Le të njihemi me disa nga racat e të leshtave, qoftë ato të importuara apo edhe ato lokale.
Rraca AWASSI
Është zhvilluar si racë ndër shekuj përmes kryqëzimit natyral dhe seleksionimit për tu shndërruar në rracën me prodhimtarinë më të lartë të qumështit në Lindjen e Mesme, ndonëse kjo rracë është e përhapur në të gjithë botën. Prodhimi i një deleje me kapacitet mesatar shkon në mbi 300 litra për 210 ditë laktacion, ndërkohë që delet me prodhimtari të lartë mund të arrijnë edhe deri në 750 litra në 210 ditë laktacion. Deshtë janë zakonisht me brirë, ndërsa femrat janë shyta. Awassi shquhet edhe për leshin e saj që përdoret kryesisht për prodhimin e tapeteve.
Rraca ASSAF
Rraca Assaf është krijuar si një kryqëzim i rracës Awassi dhe Deles së Qumështit Friesian. Assaf konsiderohet si një nga delet më të mira për prodhimin e qumështit, konsiderohet një prodhuese e shkëlqyer e mishit, dhe një rracë e mirë adoptuar në kushte gjysëm ekstensive apo ekstensive të sistemeve të prodhimit. Në kushtet e Izraelit ku edhe është realizuar ky kryqëzim, kjo rracë jep rreth 3 pjellje në dy vjet, ndërsa prodhimi i qumështit arrin në 450 litër për laktacion. Kërkesat për rracën Assaf njohin rritje të vazhdueshme nga viti në vit, gjë e cila ka sjellë edhe përhapjen e saj në vende si Spanja, Portugalia, Kili dhe Peru.
Rraca IL DE FRANCE
Kjo rracë vjen si rezultat i kryqëzimit të Rracës Angleze Leicester dhe Rambouillet. Është një rracë shumë e përhapur në Francë dhe për herë të parë është bërë e njohur në Angli në vitet ’70. Si meshkujt edhe femrat janë shyta. Njihet si rracë për prodhimin e qengjave cilësorë, pra synimi kryesor në mbarështimin e kësaj rrace është prodhimi i mishit si dhe në nivel mesatar edhe prodhimi i leshit
Rraca CHIOS
Origjina e saktë e kësaj rrace është e pa njohur, por mendohet se është një kryqëzim i rracës lokale Chios (Greqi) dhe rracave lokale të Anadollit (Turqi), me një përhapje kryesisht në Greqi dhe Mesdhe. Karakteristikë tipike e kësaj rrace janë njollat e zeza dhe në ndonjë rast kafe përreth syve, tek veshët, hunda, barku dhe gjymtyrët. Zakonisht e gjithë koka është e zezë. Femrat kanë pamjen tipike të deleve të qumështit, prodhimi nga të cilat arrin në 120-300 litra për laktacion në varësi nga menaxhimi dhe përmirësimi rracor.
Rraca RUDË
Kjo rracë lokale është e përhapur kryesisht në zonën veri lindore të vendit duke u përshtatur mirë në kushtet klimatike dhe ato të terrenit të këtyre zonave. Prodhimi i qumështit arrin në rreth 60-65 litër për laktacion, me rreth 7% përmbajtje yndyre dhe 5,2% përmbajtje protein. Ruda karakterizohet nga një nivel pjellorie prej rreth 90% dhe pjellshmëri në nivelet 110-115%.
Rraca BARDHOKE
Bardhoka është e përhapur kryesisht në Shkodër, Lezhë, Tropojë e Has, ku gjen kushtet më të përshtatëshme për mbarështim. Prodhimi i qumështit nga kjo rracë arrin në mesatarisht 110-120 litra në laktacion, me yndyrë 6.9% dhe porteinë 5.15%. Pjelloria në rastin e kësaj rrace arrin në rreth 92% dhe pjellshmëria 110-115%.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Abortet, apo ndërprerja e parakohëshme e barrsmërisë tek të imtat përbën një shqetësim të konsiderueshëm, pasi ato shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike në fermat që i mbarështojnë ato
Lexo më shumëNdër patogjenët (shkaktarët) kryesorë që bëhen shkak për një barrsmëri të pasuksesshme tek të imtat mund të përmendim:
Lexo më shumëFermat urbane nxisin sipërmarrësit dhe sigurojnë një mundësi për inovacionin
Lexo më shumëSa i rëndësishëm është plehu organik në aktivitetin bujqësor dhe më gjërë?
Lexo më shumë
Jam intere sugar pr rracn assaf tjet rrase pastr
-Kristi
Jam intere sugar pr rracn assaf tjet rrase pastr
-Kristi