Proteinat përbëjnë mesatarisht 73.9% të lëndës së thatë të këtij produkti, si dhe në këtë produkt magjik gjenden 8 aminoacidet thelbësore për njeriun.
Çfarë është qumështi i bletës?
Qumështi i bletës ose “xheli mbretëror” është një produkt me origjinë shtazore, i cili prodhohet vetëm nga bletët punëtore ushqyese, pra ato të grup-moshës ndërmjet ditës së 5-të dhe 14-të të jetës së të rriturve, që sekretohet nga disa gjëndra të vendosura në kokën e tyre.
Është një substancë e një natyre proteinike, me ngjyrë të verdhë të çelët, me erë karakteristike dhe shije të athët në të ëmbël, prodhimi i së cilës është rezultat i mbiushqyerjes me polen të bletëve.
Qumështi i bletës është një ushqim që u jepet të gjithë larvave të reja deri në ditën e tretë të jetës dhe më pas rezervohet vetëm për ato që janë kandidate për mbretëresha, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes bletë (meshkujt dhe punëtorët e ardhshëm) do të ushqehen me një përzierje të mjaltit dhe polenit.
Duke pasur parasysh se një mbretëreshë ka një cikël jetësor mbi pesë vjet, ndërsa një punëtore prej rreth 45 ditësh, ndryshimi përcaktohet thelbësisht në të ushqyerit e bletës mbretëreshë.
Ku gjendet qumështi i bletës?
Qumështi i bletës prodhohet nga bletërritësit, përmes një “mashtrimi” të bletëve punëtore, të cilat fillojnë të prodhojnë qumësht për një numër të madh mbretëreshash, nga të cilat, në fund të vjeljes, vetëm disa do të mbijetojnë.
Procesi i prodhimit mundëson vjeljen vetëm të disa gramëve qumështi blete, frut i punës me orë të zgjatura që bën bletari, pra produkti ka kosto të konsiderueshme. Vlejlja e tij nga kosheret bëhet manualisht me mjete jometalike (lugë të posaçme plastike) ose me thithje përmes tubave të qelqit.
Qumështi i bletës i pa përpunuar grumbullohet në enë qelqi sterile dhe mbrohet nga rrezet e dritës, të cilat e dëmtojnë atë. Qumështi i bletës në treg është i disponueshëm i freskët, i ruajtur në frigorifer, ose i liofilizuar, në ngrirje dhe i ambalazhuar në formën e: kapsulave, pluhurit, ampulave, etj.
Teknika e prodhimit të qumështit të bletës
Për të prodhuar qumështin e bletës një bletërritës duhet:
Historiku i qumështit të bletës
Ndërsa mjalti është njohur që nga kohët antike, për të mësuar në lidhje me qumështin e bletës u desh të vinte mesi i shekullit të 17-të. I pari që foli për të ishte shkencëtari Hollandez J. Swammerdan, i cili përshkroi shijen e tij. Më pas, fizikani francez Reamur foli për të në shkrimet e tij mbi "Historinë e insekteve", duke përshkruar gjithashtu shijen e tij. Në 1788 natyralisti zviceran F. Huber "e pagëzoi" me termin “xhel mbretëror”, "substancën e bardhë në krem, me të cilën ushqehen bletët mbretëresha". Një shekull më vonë, Perez zbuloi se produkti u jepet si ushqim të gjitha larvave të bletëve në 3 ditët e para të jetës. U vërejt se dhënia e tij vazhdoi, në individët e destinuar të bëhen bletë mbretëresha. Në vitin 1912, studiuesi gjerman J. Langez ia atribuoi saktësisht origjinën e këtij produkti si sekretim nga gjëndrat hipofaringeale të bletëve ushqyese.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Qumështin e bletëve
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Lexo më shumëCilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?
Lexo më shumëHelmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut
Lexo më shumëCila është përbërja kimike e helmit të bletës?
Lexo më shumë
Shumë sqarim të saktë dhe profesional.
-Ali