Norma teknike në bletari




Të dallosh prezencen e një sëmundjeje te bletët që në stadet e para, është të dish të identifikosh, është mjaft e rëndësishme, sepse mund të procedohet në mënyrë të menjëhershme me terapinë e përshtatshme, e cila në këto raste bëhet edhe më e efektshme.

Si duhet të kombinohen njohuritë mbi Normat Teknike? 
Pregatitja e specializimi i bletërritësve në këtë fushë është mëse e domosdoshme, por, sado e mirë të jetë kjo pregatitje ajo nuk mund të kapërcejë disa limite, përtej të cilave praktika duhet ti lerë vendin shkencës (ekspertëve të laboratorit dhe të terrenit)

Kategoritë e sëmundjeve të bletës:

Sëmundjet e pjellës:

  • Pesta amerikane
  • Pesta europiane
  • Askosferoza
  • Pjella e qeskës së fryrë
  • Varroatoza, etj.

Sëmundjet e bletëve të rritura:

  • Varroatoza
  • Akarioza
  • Septisemia
  • Nozematoza
  • Amebiaza, etj.

’’Toksikozat ushqimore’’:

  • helmime nga (insekticidet , herbicidet, etj)
  • helmime nga nektari
  • helmime nga poleni
  • helmime nga mënja

Çfarë ndryshimesh vërehen në rastin e sëmundjeve të pjellës/ bletëve të rritura?

  • Në rastet e sëmundjeve të pjellës ndryshon pamja e hojeve në të përgjithshmen e tyre dhe larvat e pupat e dëmtuara.
  • Në rastin e patologjive të bletëve të rritura shenjat klinike që paraqesin janë praktikishtë të ngjashme për të gjitha sëmundjet, sa që vetëm kërkimet në laborator bëjnë të mundur një diagnozë të drejtë.
  • Sëmundjet e pjellës në bletë kanë mundësinë që të zbulohen më herët, e në një farë mënyre bien shpejtë në sy te bletërritësit me eksperiencë e të përkushtuar, ndërsa sëmundjet e bletëve të rritura fillojnë pa u ndjerë, e shpesh ato vërehen kur janë në një stad shumë të avancuar.
  • Çdo parregullsi e vogël që ndryshon nga pamja normale në kornizën e pjelljes, si ekzistenca e larvave shumë të rralla të vdekura në qeliza të çrregulluara, të hapura dhe të vulosura, përbën në të vërtetë një objekt alarmi, për të mos folur për rastet të cilat paraqiten me shenja të dukshme.
  • Duhet të ekzaminohet me kujdes përmbajtja e hojeve, duke e çuar përkujdesjen tonë pas një vështrimi të përgjithshëm mbi disa fakte të veçanta;

a) Mosha në të cilën vërehet mortaliteti i larvave

b)Pozicioni i larvës së vdekur në qelizën e hojes 

c) Ngjyra, era dhe konsistenca e larvës së vdekur

CILI ËSHTË RREGULLI MË I MIRË
Rregulli më i mirë në përgjithësi është ai që të vendoset gjithmonë e mbi të gjitha se cili nga infeksionet është më i rëndi, konkretisht, pesta amerikane e duke kaluar pastaj sipas rastit në infeksionet e tjera.

POR JO GJITHMONË ÇRREGULLIMET  E PJELLËS LIDHEN ME SËMUNDJET
Ndonjëherë vërehen parregullsi të pjelljes që i ngjajnë një sëmundjeje, por që në të vërtetë i dedikohen faktorëve të ndryshëm si;

  • të ftohtit,
  • urisë,
  • mëmës anormale, etj).

SI DUHET TA DALLOJMË NJE GJË TË TILLË?
Me vëzhgime të kujdesshme mund të arrihet, normalishte të zgjidhet keqkuptimi. Mortaliteti në raste të tilla godet në fakt të gjitha moshat e larvave, pavarësishtë në qeliza të hapura apo të vulosura, të cilat nuk putrifikohen por thahen në mënyrë të shpejtë (ky fenomen ndodh nga uria), e në ato raste kur një fenomen i tillë vërehet në hojet periferike, ose ne vetë hojen në qelizat periferike të saj (shkaku në këtë rast është i ftohti); e kur vërehet që në të njëjtën pjellë gjënden edhe vezë edhe individë në stadin e pupës gati për të çelur (atëhere kemi të bëjme me një mëmë anormale)

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi  vlerësimin e situatës në rast sëmundjesh parazitare në bletë

Data e publikimit: 05/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DYLLI I BLETËS, PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I TIJ

Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.

Lexo më shumë

PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I DYLLIT TË BLETËS

Cilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?

Lexo më shumë

HELMI I BLETËS DHE VLERAT E TIJ (APITOKSINA)

Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut

Lexo më shumë

PËRBËRJA DHE VLERAT E HELMIT TË BLETËS

Cila është përbërja kimike e helmit të bletës?

Lexo më shumë