Çfarë duhet të dini lidhur me vjeljen e specit?
Koha e vjeljes përcaktohet nga qëllimi për të cilin do të përdoret prodhimi i specit, nëse ai do të shkojë për konsum të freskët, do të përdoret i përpunuar, apo eksport.
Vjelja për konsum të freskët bëhet në momentin kur frutat kanë arritur pjekjen teknike, frutat marrin ngjyrën, shkëlqimin dhe madhësinë që është karakteristike për çdo kultivar.
Speci vilet disa duar, meqenëse frutat piqen në kohë të ndryshme.
Kur speci përdoret për konservim, vilet në fillim të pjekjes botanike.
Kur prodhimi do përdoret për tharje dhe për piper të kuq pluhur, duhet vjelë pas pjekjes botanike, atëherë kur frutat kanë marë plotësisht ngjyrën e kuqe.
Evitoni vjeljen e frutave të tejpjekur dhe atyre të dëmtuar nga faktorë të ndryshëm.
Çfarë duhet të dini për ambalazhimin e specit?
Ambalazhimet që preferohen janë ato në arka kartoni me peshë 5-6 kg për arkë, të mbuluara me qese celofon, e cila ndihmon në ruajtjen e freskisë së frutit. Arkat e kartonit duhet të jenë cilësore, rezistente për transportet në distanca të gjata dhe të plotësojnë standartet e sigurisë ushqimore.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.
Lexo më shumëCilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?
Lexo më shumëCila është struktura varietore e rekomanduar?
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumë