E dini cili është burimi kryesor i sëmundjeve më kritike që shfaqen tek lopët gjatë fazës së tharjes?
Çrregullimet metabolike, pra të ushqyerit dhe problemet me menaxhimin e ushqimit.
Kujdes! Rishikoni në detaje të gjithë programin e të ushqyerit të lopëve në fazën e tharjes, nëse në fermë do të keni mbi 5% të lopëve me ethe qumështi; mbi 5% me zhvendosje të mullëzës; mbi 8% me mbajtje të placentës; dhe mbi 3% me ketoza.
Cilat janë sëmundjet më kritike gjatë kësaj faze?
Çfarë është? – Problem metabolik nga niveli i ulët i kalçiumit në gjak.
Kush janë shenjat? – Agresivitet, dridhje të muskujve të kokës dhe gjymtyrëve, qafë e kthyer nga ngërçi në formën e gërmës “S”, tharje e fytyrës, sy të ndezur, gjymtyrë dhe veshë të ftohtë, kapsllëk, përgjumje, rrahje të dobëta e të shpeshta të zemrës, temperaturë nën normalen.
Përse shkaktohet? – Shterim i kalçiumit përmes kulloshtrës dhe qumështit menjëherë pas pjelljes.
Si parandalohet? – Siguroni racionin e duhur ushqimor veçanërisht 21 ditë para pjelljes. Mbajini lopët nën mbikqyrje me qëllim zbulimin e hershëm të ethes së qumështit. Menjëherë pas pjelljes ofrojini lopëve kalçium shtesë.
Cfarë është? – Ndodh kur kërkesa për energji është më e madhe se energjia e ofruar përmes ushqimit nga fundi i barrsmërise kur nevoja për rritjen e viçit arrin kulmin, sikurse dhe në javët e para të laktacionit kur lopa nuk e plotëson humbjen e energjisë për prodhimin e qumështit.
Cilat janë shenjat? – Rënie e prodhimit të qumështit, humbje në peshë ulje e oreksit, manteli i topitur, erë e keqe e frymës, erë e rëndë e qumështit, temperature, agresivitet.
Përse shkaktohet? – Mungesa e balancës energjitike, që sjell mungesë të glukozës.
Si parandalohet? – Ofrojini lopëve sasi të mjaftueshme ushqimesh energjitike si bar cilësor, silazh apo drithera. Ruani kondicionin e duhur trupor të lopëve pa i dhjamosur ato, duke siguruar një pjellje të lehtë. Konsultohuni me veterinerin e zones.
Cfarë është? – Sëmundje metabolike kur mëlçisë së një lope i ofrohet sasi e lartë yndyre për të përpunuar. Në këtë rast lopët ndikohen gjithashtu nga një sërë sëmundjesh të tjera metabolike dhe infektive, ulin prodhimin e qumështit dhe shpesh përfundojnë në skartim.
Cilat janë shenjat? – Ulje e prodhimit të qumështit, prishje e oreksit, shfaqje e ethes së qumështit, ketozave, mastitit, ulje të fertilitetit.
Përse shkaktohet? – Balancë negative e energjisë. Dhjamosja mund të krijohet brenda 24 orëve tek një lopë e pa ushqyer, afër pjelljes. Pasi depozitohet ne mëlçi, përqëndrimi i dhjamit nuk bie derisa lopa të kalojë në një balancë positive energjie.
Si parandalohet? – Siguroni kondicionin e duhur trupor të lopës gjatë fazës së fundit të barrsmërisë. Në lopët e mbidhjamorusra ofroni suplemente glukoze. Mos ndryshoni dietën gjatë periudhës së tharjes, minimizoni stresin e lopëve, mbani të njëjtat kushte.
Çfarë është? – Fenomeni kur placenta nga ana e viçit nuk shkëputet nga placenta në anën e nënës, ose pamundësia për nxjerrjen e membranës së fetusit brënda 24 orëve pas pjelljes. Kujdes! Mbajtja e placentës rrit rrezikun për tu prekur nga ketozat, mastiti, si dhe abortimi në barrsmërinë pasardhëse.
Cilat janë shenjat? – Një membranë e prishur, e zbardhur, me erë të keqe qëndron e varur nga ovula. Kur membrana mund të qëndrojnë brenda mitrës dhe nuk është e dukshme, shfaqet një rrjedhje me erë të keqe.
Përse shkaktohet? – Mbajtja e placentës është kryesisht pasojë e keq menaxhimit të tufës veçanërisht në periudhën e tharjes.
Si parandalohet? – Menaxhoni sa më mirë lopët në periudhën e tharjes përmes të ushqyerit veçanërisht siguroni praninë e magnezit si burim mineral; rrisni aftësinë për marrjen e lëndës së thatë; ruani kondicionin e duhur trupor; si dhe krijoni një mjedis të pastër e të thatë. Mos bëni heqjen me dorë të placentës, pasi kështu do të shkaktoni më shumë probleme.
Çfarë është? – Mbushja me gaz dhe ngjitja në pjesën e sipërme të abdomit, pra “zhvendosja” e mullzës (ose stomakut të vërtetë)
Cilat janë shenjat? – Humbje e oreksit, ulje e prodhimit të qumështit, ulje e ripërtypjes, diare e lehtë.
Përse shkaktohet? – Gjatë barrsmërisë mitra e zhvendos mullëzën, ndaj pas pjelljes mullëzës i duhet të kalojë në pozicionin e saj normal duke rritur kështu rrezikun për zhvendosje. Gjithashtu, nga të ushqyerit e pa përshtatshëm mullëza nuk funksionon siç duhet dhe grumbullon gazra që e zhvendosin në pjesën e sipërme.
Si parandalohet? – arantoni kondicionin e duhur trupor. Siguroni hapsirën e duhur në grazhd. Minimizoni ndryshimet e racionit ushqimor nga faza e vonë e tharjes në fillimin e laktacionit. Parandaloni dhe trajtoni siç duhet ethen e qumështit, mastitet si dhe mbajtjen e placentës, pasi ato ulin aftësinë e marrjes së ushqimeve. Rrisni rehatinë e lopëve dhe ulni stresin e tyre.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Çështë të Tjera Menaxhimi
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëCilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumëRekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumëÇfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?
Lexo më shumë