FORMAT E KULTIVIMIT TEK QERSHIA




Në përputhje me veçoritë e nënshartesës dhe të varietetit, format më të përshtatshme të kurorës te qershia janë: 

  • Kupore me kate të përmirësuara;
  • Piramidale;
  • Palmetë dhe në pak raste kordon, etj.

Në zonat fushore mund të përdoren te tri format e kultivimit. Ndërsa në zonat kodrinore preferohet ajo e formës kupore. 

Krijimi i kurorës kupore
Në këtë formë kultivimi përdoren distancat e mbjelljes 5 x 4 m.

Si realizohet formimi i kësaj kurore? 

  • Në vitin e parë të mbjelljes fidani prite në lartësinë 40 - 50 cm nga toka. Gjatë vegjetacionit, nga lastarët e dalë (shpërthyer), lihen 3-4 lastarë më të zhvilluar dhe të dalë në pozicionin më të përshtatshëm për formimin e degëve skeletore.
  • Në vitin e dytë ato priten në gjatësinë 30 - 40 cm me qëllim që të krijohen degët e rendit të dytë, të tretë, e me radhë deri të degët veshëse.

Krijimi i kurorës piramidale

  • Në vitin e parë të mbjelljes fidani pritet në lartësinë 40 - 50 cm nga toka. Gjatë vegjetacionit, nga lastarët e dalë (shpërthyer), lihen 3-4 lastarë më të zhvilluar dhe të dalë në pozicionin më të përshtatshëm për formimin e degëve skeletore (të dala në mënyrë uniforme rreth udhëheqësit).
  • Bëhet kujdes ne lënien e lastarit kryesore, i cili përzgjidhet më i fuqishmi dhe do të shërbejë si lider (udhëheqës).
  • Në vitin e dytë ato priten në gjatësinë 30 - 40 cm me qëllim që të krijohen degët e rendit të dytë, të tretë, e me radhë deri te degët veshëse.

Krijimi i kurorës palmetë
Për këtë formë kultivimi distancat më të përshtatshëm të mbjelljes janë 4.5 x 3 m. 

Në vitin e parë të mbjelljes fidani pritet në lartësinë 50 cm nga toka. Gjatë vegjetacionit, nga lastarët e dalë (shpërthyer), lihen 3 lastarë, dy anësorë dhe një qendrorë. Dy lastarët anësorë shtrihen e lidhen në telin e parë të spalierës në kënd 60o dhe lastari qendror lidhet drejt dhe do të shërbejë për krijimin e kateve të tjera të palmetës në vitet pasardhëse

Për këtë tip kultivimi është e domosdoshme që shtyllat të jenë në lartësinë e 3,5-4 m lartësi dhe të vendosen 3 rreshta teli. Ato duhet të vendosen në: 

  • teli i parë në lartësinë 80 cm nga toka 
  • teli i dytë në lartësinë 160 cm 
  • teli i tretë në lartësinë 240 cm nga toka

Formimi  i kurorës kordon
Për formimin e kësaj kurore veprohet njëlloj si për kurorën palmetë me ndryshimin e vetëm se në këtë formë dy lastarët shtrihen në telin e parë në kënd 90o. 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë për Shërbimet agroteknike tek  qershia

Data e publikimit: 16/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Çfarë elementësh duhet të përmbajë Plani i Biznesit?

Lexo më shumë