Parandalimi i sëmundjeve tek pjepri




Si të parandaloni dhe të luftoni sëmundjet që prekin bimën e pjeprit?
Disa nga sëmundjet që prekin pjeprin e serës, gjithashtu dhe disa këshilla për t’i parandaluar dhe luftuar ato.

Nemtoda e nyjeve rrënjore
Nematoda e nyjes rrënjore shkaktohet një parazit i ngjashëm me krimbin e rrumbullakët. Simptomat e kësaj sëmundje janë djege, rrudhosje dhe ç’ngjyrosje e lehtë e bimëve të prekura. Gjithashtu, pjesa e poshtme e gjetheve së bimës mund të marrë një ngjyrim të purpurt. Një mënyrë tjetër për tu verifikuar është duke kontrolluar sistemin e rrënjëve. Në të mund të shohim qartë nyjet e shkaktuara nga nematoda. Përdorimi i fidanëve me nënshartesë, varieteteve rezistente, qarkullimi i kulturave bimore e ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e prekjes nga nematoda.

Rrënjët në formë tape (Fuzarioza)
Fuzarioza në pjepër, simptomat fillestare i manifeston gjashtë deri në tetë javë pas mbjelljes, si zbehje të gjyrës së bimës dhe bllokon kapilarët e bimës. Duke qenë se kjo lloj sëmundje këurpudhore mbijeton në tokë dhe në mbeturina për shumë vite, rekomandohet disinfiktimi i tokës dhe mbajtja e saj pastër nga mbeturinat e bimëve të vjetra. Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga temperaturat e ftohta të ajrit dhe temperaturea të tokës që variojnë nga 17-20ºC dhe gjithashtu heqja e sqetullorëve krijon plagë në bimë duke e ekspozuar bimën ndaj kësaj sëmundje. 

KONTROLLI
Rotacioni i kulturave bimore, përdorimi i varieteteve rezistente, përdorimi i nënshartesave dhe një program i rreptë i sanitarizimi për objektet, pajisjet, mjetet dhe njerëzit janë hapat kryesorë për parandalimin e fuzariozës. Rekomandohet banjëzimi i fidanit përpara mbjelljes me Folicur 50ml dhe Predicur Energy 300 ml për 1000m2. Në qoftë se prekja nga fuzarioza është akoma e lartë, mund të aplikohet i njëjti trajtim me anë të vaditjes me pika.

Virusi i mozaikut të kastravecit (CMV)
Bimët e pjeprit, duke qënë se është pjesë e familjes së bostanorëve, mund të preket gjithashtu nga Virusi i mozaikut i kastravecit. Ajo mund të infektohen me CMV në çdo fazë, dhe pasi një bimë infektohet, virusi përhapet sistematikisht brenda bimës. Simptomat shfaqen nga 7 deri në 14 ditë pas infeksionit dhe ai zhvillohet më shpejt në temperaturat 26-32°C.  Sipas figurës së bashkalidhur, shohim që ky virus shfaq njolla jeshile të errëta në gjethet e bimës. Si pasojë e këtij virusi, gjethet deformohen, nyjet e bimës afrohen me njëra tjetrën dhe lulet shfaqin shenja jo-normale si petale ngjyrë jeshile. Frutat e prodhuara në bimët e infektuara janë shpesh më të vogla dhe disi të deformuara, dhe tregojnë modele mozaiku me njolla jeshile të errët në lëkurë. 

KONTROLLI
Zgjedhja e varieteteve rezistente ndaj CMV është mënyra më e mirë e kontrollit ndaj këtij virusi. Duke qënë se një nga mënyat e shpërhapjes së këtij virusi janë afidet, përdorimi i insekticideve për ti luftuar ato si dhe mbajtja pastër e serës nga barërat këqija janë një mëynrë efikase për të parandaluar infetimin. Rekomandohet përdorimi i nënshartesave e cila forcon rezistencën ndaj këij virusi.

