VARIETETET, MBJELLJA DHE KULTIVIMI I PRESHIT




                                                                           REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Cila është struktura varietore e rekomanduar?
Në lidhje me strukturën varietore në Shqipëri ka shumë ekoitipe, të cilët përdoren për prodhimin e preshit të freskët, kultivuesit e të cilëve kanë krijuar eksperienca dhe përvoja të shkëlqyera në kultivimin e kësaj bime. 

Disa nga kultivarët më të përhapur të vendit janë: “I Bardhi i Kasharit”, “I Bardhi i Bërdicës”, “I Bardhi i Belortasë”, të cilët janë kultivarë me tipare të stabilizuara dhe me vlera ekonomike për kultivuesit. Por, në Shqipëri janë futur edhe vazhdojnë të futen edhe kultivarë të huaj si Grand Elefand, e shumë të tjerë që duhet të testohen në prodhim.

REKOMANDIM! FERMERI QË VENDOS TË MBJELLË PRESH, DUHET TË KETË PARASYSH KËTA VEÇORI TË TIJ:
Preshi i duron shumë mirë temperaturave të ulëta dhe sidomos kultivarët me kërcell të shkurtër dhe gjethe me ngjyrë të gjelbërt në të errët. Këto kultivarë durojnë deri nga - 6 deri në -7°C, ndërsa ato me gjethe më të hapura dhe kërcell më të gjatë durojnë nga -3 deri në -4°C.

Për preshin është shumë e rëndësishme mbjellja e kësaj bime në afatin e duhur. Kjo varet nga kushte ekologjike të zonës.

Si bëhet përgatitja e fidanit për mbjellje?

  • Preshi në vendin tonë kultivohet vetëm me anë të fidanit dhe në kushtet e fushës së hapur.
  • Mbjellja e farës, në farishte, kryhet kur temperaturat kanë arritur mbi 8°C. Mbirja e farës së preshit zgjat mbi 20 ditë, në varësi të temperaturës.
  • Që të sigurohet një mbirje e mirë, toka duhet të përmbajë rreth 70-80% lagështi.
  • Mbjellja e farës bëhet në vllaja të përgatitura mirë. Gjerësia e vllajës varion 1.2-1.3m dhe gjatësia e saj, në varësi të tokës, zakonisht shkon rreth 10 m. Midis vllajave lihen rrugë 30-40 cm të gjëra, me qëllim që të kryhen shërbimet në farishte.
  • Toka para mbjelljes punohet me kujdes, sipërfaqja e farishtes të jetë e niveluar mirë pa plis. Fara shpërndahet me dorë dhe është mirë të jetë sa më e njëjtë. Norma e farës së përdorur, për një m² është 6-8 gr.
  • Për një dynym presh, nevojiten rreth 100 m² farishte.

Në zonën e Ultësirës Perëndimore, mbjellja e farës në farishte duhet të bëhet me 10 Shkurt deri në 15 Mars. Mbjellja e fidanit në fushë duhet të bëhet në 15 Maj – 15 Korrik. Në zonën e Ftohtë, mbjellja e farës në farishte duhet të bëhet me 10 – 20 Shkurt dhe mbjellja e fidanit në fushë duhet të bëhet në 15 Maj – 15 Qershor.

Çfarë shërbimesh kryhen në farishte?

  • Ujitjet, në fazën fillestare, deri në mbirje bëhen në formë shiu. 
    Më vonë bëhen me rrjedhje të lirë me kujdes që të mos gërryejmë tokën dhe mos dëmtojmë fidanët. Ujitjet kryhen sa herë ka nevojë bima, në çdo 3-5 ditë.
  • Harrja e barishteve të këqija dhe plehërimet plotësuese me nitrat amoni (3-4 plehërime), janë shumë të rëndësishme për prodhimin e fidanëve cilësorë, ku i pari bëhet 15 ditë pas mbirjes dhe të tjerët në çdo dy javë.

Fidani duhet të jetë rreth 15-20 cm i gjatë, me 4-5 gjethe ose të jetë në trashësinë e një lapsi. Mosha më e mirë e fidanit është 70-80 ditëshe.

Mbjellja në fushë. Cilët afate mbjelljeje rekomandohen?
Fidanët, para se të mbillen në fushë bëhet përzgjedhja e tyre, duke përzgjedhur fidanët më të mirë që plotësojnë standardet e parashikuara më lart. Fidanët e përzgjedhur banjëzohen dhe mbillen brenda ditës. Në varësi të zonave të kultivimit, mbillen;

  • Në zonën e Ultësirës Perëndimore, Mbjellja e fidanit në fushë duhet të bëhet në 15 Maj - 15 Korrik.
  • Në zonën e Ftohtë, mbjellja e fidanit në fushë duhet të bëhet në 15 Maj - 15 Qershor.

Sa duhet të jenë distancat e mbjelljes?
Distancat më të rekomanduara janë: 20-25 x 10 cm duke siguruar 40-50 mijë bimë/dynym. Mbjellja e fidanëve të preshit në tokë bëhet me dorë (me kunj) dhe me makina mbjellëse të posaçme.

Çfarë shërbimesh agroteknike kryhen për preshin pas mbjelljes në fushë?
Shërbimet duhet të jenë intensive në fazën e parë me qëllim që bimët të marrin zhvillim të vrullshëm.

Ujitja: Duke qenë se bima kërkon lagështi, ujitjet duhet të bëhen të rregullta dhe nuk duhet të lejojmë, që niveli i lagështisë në tokë të bjerë nën 70-80%. Ujitja e parë kryhet menjëherë mbas mbjelljes së fidanëve në fushë. Ujitja e dytë, këshillohet mbas 7-8 ditësh, ndërsa të tjerat në çdo 15-16 ditësh.

Prashitjet: Prashitja e parë kryhet e cekët, 10 ditë mbas mbjelljes, ndërsa të tjerat mbas çdo ujitje 15-16 ditësh. Prashitjet shoqërohen me plehërim plotësues me nitrat amoni. Doza e përdorimit të plehut azotik është në varësi të gjendjes së bimës dhe prodhimit të planifikuar duke e realizuar në baraspeshë të rregullt.

Preshi ka kërkesa të mëdha për ujë, por është dhe shumë i ndjeshëm ndaj lagështisë së tepërt në tokë. Në vjeshtë e dimër këshillohet që brazdat kulluese të pastrohen e të thellohen me qëllim që toka gjatë periudhës me shira të jetë sa më e kulluar.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sëmundjet dhe dëmtuesit e preshit, parandalimin dhe luftimin e tyre. 

Data e publikimit: 25/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?

Cila është biologjia dhe masat e kontrollit të rrënjëngrënësit të misrit?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë