REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Abortet përbëjnë një problem kritik në ferma duke shkaktuar një humbje të konsiderueshme. Në një tufë, shkalla e abortimit prej, ose më e lartë se 5% duhet të konsiderohet si një problem serioz për fermën.
Por, çfarë janë abortet? Abortet ndodhin në të gjitha rastet kur barrsmëria ndërpritet dhe fetusi del jashtë trupit të kafshës. Aborti është pikërisht humbje e një fetusi midis ditës 42 dhe 271 të barrës. Në rastet kur humbja e fetusit ndodh përpara ditës së 42-të të barrsmërisë kemi të bëjmë me vdekje embrionale. Vdekja embrionale quhet e hershme kur ajo ndodh para ditës së 14-të të barrsmërisë dhe quhet vdekje embrionale e vonë kur ajo ndodh ndërmjet ditëve 14 dhe 42 të barrsmërisë.
Cilat janë shkaqet e aborteve? Shkaqet e aborteve janë të ndryshëm. Zbulimi i këtyre shkaqeve në një tufë ndryshon ndjeshëm në varësi të sistemit të mbarështimit dhe kushteve të pjelljes.
Por, shkaqet e aborteve mund të grupohen në dy kategori: shkaqe jo-infektive dhe shkaqe infektive. Përgjithësisht shkaqet infektive janë më të rëndësishme, pasi ato janë në gjendje të shkaktojnë një numër të madh abortesh brenda një kohe të shkurtër si rezultat i së cilës mbi 10% e lopëve kalojnë në aborte.
Cilat janë shkaqet jo-infektive të aborteve? Ato përfshijnë:
Cilat janë shkaqet infektive të aborteve? Ato përfshijnë:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë lidhur me Parandalimin e Aborteve.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumë
Cilët janë disa nga elementët e vecantë dhe domosdoshmëria e tyre në shëndetin e lopës?
Lexo më shumë
Rekomandimi i përgjithshëm orientues për t’ju mundësuar lehtësinë në përllogaritjen e peshës në gramë, është:
Lexo më shumë
Çfarë duhet të keni parasysh përpara se të filloni biznesin me gjedhin e qumështit?
Lexo më shumë