REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Sheqeri mund të përdoret te bletët në formën e sherbetit ose të kandit.
1) Sherbeti i sheqerit
2) Sherbet 50% përdoret kryesisht në pranverë për të stimuluar familjet e bletëve, sidomos në periudha me kohë të keqe, në rastet kur bletët janë të detyruara të ndërpresin prurjen në zgjua të nektarit;
Nëse sherbeti i sheqerit duhet të përdoret me synimin për të plotësuar rezervat ushqimore të konsumuara gjatë dimrit (menjëherë pas dimrit) ose ato para futjes së bletëve në dimër (në vjeshtë ), atëherë ai përdoret më i koncentruar, 2 pjesë sheqeri dhe 1 pjesë ujë. Sherbeti mund të përgatitet i ftohtë ose i ngrohtë.
Kujdes! Ekziston mundësia e zhvillimit të një lloji alge të dëmshme në sherbet (që quhet Leuconostoc), prandaj ai nuk duhet lënë për shumë kohë pas përgatitjes së tij.
Kandi
Kandi ose “bugaçe për bletët” është një substancë ose një përzierje me përmbajtje shumë të lartë sheqeri, i cili mund të përdoret përgjatë gjithë vitit por kryesisht bëhet e domosdoshme në të ushqyerit e bletëve në fund të vjeshtës ose në fund të dimrit. Ai duke qenë së është i koncentruar mund të ruhet shumë mirë për mjaft kohë.
Kandi mund të përgatitet në dy mënyra:
1) Kandi i përgatitur me ujë. Vihet uji të zihet (tre litra ujë për çdo 10 kg sheqer) deri në vlim. Me fillimin e vlimit shtohet gradualisht, duke e hedhur dhe duke e përzierë, sasia e sheqerit të paracaktuar. Zjarri mbahet vazhdimisht ndezur në mënyrë të tillë që përzierja të arrijë temperaturën 115°C (në nivelin e detit). Me arritjen e kësaj temperature fiket zjarri, lihet të ftohet deri në 50°C. Me të arritur në këtë temperaturë, me ndihmën e një lopate druri përzihet deri në atë kohë sa të fillojë e të turbullohet e të vështirësohet përzierja. Në atë kohë ai zbrazet në enët e ushqimit ose në forma të veçanta, ose në qese plastmasi, në varësi të dëshirës së bletërritësit deri sa të marrë një konsistencë xhelatinoze, të ngjashme me atë të peltes.
2) Kandi i përgatitur me mjaltë. Përgatitet duke e përzierë në të ftohtë 2 pjesë sheqer me 1 pjesë mjaltë të lëngshëm. Me qëllim që përzierja të jetë sa më homogjene dhe të merret me kënaqësi nga bletët, këshillohet përdorimi i sheqerit të bluar. Meqenëse çmimi i këtij të fundit është më i lartë, mund të përdoret sheqer i zakonshëm i cili duhet të bluhet më parë. Për të bërë mirë përzierjen mund të përdoren brumatriçet që përdoren në furrat e bukës, në pastiçeri ose përzierës të posaçëm për Kandi, etj. Në rastet kur duhet të përgatitet një sasi e vogël mund të bëhet me dorë duke e përzierë fort ose me ndihmën e brumatriçeve shtëpiake.
Mënyrat e dhënies së kandit
Kur hapësira ndërmjet kornizave dhe tavanit është e vogël atëhere kandi mund të vendoset direkt mbi vrimën e ushqimit në dërrasën e mesme të tavanit duke e shpuar atë nga poshtë. Në këtë formë bletët ngjiten dhe e boshatisin qeskën nga brenda. Në këte rast mbi korpusin bazë të zgjoit vendoset një depo e vogël mjalti boshe pa korniza.
Cilat janë rregullat që duhen respektuar në dhënien e ushqimit nxitës të bletëve?
Gjatë dhënies së ushqimit nxitës duhen respektuar këto rregulla:
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Lexo më shumëCilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?
Lexo më shumëHelmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut
Lexo më shumëCila është përbërja kimike e helmit të bletës?
Lexo më shumë