Mënyrat e infektimit: Sporet e myqeve të gjinisë Aspergillus gjenden pothuajse kudo. Duke u gjendur në organelet e luleve dhe në nektaret e tyre, sporet së bashku me polenin mblidhen nga bletët dhe depozitohen në zgjua. Përveç kësaj, bletët punëtore mund ti mbartin lehtësisht në këmbët dhe pushin e tyre, i transferojnë tek individë të tjerë të rritur dhe te larvat përgjatë kullotës dhe të ushqyerit. Myqet përhapen në folenë e bletëve, në vezët, larvat, pupat dhe bletët e rritura.
Zhvillimi i aspergilozës ndihmohet nga kushtet:
Aspergilloza e bletëve shfaqet zakonisht në pranverë dhe verë. Shenjat e infeksionit paraqitet me pamjen e “ pjellës së ngurtë” si dhe nga ndryshimet e gjendjes së larvave. Periudha e inkubacionit zgjat 3-4 ditë. Dhe në ditën 5-6 pjella vdes. Pasi myqet rriten në trupin e larvave në pjesën ndërmjet kokës dhe segmenteve, duke i ndryshuar ato edhe nga pamja e jashtëme. Larva marrin ngjyrë kremi të çelur, të rrudhura dhe pa formëzimet normale. Kjo ndodh për shkak se absorbohet lagështia e larvave nga miceli i myqeve, pupa thahet dhe ngurtësohet (pjella e ngurtësuar).
Myqet formojnë spore në sipërfaqen e larvës së vdekur dhe, varësisht nga lloji i këpurdhave, larva merr ngjyrë në jeshile të hapur ose kafe të errët. Meqenëse miceli i myqeve mbush e ngurtëson qelizat, larvat nuk mund të hiqen prej andej. Kur sëmundja neglizhohet, myqet mbulojnë të gjithë pjellën, mbulesat e qelizave tregojnë se pjella ka dështuar.
Bletët e rritura preken nga aspergiloza më shpesh në pranverë. Ato fillimisht kanë sjellje të axhituar, lëvizjet e tyre të barkut shtohen. Pas pak kohësh, bletët e sëmura dobësohen, nuk mund të ngjiten në muret qelizave të hojeve, bien dhe vdesin brenda disa orësh. Bletët e sëmura nga aspergiloza ndryshojnë shumë në pamjen e jashtëme krahasuar me ato të shëndetshme. Ato rëndohen dhe fluturimi i tyre bëhet më i ngadaltë.
Miceli i myqeve, i cili rritet në zorrë, depërton në të gjithë trupin e një blete të rritur. Ai gjithashtu shfaqet pas kokës në formën e një jake. Kur barku dhe gjoksi i një blete të vdekur shtrydhet, verehet se ato janë bërë të forta. Për shkak të rritjes së mykut, bletët e vdekura duket sikur të kenë push më të gjatë krahasuar me ato të gjallat.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi diagnostikimin dhe trajtimin e aspergilozës së bletëve Aspergilozën e bletëve
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Lexo më shumëCilat janë mënyrat e ekstraktimit të dyllit të bletës?
Lexo më shumëHelmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut
Lexo më shumëCila është përbërja kimike e helmit të bletës?
Lexo më shumë