Jonxha është një nga bimët më të rëndësishme foragjere për faktin se është një ushqim voluminoz, me cilësi të lartë dhe i pëlqyer, veçanërisht nga gjedhi. Bari i jonxhës është i pasur në proteina, yndyrna, vitamina si A, B1, B2, D, E, K, C, si dhelëndë minerale. Bari i thatë i jonxhës përmban rreth 18-20% proteinë. Ndaj, jonxha si ushqim për blegtorinë ka vlera shumë të larta ushqyese, ka tretshmëri të mirë dhe përvetësohet mjaft mirë nga gjedhët.
Duke kultivuar jonxhën, ju jo vëtëm siguroni proteinë me çmimin më të lirë të mundshëm, por mundësoni edhe pasurimin e tokës për bimësinë pasuese, siç mund të jenë drithërat, pasi jonxha duke qënë një bimë azotfiksuese siguron plehun azotik për bimën pasardhëse.
A e dini se nga përmbysja e një hektari jonxhë ju i keni siguruar tokës rreth 120 kv lëndë organike?
Njëkohësisht jonxha e mban tokën të pastër nga barërat e këqija për kulturën pasardhëse. Jonxha është bimë e cila mundëson shkriftimin e tokës për shkak të sistemit të thellë rrënjor. Sistemi rrënjor i jonxhës duke qënë i thellë ndihmon në përmirësimin e kullimit të tokës, mundëson rritjen e rezistencës ndaj thatësisë, lufton sëmundjet duke ndërprerë ciklin e tyre. Në mënyrë të veçantë në terrene të pjerrëta, jonxha mundëson edhe mbrojtjen e tokës nga erozioni.
Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë lidhur me Teknologjinë e Kultivimit të Jonxhës
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato
Lexo më shumëNdër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumëSa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?
Lexo më shumë