CALF RD – NJË MUNDËSI PËR SHËNDETËSIMIN E VIÇAVE TË PORSALINDUR




Keni probleme me viçat e porsalindur, mungesë të imunitetit, diarre, plogështi? 
Zgjidhja për ju është Calf RD. Kapsula magjike po përdoret gjerësisht nga fermerët në mbarë botën, pasi lufton agjentët që shkaktojnë diarre si dhe siguron rigjallërim të shpejtë të viçave.

Çfarë është Calf RD?

Calf RD është produkti që ju siguron rigjallërimin e viçave të porsalindur, forcon imunitetin e tyre, dhe parandalon e kuron shkaqet e diarresë. Calf RD vjen tek ju  në formën e një pluhuri paketuar në kapsulë dhe përmban elementë të rëndësishëm si  protein, yndyrë dhe vajra krudo, hi, sodë, kalçium, maja, amidon bimor, stabilizues të florës së zorrëve, etj. Kapsula është një burim i pasur me mikroorganizma natyrale e të gjalla, gjë që e bën Calf RD një produkt të suksesshëm. 

Si ndikon Calf RD në rigjallërimin e viçave?

  • Calf RD parandalon dhe kontrollon diarrenë në viça që në shenjat e saj të para.
  • Rigoni në përmbajtje ndikon në frenimin e aktivitetit të bakterieve dhe ul ndikimin e shkaktarëve të diarresë. Me largimin e shkaktarëve të diarresë nxitet edhe rritja e baktereve të dobishme që popullojnë zorrën.
  • Bakteriet e gjalla në përmbajtje përmes fermentimit ndikojnë në shtimin e peshës së viçave duke përmirësuar gjendjen e sistemit tretës.
  • Proteina të veçanta krijojnë një mjedis të shëndetshëm tretës për të përballuar më mirë ndikimin e infeksioneve bakteriale.

Në cilat raste të tjera mund ta përdorni Calf RD?

  • Për viçat momenti i shkëputjes nga qumështi shoqërohet me probleme në tretje, si dhe vështirësi në marrjen e ujit dhe ushqimit. Calf RD është i përgatitur në mënyrë të tillë që të ndihmojë në zhvillimin e rumenit, si dhe të rrisë aftësinë përthithëse të ushqimeve në një moshë të herëshme.
  • Përmes bakterieve të gjalla në përmbajtje, Calf RD ndihmon në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm tretës duke lehtësuar marrjen dhe përvetësimin e ushqimeve, e duke përmirësuar kështu edhe peshën e shkëputjes.
  • Calf RD ndikon në rigjallërimin e viçave kur ato zhvendosen në grupet përkatëse në stallë.
  • Me sukses mund ta përdorni në momente të stresit siç është rasti i heqjes së brirëve, apo ndërhyrjeve kirurgjikale, duke mundësuar rigjallërim të shpejtë të viçave.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me mënyrën e përdorimit të Calf RD

Data e publikimit: 04/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë