që ju rrethon. Kjo pasi burimet e ndryshme natyrore si toka, uji, ajri, janë të lidhur dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin, e në këto rrethana, ju me veprimet apo mosveprimet tuaja bëheni një faktor i rëndësishëm ose për ruajtjen dhe pasurimin e këtyre burimeve, ose për përdorimin pa kriter të tyre. Kjo sjell paqëndrueshmëri të këtyre burimeve, uljen e cilësisë së tyre e deri dhe shkatërrimin pa kthim.
Jashtëqitjet që nuk menaxhohen siç duhet ndikojnë në zhvillimin e mikroorganizmave shkaktare të sëmundjeve, si dhe në ndotjen e burimeve ujore sipërfaqësore e nëntoksore. Nga ana tjetër mbi përdorimi i plehut shkakton njëkohësisht degradim të cilësisë së tokës. Jashtëqitjet e pa përpunuara ndikojnë në cilësinë e ajrit, e cila mund të përkeqësohet duke përfshirë këtu aromat e padëshiruara, praninë e amoniakut dhe gazit metan. Avullimi i amoniakut sjell rritje të pranisë së azotit në reshje e për pasojë rritjen e sasisë së azotit në trupat ujorë si dhe rritjen e aciditetit të tokës. Ndërkohë metani konsiderohet sot si një nga gazrat që ndikon më së shumti në efektin serë dhe për pasojë në ngrohjen klimatike në nivel global.
Por, cila do të ishte zgjidhja e rekomanduar për manipulimin e jashtëqitjeve të kafshëve?
Mënyra më e mirë për manipulimin e jashtëqitjeve është ajo e kompostimit. Kompostimi është procesi që zhvillohet me qëllim rritjen e vlerës së jashtëqitjeve përmes përfshirjes së mbetjeve të tjera organike në procesin e dekompozimit, të cilat pasi përpunohen rezultojnë në një produkt më cilësor se sa thjeshtë jashtëqitjet. Si mbetje të tilla të përshtatshme ju mund të përdorni materialin bimor që mbetet pas vjeljes së perimeve, mbeturinat e copëtuara nga krasitjet e dru frutorëve, kallamishtet si dhe barërat e kanaleve apo anës së rrugëve, etj.
Cilat janë avantazhet e kompostimit?
Proçesi i kompostimit përfshin produkte të ndryshme organike. Proçesi përfshin vendosjen e këtyre produkteve në rrjesht dhe kthimin e tyre me paisje kthimi (qarkullimi), duke kryer njëkohësisht edhe matjen e nivelit të gazit karbonik (CO2) dhe lagështisë. Gjatë javës së parë të procesit kthimi i lëndëve të miksuara bëhet çdo ditë, temperatura e masës rritet deri në 700°C. Kjo temperaturë mundëson shkatërrimin e farërave të barërave të këqija, bakterieve të dëmshme si dhe viruseve. Pasi kalon java e parë ku ndodhin kthime të përditshme të plehut, në javët në vijim kthimi bëhet një herë në javë dhe brenda 12-16 javësh komposto është e gatshme për përdorim.
Si mund të realizoni monitorimin e plehut të kompostuar?
Përmes kompostimit ju duhet të garantoni një mjedis të përshtatshëm për organizmat aerobike përgjegjëse për proçesin. Në proçesin e monitorimit ju duhet të mbani parasysh katër elementë: temperaturën, lagështinë, strukturën dhe aromën. Këto elementë sikurse dhe vëzhgimet e kombinuara me to, sjellin rezultatet e duhura të monitorimit.
Temperatura është produkt i aktivitetit metabolik, reaksioneve kimike që ndodhin si dhe faktorëve të mjedisit të jashtëm. Ajo matet përmes termometrave të posaçëm që depërtojnë përmes sondave në thellësi të kavaletës.
Lagështia praktikisht matet përmes shtrydhjes së masës së kompostuar në pëllëmbën e dorës. Rrjedhja e lëngut përmes gishtërinjve tregon prani të lartë të lagështisë, ndërsa gjendja e thatë e pëllëmbës pas shtrydhjes tregon nivel të ulët të lagështisë.
Aromat e kompostove shpesh shoqërohen me çlirim të elementëve kimikë si amoniaku, dioksidi i squfurit, sidoqoftë një kompostim në parametrat e duhur ka aromë natyrale të dekompozimit mikrobial, shpesh aromën e humusit.
Struktura e kompostos vlerësohet me sy, ajo është e shkrifët dhe një kompostim i mirë duhet të ruajë për një kohë të gjatë formën e materialit që përgjithësisht është kavaletë si dhe porozitetin e tij.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato
Lexo më shumëNdër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumëSa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?
Lexo më shumë