DOMOSDOSHMËRIA E PLOTËSIMIT TË KËRKESAVE PËR PROTEINA NË SEZONET KUR POLENI MUNGON NË NATYRË




                                                                           REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Në dekadën e fundit është gjithnjë e më e zakonshme të dëgjosh nga bletarët se "mbretëresha nuk e ndaloi pjelljen këtë dimër". Dimrat po ngrohen dhe koha  e pjelljes vijon pothuajse gjithë vitin. 

Nëse nuk ka rezerva të mjaftueshme, bletët e porsalindura do të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve në zhvillimin e tyre që më vonë do të përkthehen në një jetëgjatësi më të ulët; ose ato do të jenë burime potenciale të infeksionit dhe transmetimit të sëmundjeve infektive.

Bletët përdorin proteina të polenit për të furnizuar muskujt dhe gjëndrat, si dhe disa nga aminoacidet për të sintetizuar aminoacide të tjera. Edhe bletët kur kanë mungesë të theksuar të ushqimit mund të hanë të vegjlit e tyre ose tërë brezninë e pjellës së tyre (pra mund të shfaqin kanibalizmin). Mekanizmat mbrojtës kundër një patogjeni. 

Sëmundje quhet çdo proces që ndryshon plotësisht ose pjesërisht funksionimin normal, strukturën dhe/ose sjelljen e një individi. Një fjalë e lashtë mjekësore shpreh se Shëndeti është "heshtja e organeve", atëherë çdo "thirrje" e tyre do të tregonte për praninë e sëmundjes. 

Kur ndryshon nga gjendja e saj natyrale një koloni bletësh?
Kolonia e bletëve ndryshon sjelljen e saj natyrale. Githashtu, kjo situatë shkaktohet nga stresi dhe mesa duket vetëm bletët afrikane kanë zhvilluar një sistem përshtatjeje që zhvillon instikte të grumbullimit të ushqimit, pothuajse vazhdimisht gjatë gjithë vitit kalendarik. I gjithë stresi lidhet me përgjigjen imune dhe kjo shoqërohet me sëmundje.

Kur një bletë sëmuret! ajo përdor një pjesë të madhe të lëndëve ushqyese të saj (proteinave) për aktivizimin e këtyre proceseve të mbrojtjes imune dhe kjo dëmton për proceset normale fiziologjike. Pasoja e parë është vdekja e parakohshme e një numri të madh të bletëve dhe ulja e aftësisë fluturuese të tyre. Bletari e konsideron këtë situatë "si gjendja e urisë" dhe menjëherë i jep sasi të mëdha të shurupit të sheqerit, kolonive të bletëve, të cilat më pas fermentohen në enët ushqyese duke shkaktuar kështu vdekjen e më shumë bletëve që duken "të mbytura" në pjesën e poshtme të enëve të ushqimit, ky fenomen ndodh thjesht sepse bletët kishin nevojë për proteina disa javë më parë. 

Parandalimi i një situate të tillë do të mbronte jetën e kolonisë.

Kërkesat për lëndë ushqyese
Që të kenë ushqimin e duhur, bletët kanë nevojë për karbohidrate që marrin nga mjalti, proteina që marrin nga poleni, ujë dhe kripëra minerale. Ngarkesa e polenit që bletët sjellin nga fusha në “shportëzat” e tyre, përbëhet nga kokrra të shumta poleni që ruhen nga ngarkesa të së njëjtës specie bimore, në qelizat e hojeve përgjithësisht afër folesë së pjellës. 

Bletët nuk i përziejnë llojet e polenit brenda qelizave, sigurisht sepse në një farë mënyre identifikojnë përbërjen e tyre biokimike. Për çdo fluturim të mbledhjes, çdo bletë mbart 15 mg polen në koshere. Një mesatare prej 60,000 udhëtimesh janë të nevojshme për të mbledhur rreth një kilogram polen. Bletari, e di nga njohuritë e tij empirike se kur kornizat me ngjyra të ndryshme të polenit shfaqen në hojet pranë  pjellës, prodhimi i vitit ka shumë mundësi të jetë i mirë. Bëhet fjalë vetëm për ndryshueshmërinë e luleve. Kjo siguron hyrjen e të gjitha aminoacideve të nevojshme në zgjua për zhvillimin e duhur të kolonisë.

Sugjerim për bletërritësit
Në rast se bletari përdor në bletoren e tij, ëmbëltues me polen të cilat i blen të përgatitura nga prodhues të posaçëm, duhet të pyesë për origjinën dhe mënyrën e përgatitjes e tyre. Lexoni me kujdes treguesit e etiketës dhe përbërjen kimike të shtesave ushqimore në ushqimin për kafshë. Përbërja e yndyrnave nuk duhet ti kalojnë 6-7%. Disa prodhues përdorin polen që e mbledhin vetë dhe e tregtojnë atë të përzier me shurup sheqeri dhe në formë pluhuri (si polen të bluar). Pavarësisht rezultateve të tij të mira, vlen të sqarohet se poleni në një mjedis të lëngët, pra, me lagështi të lartë të ambientit, është një mjedis i shkëlqyeshëm për zhvillimin e myqeve dhe majave që ndryshojnë përbërjen e tij, e mund të shkaktojnë çrregullimeve të rënda të tretjes, pra mund të bëhet toksik.

Mbani parasysh! 
Përballë situatave kritike të mungesës së proteinave për shkak të mungesës së polenit, veçanërisht në zonat e bujqësisë intensive dhe aty ku janë dëmtuar kullotat natyrale të bletëve (fatkeqësisht në një pjesë të madhe të vendit) është urgjente të zbatohet plotësimi i nevojave të kolonive, nga secili bletërritës, me produkte të studiuara dhe prodhuara posaçërisht për to. 

Data e publikimit: 25/11/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DYLLI I BLETËS, PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I TIJ

Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.

Lexo më shumë

PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I DYLLIT TË BLETËS

Cilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?

Lexo më shumë

HELMI I BLETËS DHE VLERAT E TIJ (APITOKSINA)

Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut

Lexo më shumë

PËRBËRJA DHE VLERAT E HELMIT TË BLETËS

Cila është përbërja kimike e helmit të bletës?

Lexo më shumë