Parandalimin e formimit të mykotoxinave duhet ta bëni së pari përmes zbatimit të praktikave të mira bujqësore.
Qarkullimi bujqësor përbën një mënyrë efikase të parandalimit të tyre. Duke qënë se kërpudhat dhe insektet janë shkaku fillestar që shkaktojnë Aflatoksinën, një nga masat parandaluese që ju rekomandojmë është përzgjedhja e varieteteve rezistente ndaj kërpudhave dhe prekjes nga insektet duke ulur kështu mundësinë e prekjes së produkteve nga Aflatoxina.
Vaditja është gjithashtu një masë që mund ta përdorni për të ulur prezencën e Aflatoxinës në fushë.
Në momentet e korrjes së prodhimit, bëni kujdes që të shmangni kontaktin e tij me tokën, pasi kjo krijon mundësinë e rritjes së nivelit të Aflatoxinës. Pas korrjes, drithrat nuk duhet ti vendosni në mjedise me lagështi më të madhe se 15-18%.
Magazinimin e drithërave duhet ta bëni në hapsira të bollshme për të mundësuar eliminimin e kondensimit të lagështisë, ndaj drithërat që mbahen për një kohë mbi dy javë në magazinë duhet të mbahen në mjedis të ajrosur dhe të freskët. Mjediset e magazinimit duhet ti pastroni me qëllim që të eliminohet burimi i inokulimit. Për këtë bëni kujdes të kontrolloni ushqimin e magazinuar në mënyrë të herë pas herëshme me qëllim që të monitoroni ngrohjen e tij dhe krijimin e myqeve.
Në rastin e silazhit të misrit, mbrojtja nga Aflatoxina përfshin ndjekjen rigoroze të të gjithë hapave të teknologjisë së përgatitjes së silazhit duke ulur nivelin e aciditetit (pH) në mënyrë sa më të shpejtë dhe duke eliminuar praninë e oksigjenit. Në përgatitjen e duhur të silazhit ju sjellim sërish në vëmendje se vjelja e misrit për silazh duhet bërë në nivelin e duhur të lagështisë (rreth 65%); copëtimi në mënyrë uniforme në madhësinë 1.5 -2 cm; mbushja sa më e shpejtë e gropës së silazhit; ngjeshja e duhur e silazhit për të mos lejuar depërtimin e ajrit; si dhe mbulimi i plotë i gropës së silazhit.
Në rast të depërtimit të ajrit mbas mbylljes së gropës mundësohet rritja e mikroorganizmave tolerante ndaj acidit, rritja e pH dhe për pasojë rritja e kërpudhave.
MBROJTJA E KONSUMATORËVE TË USHQIMEVE ME ORIGJINË SHTAZORE.
Ekspozimi ndaj Aflatoxinës prek në mënyrë të veçantë fëmijët duke sjellë tek ata pengesë në rritje dhe zhvillim të vonuar, dëmtime në disa organe të brendëshme veçanërisht në mëlçi duke shkaktuar deri edhe kancer. Ndërkohë të rriturit shfaqin nivel të lartë tolerance ndaj ekspozimit në produktet me Aflatoxinë.
Po si mund të zbulohen Aflatoksinat në ushqimet që konsumohen nga njerëzit?
Ushqimet më të prekura që konsumohen nga njerëzit janë qumështi, vezët, prodhimet e qumështit dhe ato të mishit. Aflatoxinat as nuk shihen e as nuhaten. Ato nuk shkatërrohen me zjerje ose pjekje. Prania e tyre provohet vetëm përmes analizave në laborator. Operatorët e biznesit siç janë fabrikat e qumështit, të mishit, pularitë, etj., bëjnë vetë-monitorimin e situatës së pranisë së Aflatoxinës.
Por cilat janë disa nga masat që mund të merrni Ju si konsumator për mbrojtjen nga Aflatoxina?
Si konsumator ju duhet të mbani ushqimet gjithmonë në vende të thata dhe të freskëta.
Nëse shikoni myk në siperfaqe të produktit ushqimor, nuk duhet thjeshtë ta largoni atë me heqje të sipërfaqes së mykut, por i gjithë produkti nuk duhet konsumuar, kjo pasi kërpudha e mykut ndonëse e padukshme, është e shpërndarë nëpër të gjithë produktin.
Nëse shihni njolla myku ose ndjeni aroma të pa këndëshme në një produkt, atëherë atë nuk duhet ta konsumoni.
Për uljen e ndikimit kancerogjen të aflatoksinës ndiqni një dietë me bazë perimesh kryesisht karrotë, majdanoz, selino, etj.
Gjithashtu në rast të ndikimit serioz të Aflatoxinës, këshillohen glukoza intravenoze, vitamina K, vitaminat B, si dhe dijetat e kontrolluara me nivel të lartë proteine nën rekomandimet dhe kontrollin mjeksor.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëCilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumëRekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumëÇfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?
Lexo më shumë