Si mund të merrni rendimentin më të mire në serën tuaj?
Pasi keni disinfektuar dhe pajisur serën me masa mbrojtëse kundër agjentëve dëmtues, filloni me përgatitjen e tokës duke filluar me punimin, për të krijuar një regjim të mirë ujor-ajror, që është një kusht i rëndëssishëm për rritjen dhe zhvillimin e pjeprit. Përgatitija e tokës duhet filluar menjëherë mbas largimit të kulturës paraardhëse.
REKOMANDIM! PËRPARA SE FERMERI TË VENDOSË SE CILIN VARIETET DO TË MBJELLË, DUHET TA EKSPERIMENTOJË ATË NË SASI TË VOGLA, QË TË SHIKOJË NËQOFTËSE ËSHTË I PËRSHTATSHËM NË KUSHTET E TIJ KLIMATERIKE.
Distancat në të cilën bëhet mbjellja e fidanëve janë të njëjta edhe për kultivarë dhe variete të ndryshëm. Sugjerohet ta mbillni me rreshta të afruar me njëri-tjetrin në distancë 40 cm, distanca nga bima në bimë 40 cm dhe distanca mes dy rreshtave e tjerë 1.2 m për një total prej 2200 bimë për 1000 m².
Sugjerohet të përdoren rreshtat të afruar me njëri-tjetrin sepse në këtë mënyrë rritet numri i bimëve të mbjella, duke ulur numrin e leheve dhe duke shfrytëszuar në mënyrë efikase vaditjen dhe ushqyerjen. Të gjitha këto sjellin rendiment më të lartë.
Mbjellja bëhet me gropa. Kubiku vendoset rrafsh me nivelin tokës për të mënjanuar dëmtimin e qafës së bimës. Fill pas mbjelljes, bima ujitet për të lidhur kubiku me tokën.
Temperatura dhe lagështia ajrore e rekomanduar:
Temperaturat optimale që bima të funksionojë janë: 22°C - 26°C gjatë ditës dhe rreth 17°C-19°C gjatë natës, me lagështi ajrore 70-80%, si ditën dhe natën.
Krasitja
Si fillim, këputni majën e bimës pas daljes së gjethit të tretë. Nga sqetullorët që dalin, zgjidhet më i fuqishmi dhe të tjerët hiqen. Në 50 cm e para të bimës hiqen të gjithë frutat dhe sqetullorët. Sqetullorët në lartësinë mbi 50 cm nuk hiqen por iu këputet maja, dy gjethe pas frutit të parë kur trashësi e lastarit arrin 1-1.5 cm. Kjo lloj krasitje rrit rendimentin deri në 50%.
Në rastet kur vendosim që nga sqetullorët t’i lihen të dy llastarët kryesorë, duhet të kemi parasysh që edhe distanca e mbjelljes duhet të ndryshojë. Paraprakisht mund të shkojë deri në 80 cm nga bima në bimë.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi mbi skemat plehruese të pjeprit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Ngritja e një pemishte është një investim me vlera të mëdha afatgjatë dhe meriton një planifikim shumë të mirë sepse gabimi më i vogël në fillim është me kosto të lartë dhe i pa korrigjueshëm më vonë.
Lexo më shumëCilat janë disa nga përparësitë e kultivimit të rrushit në serra?
Lexo më shumëShalqiri është një kulturë shumë e përhapur në Shqipëri. Ai prodhohet kryesisht në zonat bregdetare, në fushë të hapur dhe në mjedise të mbrojtura.
Lexo më shumëFidanishtja është e krijuar enkas me kushtet e përshtatshme, të cilat sigurojnë rritjen e një fidani cilësor dhe të shëndetshëm.
Lexo më shumë