Garantimi i përmirësimit të standarteve në ruajtjen e shëndetit të kafshëve, veçanërisht ndaj sëmundjeve zoonotike me impakt negativ në shëndetin human, kërkon funksionimin e të gjitha hallkave të forcimit të kontrollit zyrtar, duke rritur në këtë mënyrë shkallën e mbrojtjes së shëndetit dhe interesave të konsumatorit.
E thënë ndryshe, të gjithë aktorët që bëjnë pjesë në zinxhirin ushqimor, nga ferma deri në tryezë, duhet të bashkëpunojnë për të përmbushur detyrimet e tyre, duke siguruar një proçes sipas një modeli bashkëkohor, i cili u përgjigjet standarteve europiane të sigurisë ushqimore.
Matrikullimi
Për të garantuar gjurmueshmërinë e kafshëve që fermerët mbarështojnë, duhet që të funksionojnë të gjitha proceset, nga identifikimi i kafshëve në fermë, matrikulimi i tyre, kontrolli i lëvizjes së tyre nga ferma në tregun e kafshëve të gjalla, pastaj në thertore, e më pas te konsumatori.
Proçesi i matrikullimit, do të bëjë më të lehtë punën e shërbimit veterinar në kontrollin e lëvizjes së kafshëve dhe sëmundjeve të tyre. Gjatë vitit 2012 u vendos sistemi elektronik i gjurmueshmërisë dhe hedhjes së të dhënave mbi sëmundshmërinë e kafshëve, lëvizjen e tyre dhe kontrollin e sëmundjeve (sistemi RUDA). Megjithatë ky sistem ka mangësitë e veta.
Sistemi i identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve ka si qëllim disiplinimin e lëvizjes së kafshëve bujqësore nëpërmjet identifikimit individual, regjistrimit të fermave blegtorale dhe pajisjen e tyre me numër të veçantë regjistrimi, si dhe shkëmbimin e shpejtë dhe të saktë të të dhënave mbi vendndodhjen e kafshëve për qëllime veterinare, zooteknike dhe statistikore.
Shërbimi veterinar rajonal ka si detyrë parandalimin e sëmundjeve; garantimin e kushteve sanitaro-veterinare në tregjet e kafshëve të gjalla dhe stabilimentet e rritjes e mbarështimit të kafshëve; kontrollin e ushqimit të kafshëve, identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e fermave blegtorale, si dhe monitorimin e mbetjeve në kafshët e gjalla e produktet shtazore.
Regjistrimi i kafshëve në ferma
Ligji 10465, datë 29/09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, neni 51, parashikon se: “pronarët ose kujdestarët e kafshëve të prodhimit detyrohen: të ngrenë dhe të mbajnë fermën, në përputhje me kërkesat mjekësore veterinare, si dhe t’i sigurojnë hyrje të lirë dhe pa asnjë pengesë veterinerit zyrtar gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, sipas përcaktimeve të këtij ligji”.
Po kështu fermerët duhet t’i sigurojnë hyrje të lirë në fermë dhe tek kafshët mjekut veterinar që u shërben kafshëve, si dhe të njoftojnë mjekun veterinar, i cili i shërben fermës ku mbarështohen kafshët, mbi ndryshimet në gjendjen shëndetësore dhe numrin e kafshëve, të therjeve të sforcuara të kryera, të kafshëve të ngordhura, si dhe t’i paraqesin atij certifikatën mjekësore veterinare dhe pasaportën e kafshëve të blera. Po kështu, ata duhet të ofrojnë kafshët për identifikimin, vaksinimin dhe ekzaminimet diagnostike. Të gjitha të dhënat dhe kontrollet e bëra nga veterineri shënohen në çertifikatën shëndetësore të kafshës.
Ndërsa, neni 53 i këtij ligji, parashikon se veprimet dhe veprimtaritë e ndaluara për personat fizikë ose juridikë janë: lëvizja ose transporti i kafshëve të paidentifikuara ose i kafshëve, tek të cilat nuk janë kryer masat e programit të profilaksisë shtetërore. Po kështu, ndalohet heqja e matrikujve nga veshët dhe mënyrave të tjera të identifikimit, si dhe transporti i kafshëve pa një certifikatë shëndetësore veterinare dhe për gjedhin e njëthundrakët, edhe pa një pasaportë mjekësore veterinare. Deri këtu, procesi i kontrollit të sëmundshmërisë dhe sigurisë së shëndetit të kafshëve ecën në linjën e duhur.
Ngërçi është krijuar në një prej hallkave, që bëhet kështu edhe një rrezik për shëndetin e konsumatorit: funksionimi dhe kontrolli i tregjeve ku tregtohen kafshët e gjalla.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Rregullat e ngritjes dhe funksionimit të tregjeve të kafshëve të gjalla
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato
Lexo më shumëNdër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumëSa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?
Lexo më shumë