REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Si të parandaloni dhe të luftoni sëmundjet që prekin bimën e specit?
Disa nga sëmundjet që prekin specin e serrës, gjithashtu dhe disa këshilla për t’i parandaluar dhe luftuar ato.
Nemtoda e nyjeve rrënjore
Nematoda e nyjes rrënjore shkaktohet nga një parazit i ngjashëm me krimbin e rrumbullakët. Simptomat e kësaj sëmundje janë:
Përdorimi i fidanëve të shartuar me nën-shartesë e ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e prekjes nga nematoda. Gjithashtu, përdorimi i produkteve me lëndë aktive fluopyram, me karencë njëherë në tre ditë për specin.
Fuzarioza
Fuzarioza në spec, simptomat fillestare i manifeston gjashtë deri në tetë javë pas mbjelljes, si zbehje të ngjyrës së bimës dhe bllokim i kapilarëve të bimës. Duke qenë se kjo lloj sëmundje kërpudhurore jeton në tokë dhe në mbeturina për shumë vite, rekomandohet dezinfektimi i tokës dhe mbajtja e saj e pastër nga mbeturinat e bimëve të vjetra.
KONTROLLI
Rekomandohet banjëzimi i fidanit përpara mbjelljes me Folicur 50ml dhe Predicur Energy 300 ml për 1000 m².
Tripsi
Tripsi është një insekt i cili dëmton bimën e specit duke pickuar frutat, lulet dhe gjethet. Bima mund të humbasë ngjyrë dhe mund të thahet. Shenjat e para të tij janë:
Mënyrat e parandalimit:
Hiri
Hiri është një sëmundje kërpudhore dhe simptomat e saj janë njolla ngjyrë gri mbi sipërfaqen e gjethes. Sporet e hirit shfaqen kryesisht në ambiente me lagështi dhe temperatura të larta, por edhe në kushtet normale të bimës. Kjo sëmundje mund të cojë deri në tharje të parakohshme të gjethes. Ai ul gjithashtu prodhimtarinë dhe cilësinë e frutit.
KONTROLLI:
Kalbëzimi i qafës së kërcellit
Kalbëzimi i qafës së kërcellit është një sëmundje kërpudhore i cili shkaktohet nga Pythium. Ai prek kërcellin dhe përçohet tek rrënjët. Në qoftë se nuk merren masa paraprake dhe nuk ndërhyhet në kohë, rrezikohet HUMBJA e bimës.
Shkaktohet nga:
KONTROLLI:
Mënyrat për të kontrolluar kalbëzimin janë:
Vrugu
Vrugu është një sëmundje kërpudhore që prek specin. Ai prek bimët e të gjitha moshave, por është më i theksuar në fund të sezonit. Kryesisht prek gjethet, shkakton reduktim të fotosintezës dhe për pasojë një prodhim më të ulët dhe një cilësi më të dobët të frutave. Simptomat fillestare janë njolla të vogla të verdha në kafe që fillimisht shfaqen në gjethet e vjetra. Vrugu zhvillohet me shpejtësi, nga temperaturat 15-18°C gjatë ditës dhe në netë të ftohta. Zhvillimi i tij ngadalësohet kur temperaturat kalojnë 35°C dhe favorizohet nga lagështia ajrore. Simptomat shfaqen 3-12 ditë mbas infeksionit, në varësi të temperaturave dhe niveleve të lagështisë.
KONTROLLI
Masat paraprake për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen:
Virusi i vyshkjes dhe pjekjes me njolla i domates - TSWV
Virusi i vyshkjes dhe pjekjes me njolla i domates prek kryesisht domaten, por duke qënëse speci dhe domatja janë në një familje, ato ndajnë ngjashmëri, siç është edhe prekja nga TSWV. Ky virus transmetohet nga tripsi ose vektorë të tjerë, dhe ndikon në ngjyrimin e frutit. Shenjat e para janë njollat e vogla kafe mbi gjethet e vjetra. Më pas në gjethe shfaqen njolla të vogla, të errëta, pak a shumë rrethore të cilat u japin atyre një pamje ngjyrë bronzi. Mbi fruta shfaqen unaza me madhësi dhe ngjyra të ndryshme, siç shihet në figurë.
DUHET TË KEMI PARASYSH QË VIRUSET VETËM PARANDALOHEN. NË RAST SE KONSTATOJMË NJË BIMË TË PREKUR JO VETËM NGA TSWV, AJO BIMË DUHET LARGUAR MENJËHERË NGA SERA.
Masat parandaluese që merren kundër këtij virusi janë:
Kalbja e fundit të frutit (BER)
Kjo sëmundje vjen nga mungesa e kalciumit, kur ka luhatje në lagështirën e tokës, pH mbi 7.5 dhe dëmtime të sistemit rrënjor. Intensiti i lartë i dritës është shumë i rëndësishëm për parandalimin e BER.
Sëmundja kontrollohet në këtë mënyrë:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Vjeljen, standartizimin dhe transportin e specit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëRekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumëÇfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?
Lexo më shumëÇfarë elementësh duhet të përmbajë Plani i Biznesit?
Lexo më shumë