PËRBËRJA DHE PËRDORIMET E QUMËSHTIT TË BLETËS




                                                                        REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Përbërja e Qumështit të Bletës
Përbërësit kryesorë të qumështit të bletës janë uji, proteinat, sheqernat, yndyrnat dhe kripërat minerale. Edhe pse ato ndryshojnë shumë, përbërja e qumështit të bletës mbetet relativisht konstante kur krahasohet nga një koloni bletësh te një tjetër.

Uji përbën rreth dy të tretat e qumështit të freskët të bletës, por duke analizuar peshën e thatë të tij, proteinat dhe sheqernat janë fraksionet më të përfaqësuara.

Proteinat përbëjnë mesatarisht 73.9% të peshës; një pjesë e madhe e të cilave në formën e aminoacideve, të lira dhe të kombinuara. Të tetë aminoacidet thelbësore për njeriun janë të pranishëm në të.

Sheqernat kryesisht përmbajnë fruktozë dhe glukozë në proporcione relativisht konstante, të ngjashme me përmbajtjen e tyre në mjaltë, fruktoza mbizotëron. Në shumë raste, fruktoza dhe glukoza sëbashku përfaqësojnë 90% të sheqernave totale, ndërsa përmbajtja e saharozës ndryshon shumë nga një kampion në tjetrin.

Përmbajtja e yndyrnave, nga shumë këndvështrime, është një tipar shumë interesant i qumështit të bletës. Fraksioni lipidik përbëhet nga 80-90% të peshës së acideve yndyrore të lira me struktura molekulare të pazakonta dhe të rralla. Ato janë kryesisht acide yndyrore hidroksiluara ose acide dikarboksilike me zinxhir të shkurtër që gjenden zakonisht në ushqime me origjinë shtazore dhe bimore.

Këto acide yndyrore janë përgjegjëse për shumicën e vetive biologjike që shoqërojnë qumështin e bletës. 

Përbërja e Qumështit të Bletës 
Kripërat minerale në sasi më të mëdha në përmbajtjen e tij janë, në rend zbritës, K, Ca, Na, Zn, Fe, Cu dhe Mn, me një prevalencë të fortë të kaliumit.

Vitaminat e pranishme në sasi të mëdha janë Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Nikotinamide (B3 ose PP), Acid Pantotenik (B5), Piridoksinë (B6), Mesoisositol (B7), Biotinë (Be ose H), acid folik (B9). Të pranishëm në sasi shumë të vogla janë Vitamina A, Vitamina C, Vitamina D, Vitamina E.

Përbërës të tjerë janë acetilkolina, një faktor antibakterial dhe antibiotik, i prodhuar gjatë tretjes së mjaltit të mënjës, nektarit dhe polenit nga bletët.

Qumështi i bletës
Qumështi i bletës u njoh fillimisht për efektet e tij ripërtëritëse në trupin e njeriut. 

Merret nga goja për periudha 1-2 muaj, duke i lënë kohën që të përthithet nën gjuhë në doza 200 - 500 mg në ditë, ai vepron si një tonifikues dhe stimulues, me një efekt të performancës së lartë tek njerëzit e shëndetshëm. Përdorimi i qumështit të bletës zakonisht shoqërohet me një gjendje të mirëqenies së përgjithshme të organizmit të njeriut, domethënë, ka një efekt pozitiv në performancën fizike dhe intelektuale (rritje e rezistencës ndaj lodhjes, kapacitet më i mirë i kujtesës) dhe në gjendjen e tyre mendore (ndjesia e të qenurit-mirë).

Prania e vitaminës B5 është një "anti-plakje" e fuqishme: ajo vonon efektet e plakjes së lëkurës dhe gjithashtu funksionon mirë në disa sëmundje, të tilla si për shembull kundër lupus erythematosus.

Komponenti më i çmuar i qumështit të bletës është acidi 10-hidroksidekenoik, një yndyrë që ushtron efekt antibakterialë dhe antikancerogjen.

Pikërisht ky fakt na informon për nevojën për të konsumuar sa më shumë qumësht blete që të jetë e mundur. 

Qumështi i bletës përdoret për të forcuar trupin në periudha të veçanta, të tilla si pas ndërhyrjeve operatore, gjatë sëmundjeve të rënda, ndryshimeve sezonale, para provimeve, në momentet e lodhjes, nga gratë shtatzëna ose kur janë duke ushqyer fëmijët e tyre me gji, nga fëmijët dhe të moshuarit, për shkak të vetive të tij të dobishme.

Mënyrat e përdorimit të qumështit të bletës
Mund të përdoret i freskët, i liofilizuar (i tharë) ose në ngrirje. Merret nga goja, esëll, mundësisht 15-30 minuta para konsumimit të mëngjesit, në doza të ndryshme në varësi të përbërjes dhe nevojave.

Doza është rreth një lugë të vogël (0,5-1 g) merret nën gjuhë për të arritur një përthithje sa më të madhe sepse gjendrat nëngjuhës favorizojnë thithjen e saj pa ndërhyrjen e lëngjeve gastrike të cilat mund të kufizojnë efektin e tij.

Rekomandohet të përdoret 2-3 herë në vit për periudha prej 20-30 ditësh. Nga sa u tha, mund të shihet se elementët kimikë të pranishëm në përbërjen e qumështit të bletës bashkohen në mënyrë të përsosur me njëri-tjetrin dhe shumëfishojnë efektivitetin e tyre, edhe ato që në përmbajtjen e tij janë në sasi shumë të vogla.

Qumështi i bletës përmban pothuajse të gjithë elementët themelorë të jetës, për këtë arsye është shumë i dobishëm përdorimi i tij në çdo moshë dhe pa asnjë shqetësim. Fushat e tij të përdorimit janë pothuajse të pakufizuara pasi përfaqëson një shtesë ushqimore natyrale dhe manifeston veprimin e saj në të gjithë organizmin.

Kundër-indikimet - Qumështi i bletës nuk ka kundër-indikime. Megjithëse, ndodh shumë rrallë, mund të shkaktojë reaksione alergjike në disa individë. 

Data e publikimit: 23/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DYLLI I BLETËS, PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I TIJ

Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.

Lexo më shumë

PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I DYLLIT TË BLETËS

Cilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?

Lexo më shumë

HELMI I BLETËS DHE VLERAT E TIJ (APITOKSINA)

Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut

Lexo më shumë

PËRBËRJA DHE VLERAT E HELMIT TË BLETËS

Cila është përbërja kimike e helmit të bletës?

Lexo më shumë