Për nga vetë karakteristikat e tyre një kategori kafshësh shprehin rreziqe më të mëdha ndaj mirëqenies. Kafshë të tilla përfshijnë:
- Kafshët me një zhvillim trupor shumë më të madh se sa karakteristikat e rracës si dhe kafshët obeze (të shëndosha e të dhjamosura)
- Kafshët shumë të reja (të sapo lindurit) dhe ato në moshë të avancuar (të plakura)
- Kafshët që shprehin eksitim dhe agresivitet
- Kafshët që shprehin shqetësime gjatë lëvizjes ose transportit
- Kafshët që shfaqin problem gjatë kontaktit me njerëzit
- Femrat në periudhën e fundit të barrsmërisë si dhe në pikun e laktacionit të tyre
Cilët faktorë mjedisorë e menaxhues sjellin ulje të nivelit të mirëqenies së kafshëve?
Faktorë të tillë përfshijnë:
- Torturën, dhunën fizike dhe verbale, sjelljen çnjerëzore, frikën, dëmtimet, dhimbjet, vuajtjet, shqetësimet ose ankthet;
- Nxitjen e kafshëve kundër njëra-tjetrës, përdorimi i tyre për luftime ose shfaqje që shkaktojnë dhimbje, dëmtime, plagosje ose ngordhje të kafshëve;
- Mbajtja e ngarkesave fizike, duke mos marrë parasysh aftësitë e tyre anatomike ose fiziologjike;
- Strehimi;
- Miksimi i llojeve të kafshëve të papajtueshme me njëra tjetrën ose miksimi i grupeve të ndryshme të kafshëve të të njëjtit lloj pasi kjo sjell rritje të agresivitetit, stresit dhe tensionit;
- Stresi social veçanërisht mbipopullimi në stalla ose mungesa e hapësirave ku grumbullimi bëhet në mënyrë të atillë që shkakton dhimbje, vuajtje ose dëmtim;
- Niveli i lartë i amoniakut i pranishëm në stallë;
- Ngarkimi dhe shkarkimi i tyre. Gjatë ngarkimit, shkarkimit dhe lëvizjes, veprimet si të qëlluarit, shtyrja, goditja, shtypja në pjesë të ndjeshme të trupit, përdredhja, ngritja ose tërheqja nga koka, brirët, veshët, këmbët, bishtat, gëzofi dhe qimet;
- Ndryshimet klimatike;
- Përgatitja dhe reagimi ndaj fatkeqsive natyrore;
- Kushtet e mjedisit me temperaturë e lagështi të lartë ajrore;
- Cilësia e ajrit;
- Biodiversiteti;
- Menaxhimi i materialeve të rrezikshme;
- Menaxhimi i mbetjeve të lëngëshme;
- Prania e zhurmave;
- Ndryshimet e forta të intensitetit të dritës e veçanërisht mbarështimi i kafshëve në errësirë të plotë dhe të përhershme;
- Trajtimet mjekësore veterinare dhe dhënia e produkteve mjekësore veterinare nga persona pa kualifikimin e duhur;
- Përdorimi i substancave stimuluese për kafshët.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me Detyrimet Tuaja si Pronar i Tufës