Mjelja përbën një nga operacionet më të rëndësishme tek delja, e lidhur ngushtë me higjenën, mastitet, cilësinë e qumështit, si dhe angazhimin e fuqisë punëtore. Tregoni kujdes me pastërtinë e kafshës, të mjedisit, paisjeve dhe tuajën! Një qumësht cilësor fillon me mjedisin e pastërt, ndaj siguroni dysheme të thata, e të pastra, si dhe mjedise të drenazhuara përreth stallës.
Garantoni pastërtinë e gjirit të deles, së pari duke e pastruar zonën përreth nga leshi sa herë të jetë e nevojshme, duke pastruar gjirin me peceta të pastra, si dhe duke bërë dizinfektimin e thithave para mjeljes me solucion dizinfektant dhe gota dizinfektimi.
Kujdes! Vëzhgoni dhe eleminoni faktorët që rrezikojnë higjenën dhe cilësinë e qumështit siç janë dëmtimet e lëkurës së gjirit nga pirja e qengjave, dëmtimet mekanike ose plagët, infeksione apo përqëndrimi i insekteve. Pa dyshim duart tuaja, rrobat e punës si dhe enët e mjeljes duhet të jenë në nivelin maksimal të pastërtisë. Për një higjenë dhe cilësi maksimale, si dhe efiçencë të operacioneve të punës në fermë, kur rezultatet e rendimentit të qumështit janë justifikuese, ju rekomandojmë përdorimin e makinave mjelëse!
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për kontrollin thundrave në dele.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato
Lexo më shumëNdër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumëSa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?
Lexo më shumë