MËSHQERRAT - ÇËSHTJE TË TJERA QË LIDHEN ME MENAXHIMIN




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Cilët elementë të menaxhimit duhet të mbani parasysh për një mëshqerrë që plotëson synimet tuaja?
Disa aspekte të tjera të menaxhimit të mëshqerrave lidhen me procesin e përzgjedhjes së tyre, ndërzimin, kujdesin pas pjelljes si dhe strehimin e përshtatshëm. Vlerësoni siç duhet sejcilin prej këtyre elementëve për të siguruar një mëshqerrë të shëndetëshme dhe productive. 

Si të përzgjidhni mëshqerrën më të mirë?

Çfarë duhet të konsideroni për ndërzimin e mëshqerrave?
Përzgjidhni për ndërzimin artificial dema që sigurojnë jo vetëm progres gjenetik, por edhe lehtësi në pjellje

  • Siguroni që mosha e ndërzimit të jetë 13-15 muajshe e kombinuar me peshën rreth 350 kg në varësi kjo edhe nga rraca.
  • Tregoni kujdes të veçantë në përzgjedhjen e demave për ndërzim artificail të mëshqerrave – zgjidhni dema me histori të provuar për lehtësinë në pjellje, si dhe sigurojnë dinamikë të mirë rritje.
  • Kërkoni nga tekniku i inseminimit ose veterineri diagnostikimin e barrsmërisë;
  • Bëni vlerësimin e kondicionit trupor me afrimin e periudhës së pjelljes;
  • Mbani parasysh se rritja më e madhe e fetusit ndodh në dy muajt e fundit të barrsmërisë, ndaj kujdes mos i dhjamosni mëshqerrat në periudhën para pjelljes.

Kujdesi ndaj Pjelljes
Pjellja e parë e një mëshqerre duhet të ndodhë në moshën 22-24 muajshe. 

  • Siguroni një martenitet të thatë, të pastër, me hapsirën dhe ventilimin e duhur, dhe të mbrojtur nga korrentet e forta ajrore.
  • Pastroni dhe dizinfektoni martenitetin pas çdo përdorimi.
  • Eliminoni stresin gjatë pjelljes, duke zhvendosur mëshqerrat në afërsi të martenitetit rreth 7-10 ditë para pjelljes.
  • Kontrolloni mëshqerrat çdo dy orë në zonën e pjelljes.
  • Kushtojini vëmendje ndriçimit të stallës; duke krijuar kushte të sigurta për shërbim ndaj kafshëve.
  • Pas pjelljes mëshqerra duhet të jetë aktive, të ngrihet dhe ndihmojë të voglin brenda 30 minutave, të realizojë jashtëqitjen si dhe pirjen e ujit, në të kundërt ju rekomandojmë të kërkoni ndihmë nga veterineri.

Çfarë duhet të konsideroni për strehimin e mëshqerrave?

  • Hapësira e nevojshme për strehim ju siguron mëshqerrave lehtësi për ushqim, ujë, ajër, e rehati.
  • Hapësira në grazhd, forma dhe shtresa e tij janë të rëndësishme për mire ushqyerjen e mëshqerrave.
  • Siguroni që dyshemeja të ketë një nivel të caktuar ashpërsie të betonit për të parandaluar rrëshqitjen.
  • Siguroni që grazhdi të ketë një sipërfaqe të lëmuar me qëllim që ju ta shtyni ushqimin drejt mëshqerrave sa më lehtësisht.

Data e publikimit: 13/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë