STREHIMI I TË IMTAVE




Përse duhet t'i kushtoni vëmendje të veçantë strehimit të të imtave?
Strehimi i të imtave përbën një aspekt të rëndësishëm në jetën e tyre prodhuese dhe riprodhuese. Përmes mjediseve të strehimit ju siguroni:

  • numrin e duhur të kafshëve dhe lirshmërinë e tyre për lëvizje në hapsirat e përcaktuara sipas kategorive;
  • krijoni hapësira të dedikuara për martenitetin dhe kujdesin pas pjelljes;
  • mundësoni lehtësi në ofrimin e ushqimit, ujit si dhe në përdorimin e paisjeve;
  • krijoni hapsira të përshtatshme për ruajtjen e ushqimeve voluminoze (si bari i thatë, kashta);
  • i siguroni kafshëve një mjedis të ndriçuar, të ventiluar, të mbrojtur nga fenomenet ekstreme atmosferike;
  • dhe një strehim komod të pastër.

Çfarë duhet të mbani parasysh në ndërtimin e një stalle për të imtat?

Studioni, planifikoni dhe merrni vendime të mirëmenduara! Ndërtimi i një stalle është së pari një përgjegjësi, pasi përbën një investim afatgjatë që do t'i përgjigjet nevojave të tashme dhe të perspektivës të fermës suaj. 

Për ndërtimin e një stalle:

Së pari: përcaktoni synimin që doni të arrini sot dhe në të ardhmen në drejtim të numrit, mënyrës se si do të organizoni të ushqyerit e kafshëve, ofrimit të ujit, ndarjet brenda stallës, si dhe ambientet e tjera ndihmëse. Bisedoni me fermerë të tjerë e specialistë të fushës, vizitoni stalla të reja ndërtuar në fermat e zonës suaj apo pranë saj.

Së dyti: merrni në konsideratë disa variante lidhur me pozicionimin e stallës në hapsirën e fermës suaj, kundërdejtimin e saj dhe lidhjen organike me pjesë të tjera të fermës. Në konsultim me specialistët e fushës siguroni një skicë të ndërtimit të stallës (organizimi i brendshëm dhe ai i territorit si lidhje organike brenda fermës).

Së treti: Krijoni siguri në investim – ndërtoni në tokën që zotëroni me çertifikatë pronësie. Mbani parasysh distancën 20 metër nga kufijtë e pronës; 500 metër nga qendrat e banuara; dhe 100 metër nga banesa më e afërt, e veçuar nga qendra urbane. Para se të ndërtoni, siguroni zyrtarisht lejen e ndërtimit.

Së katërti: Konsideroni mundësitë e financimit – do të jetë ai kapital i juaj, projekt zhvillimi, apo kreditim bankar.

Së pesti: Kontrolloni cilësinë e punimeve! Mbani parasysh! Ju jeni pronar i stallës dhe personi që keni porositur punimet, ju do të menaxhoni operacionet që kryhen në stallë në mënyrën më të lehtë të mundshme për ju dhe për kafshët.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Hapsirat për Strehimin e të Imtave.

Data e publikimit: 14/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

ABORTET NË TË IMTA

Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato

Lexo më shumë

CILËT JANË DISA SHKAKTARË TË TJERË TË ABORTEVE NË TË IMTA?

Ndër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:

Lexo më shumë

RËNDËSIA E BUJQËSISË URBANE DHE SIGURIMI I USHQIMIT PËR ZHVILLIMIN E QYTETEVE TË SHËNDETSHME DHE TË QËNDRUESHME

Fermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin

Lexo më shumë

RËNDËSIA E PLEHUT ORGANIK

Sa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?

Lexo më shumë