Mëshqerrat janë fillesa e suksesit për prodhimin e qumështit dhe ripërtëritjen e tufës suaj!
Përmes mëshqerrave ju duhet të synoni të përgatisni lopën e ardhshme të tufës suaj, një lopë të shëndetshme, që riprodhon lehtësisht, me prodhimtari të lartë qumështi në jetën e saj prodhuese, një lopë që milet në një moshë sa më të re, pra një lopë që do t’ju sjellë më shumë fitime në fermë.
Çfarë duhet të mbani parasysh gjatë përkujdesit për mëshqerrat?
Zëvendësim dhe shtim i tufës – Mëshqerrat e mirë rritura ju sigurojnë efiçencën e fermës, pasi çdo vit përmes tyre ju mund të zëvendësoni rreth 25% të tufës.
Mjedisi –për pjelljen siguroni një shtrat të mirë, me hapsirën e mjaftueshme, shumë të pastër, të thatë, dhe të mbrojtur nga kushtet ekstreme të motit.
Hapësira - garantoni sipërfaqen e duhur në varësi të rracës, peshës, madhësisë trupore dhe moshës së mëshqerrave, ku ata mund të qëndrojnë, të shtrihen dhe të lëvizin në mënyrë të lirëshme.
Temperatura e mjedisit – në rastet kur temperatura ulet nën 10°C, përmes ushqimit sigurojini më shumë energji për rritje dhe mirëmbajtje.
Ndërzimi – Kujdes! siguroni ekuilibrin e duhur ndërmjet moshës, peshës, dhe kondicionit trupor për të realizuar ndërzimin e parë.
Lindja – mbani nën kontroll procesin e lindjes që mund të zgjasë edhe deri në 6 orë.
Kulloshtra – kontrolloni cilësinë e kulloshtrës dhe ruajtjen e saj në vende të ftohta në temperaturë që nuk i kalon 4°C.
Të ushqyerit – Përbërësit kryesorë të ushqimit të mëshqerrave janë proteinat dhe mineralet, të cilat sigurojnë kondicionin e duhur trupor. Siguroni ushqim cilësor dhe të freskët.
Uji – siguroni furnizim të mjaftueshëm me ujë të pastër dhe të freskët gjatë të gjithë kohës.
Shëndeti – së bashku me veterinerin e zonës përgatisni protokollin e shëndetësimit të mëshqerrave.
Mbajtja e të dhënave – rregjistroni në mënyrë të rregullt të dhënat lidhur me dinamikën e rritjes së mëshqerrave, moshën dhe peshën, kujdesin shëndetsor, ndërzimin dhe ndërzimin fekondues, demin e përdorur për ndërzim, datën e pjelljes, shënime të veçanta mbi pjelljen, etj.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi të Ushqyerit e Mëshqerrave
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëCilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumëRekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumëÇfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?
Lexo më shumë