KAFSHËT E FERMËS, PUNONJËSIT DHE PAISJET




Tre janë problemet kryesore me ndikim ekonomik që hasen në fermat blegtorale: mastiti, mungesa e fertilitetit dhe çalimet

Pikërisht mastiti dhe çalimet janë probleme të nxitura nga elementët infektivë, ndaj përdorimi i dezinfektantëve është masa më e mirë për të parandaluar këto sëmundje dhe për të rritur mundësitë e fermës suaj për fitim. Mbani parasysh se gjatë mjeljes disa kafshë përdorin të njëjtën makinë mjelëse duke e shndërruar atë në një burim infektimi nga njëra lopë tek tjetra, apo nga njëra thithë tek tjetra. 

Parandalimin e mastitit e kemi trajtuar në artikullin: “Lopët e qumështit – çështje të tjera që lidhen me menaxhimin”, të cilin ju mund ta lexoni duke përdorur lidhjen: https://www.abaonline.al/Article/SingleArticle?articleId=83d70d30-8d8b-48bb-897d-ac240c3ef0d5

Mbani parasysh në rastin e përdorimit të pecetave për tharjen apo pastrimin e gjirit, ato duhet të jenë të pastra, të lara me ujë të ngrohtë si dhe tërësisht të thata me qëllim që të ulin tërësisht aktivitetin e mundshëm të baktereve. Larja e tyre rekomandohet të bëhet me solucione dezinfektus me përmbajtje klori.

Ju sjellim në vëmendje higjienën e thundrave, pasi problemet e thundrave sjellin humbje të konsiderueshme ekonomike, si ato të lidhura me trajtimin e tyre, me uljen e prodhimit të qumështit, problemet me riprodhimin dhe deri edhe në skartimin e lopëve. 

Lidhur me kujdesin për thundrat, ju rekomandojmë të lexoni artikullin: “Trajtimi i thundrave tek lopët”, të cilin mund ta lexoni duke përdorur lidhjen: https://www.abaonline.al/Article/SingleArticle?articleId=58495922-2cf8-4af6-a2e0-28526d163f7f

 

Zhvilloni një strategji për pastrimin e thundrave në mënyrë të rregullt pavarësisht nga prania apo mosprania e çalimeve! 

Konsultohuni me mjekun veteriner mbi dezinfektimin e thundrave me qëllim që të përdorni një dezinfektant efiçent, i cili vepron edhe në rastet e infeksioneve të rënda dhe që mund të depërtojë në indet në thellësi të thundrës. Masat si banjëzimet e thundrave, sistemet e dezinfektimit me shkumë janë të rekomandueshme për të parandaluar përhapjen e mikrobeve përmes thundrave të prekura. 

Kujdes, gropat e banjëzimit duhet të rifreskohen në mënyrë të rregullt me qëllim që solucioni i tyre të jetë i efektshëm.

 Higjiena e personelit është shumë e rëndësishme, pasi punonjësit e fermës janë në kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët. Bëni kujdes të sigurohet higjiena e duarve duke përdorur larjen me sapun dhe dezinfektimin e tyre me alkool. Gjithashtu, kushtojini vëmendje dezinfektimit të çizmeve. Dezinfektimi i duarve dhe çizmeve duhet siguruar para dhe gjatë mjeljes sikurse dhe gjatë lëvizjes nga njëri grup i kafshëve tek tjetri, siç mund të jetë lëvizja nga lopët e qumështit tek viçat. Gjithashtu, pastrimi i duarve është i rëndësishëm pasi keni përfunduar së shërbyeri tek lopët e sëmura. Para dezinfektimit të çizmeve bëni fillimisht pastrimin e tyre me larje. 

Përdorni doreza veçanërisht kur ndihmoni në procesin e pjelljes së një viçi.

Mbani parasysh se pastrimi dhe dezinfektimi i paisjeve të fermës është një masë e rëndësishme për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve në fermë. Ndaj, ju rekomandojmë të pastroni dhe dezinfektoni çdo paisje që përdoret tek kafshët e sëmura para se ato të përdoren tek kafshët e tjera të fermës. 

Pastroni dhe dezinfektoni paisjet e pastrimit të thundrave, paisjen e heqjes së brirëve, pastroni shishet e ushqimit me qumësht, enët e ushqimit si dhe pirëset e ujit në mënyrë të rregullt pas çdo përdorimi.                                                                                                         

Data e publikimit: 12/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VLERAT E ELEMENTËVE TË VEÇANTË

Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?

Lexo më shumë

PËRDORIMI I PREMIKSEVE

Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:

Lexo më shumë

FILLESA E NJË FERME BLEGTORALE

Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?

Lexo më shumë