HIRI
Hiri është një sëmundje kërpudhore dhe simptomat e saj janë njolla ngjyrë gri mbi sipërfaqen e gjethes. Sporet e hirit shfaqen kryesisht në ambjente me lagështi të lartë. Kjo sëmundje mund të cojë në tharje të parakohshme të gjethes. Ai ul gjithashtu prodhimtarinë dhe cilësinë e frutit. 

KONTROLLI:

  • Pastrimi i serës nga barishtet dhe bimët e vjetra
  • Përdorimi i pesticideve;
  • Përdorimi I nënshartesave;
  • Kontrolli I lagështisë;
  • Qarkullimi i kulturave bimore

Kalbëzimi i qafës së kërcellit
Kalbëzimi i qafës së kërcellit është një sëmundje kërpudhore i cili shkaktohet nga Pythium. Ai prek kërcellin dhe përçohet tek rrënjët. nË qoftë se nuk merren masa paraprake dhe nuk ndërhyhet në kohë, rezikohet humbja e bimës.

Shkaktohet nga:

  • Vaditja me tepricë;
  • Mungesa e ajërosjes;
  • Temperature mbi 30°c ose nën 5°C;
  • Vaditja me ujëra të ndotur;
  • Toka e infektuar;
  • Plehrimi me tepricë.

KONTROLLI
Mënyrat për të kontrolluar kalbësimin janë:

  • Disifektimi i tokës;
  • Mbajta e temperaturës së serës në normat e rekomanduara (20-25°C);
  • Menaxhimi i mirë i vaditjes, në mënyrë që të mos krijohet lagështi e tepërt (mbi 70%);
  • Ajrosje e mirë e serës;
  • Përdorimi i nënshartesave.
  • Spërkatja me pesticide me bazë imidaclopridi;
  • Heqja e barërave të këqija në serë
  • Qarkullimi i kulturave bimore

Vrugu
Vrugu është një sëmundje kërpudhore që prek pjeprin. Ai është më i theksuar në fund të sezonit. Kryesisht ai prek gjethet, shkakton reduktim të fotosintezës, dhe për pasojë një prodhim më të ulet dhe një cilësi të dobët të frutave. Simptomat fillestare janë njolla të vogla të verdha në kafe që fillimisht shfaqen në gjethet e vjetra. Vrugu zhvillohet me shpejtësi nga temperaturat 15-18°C gjatë ditës dhe në netë të ftohta. Zhvillimi ngadalësohet kur temperaturat kalojnë 35°C. Lagështia ajërore e favorizon shumë këtë sëmundje. Simptomat shfaqen 3-12 ditë mbas infeksionit, në varësi të temperaturave dhe niveleve të lagështisë. 

KONTROLLI
Masat paraprake për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen:

  • përdorimi i varieteteve rezistente;
  • përdorimi i nënshartesës;
  • eleminimi i lagështisë së tepër;
  • përdorimi i fungicideve me lëndë aktive fosetil alumini;
  • respektimi i distancave të mbjelljes në mënyrë që bima të ketë hapësirë të nevojshme nga bima në bimë;
  • qarkullimi i kulturave bimore

Virusi i zverdhjes së gjethes (CVYV)
Virusi i zverdhjes së gjethes transmetohet nga krahë-bardha dhe shkakton zverdhjen e gjetheve dhe deri në nxirjen e tyre. Kjo sjell ulje të renimentit të prodhimit dhe njolla të errëta në lëkurën e frutit. 

KONTROLLI
Mbjellja e kultivarëve rezistentë është mënyra më e mirë e kontrollit. Përdorni insekticide për të kontrolluar vektorin (krahë-bardhën) si Confidor, Decis ose Tepeki. Përdorimi i rrjetave anti-insekt, kurtheve me anë të letrave ngjitëse si dhe përdorimi i ferromeve. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë vjeljen, standartizimin dhe transportin e pjeprit 

Data e publikimit: 18/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Çfarë elementësh duhet të përmbajë Plani i Biznesit?

Lexo më shumë