REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Lidhja e paisjeve teknologjike përmes internetit ka për qëllim marrjen e informacionit në kohë reale dhe lehtësimin e vendim-marrjeve të zgjuara dhe efiçente.
Sa herë mundet t’ju ketë ndodhur të ktheheni nga rruga për tu siguruar nëse e keni mbyllur derën e shtëpisë? Sa herë në një ditë të acartë, ndërkohë që po ktheheni nga puna, keni ëndërruar ta gjeni shtëpinë të ngrohtë? Apo në një dalje të detyruar nga shtëpia ndërkohë që lavatriçja është në proçes pune, sa shumë do të dëshironit ta fiknit atë pas përfundimit të proçesit, por ju duhen edhe disa orë të tjera për tu kthyer në shtëpi. A ke ëndërruar ndonjëherë për një komandim të paisjeve të shtëpisë përmes telefonit dhe prej së largu? Pikërishkt kjo është një prej lehtësive që ju mundëson Interneti i Gjërave.
SI LINDI LIDHJA E PAISJEVE TEKNOLOGJIKE PËRMES INTERNETIT SI NJË NEVOJË?
Historia e lidhjes së paisjeve teknologjike përmes internetit e ka fillesën e saj në nevojën e një studenti të shkencave kompjuterike të Universitetit Pitsburg të Pensilvanisë, ShBA. Studenti David Nichols gjatë sezonit të provimeve në një nga ditët e nxehta të sezonit u gjend para makinetës së shitjes së Coca-Cola. David ishte shkëputur nga studimi intensiv për të shuar etjen ndërkohë që makineta ndodhej larg nga salla e studimit, dhe sikurse David edhe studentë të tjerë i ishin drejtuar makinetës me dëshirën për tu freskuar. David nuk kishte shumë kohë për të pritur në rradhë, makineta shpesh boshatisej, ose edhe kur furnizohej, Coca Cola ishte e ngrohtë.
I gjendur para kompjuterit, David mundësoi lidhjen e internetit me makinën e Coca Colas. Ngjyra të ndryshme që shfaqeshin në ekranin e kompjuterit të tij, ishin treguesi nëse makineta ishte bosh, nëse ishte e sapo furnizuar, apo kishte mjaftueshëm Coca Cola të ftohtë. Ky është një nga shembujt e parë të lidhjes së paisjeve teknologjike përmes internetit i përdorur në botë në mesin e viteve 1980. Ndërsa zyrtarisht koncepti i lidhjes së paisjeve teknologjike përmes internetit është njohur në vitin 1999. Aktualisht numri i paisjeve që komunikojnë përmes internetit është rreth 13.1 billion në nivel botëror, ndërsa në fund të vitit 2025 ky numër pritet të arrijë në 75.44 billion.
APLIKIMI I LIDHJES SË PAISJEVE TEKNOLOGJIKE PËRMES INTERNETIT NË FUSHËN E BLEGTORISË
Gjatë proçesit të menaxhimit të një ferme blegtorale, ju përballeni me një mori të dhënash si fikse ashtu edhe të ndyshueshme si ato që kanë të bëjnë me të ushqyerit, llojin e ushqimeve, kombinimet e tyre, oraret e ofrimit të ushqimit; lindjet, periudha, vështirësia në lindje; prodhimi i qumështit, vëllimi, ngarkesa mikrobike; inseminimi, zbulimi i afshit, numri i inseminimeve; sëmundjet, lloji, shpeshtësia, parandalimi, kontrolli i tyre, etj.
Lidhja e paisjeve teknologjike përmes internetit bën pikërisht grumbullimin e këtyre të dhënave, përpunimin dhe grupimin e tyre, përcjelljen drejt paisjes (kompjuter, celular, etj.) duke ju mundësuar ju të kuptoni situatën në fermë dhe të merrni vendime të zgjuara në kohën e duhur.
Më konkretisht çfarë ju mundëson Lidhja e Paisjeve Teknologjike Përmes Internetit?
Në këtë rast përmes sistemit ju mundësohet të monitoroni shëndetin e tufës për të ndërmarrë në kohë masat parandaluese. Sistemi mundëson regjistrimin, grumbullimin dhe analizimin e të dhënave historike (pra sëmundje të mëparshme) për të identifikuar tendencat e shëndetit të tufës, sikurse dhe për të ndjekur përhapjen e sëmundjeve.
Këto dhe shumë probleme të tjera lidhur me mirëmenaxhimin e tufës dhe vendimmarrjen e duhur janë disa nga problemet që mund të marrin një zgjidhje të shpejtë përmes sistemit të lidhjes së paisjeve teknologjike me internetin.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me: Nga Paisjet e Thjeshta tek Sistemet e Lidhjes së Paisjeve Teknologjike me Internetin.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëCilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumëRekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumëÇfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?
Lexo më shumë