Shkaktar i sëmundjes është një koleopter që dëmton mjaltin dhe polenin duke u dhënë atyre erë putrifikati nga e cila, në rastet e rënda të infestimeve, bletët mund të braktisin edhe zgjoin.
Kush është shkaktari i kësaj sëmundjeje?
Sëmundje që shkaktohet nga koleopteri Aethina tumida e cila tashmë është shfaqur edhe në jug të Italisë fillimisht në vitin 2014 e më pas u rishfaq edhe në vitin 2019.
Me origjinë nga Afrika e jugut, koleopteri i vogël i zgjojeve ka bërë një ringjitje në kontinentin afrikan duke arritur Egjiptin, ku në qershor të vitit 2000, është sinjalizuar në një park bletësh 110km në veri-perëndim të Kairos.
Nga viti 1998 është e pranishme edhe në Shtetet e Bashkuara ku, në kundërshtim me dëmet relativisht modeste të rregjistruara në kontinentin afrikan ku është limitizuar vetëm me prekjen e kolonive të dobëta dhe hojet në magazina. Në SHBA është treguar shumë më tinzar, duke arritur të godasë edhe kolonitë më të forta për shkak të paaftësisë për tu mbrojtur të rracave të bletëve europiane.
PËRSHKRIMI I SHKAKTARIT TË SËMUNDJES
Forma e rritur (ajo e brumbujve) ka gjatësi 5-7 mm
Me formë të zgjatur ose vezake
Me ngjyrë të zezë në të kuqërremtë, kafe të errët ose me të zezë dhe e mbuluar me push të imët
Por madhësia dhe pamja e tyre mund të ndryshojnë shumë brenda një popullate.
Forma larvare të aetinës mund të ngatërrohet me ato të larvës së tenjës së madhe të dyllit (Galleria mellonella)
Larvat e aetinës dallohen pasi në pjesën e shpinës kanë kreshta të ngritura përgjat gjithë gjatësisë së trupit, si dhe tre palë këmbë të dallueshme në pjesën e përparme të trupit.
Larvat e tenjës së së dyllit nuk kanë kreshta në kurriz dhe kanë katër palë më shumë prolegësh të shkurtër, që janë më pak të zhvilluar se ato të aetinës
Të dy dëmtuesit mund të gjenden njëkohësisht në të njëjtin zgjua
DËMET QË SHKAKTON AETINOZA
Dëmi ekonomik nga koleopteri ndodh kur kolonia e bletës është e dobët dhe nuk ka aftësi për të mbrojtur hojet me mjaltë nga larvat e aetinës
Kur brumbujt e rritur infestojnë për herë të parë një koloni bletësh ata mund të kalojnë pa u vënë re derisa popullata e tyre të rritet përmes shumimit
Kur çel një sasi e madhe vezësh njëkohësishtë, në sipërfaqen e hojeve me mjaltë vërehen larvat të cilat, në ndryshim nga ato të tenjës së dyllit që që krijojnë tunele, shfaqen me një pamje me shkëlqim të hojes.
Kur një numër i madh i brumbujve të rritur defekojnë në mjaltë, ato përhapim maja, duke bërë që mjalti të fermentohet dhe të jetë i pa përdorshëm për konsum.
Në këtë rast mëma mund të pushojë së hedhuri vezë dhe e gjithë kolonia mund të braktisë zgjoin.
Kolonitë e dobëta janë veçanërisht të rrezikuara nga sulmet, por edhe kolonitë e forta mund të dëmtohen nga popullata e madhe e brumbujve
Nukleuset që përdoren për prodhimin e mëmave ose shtesat e reja të bletëve janë veçanërisht të prekshme nga sulmet e brumbujve.
Klikoni këtunëse dëshironi të dini më shumë mbi sëmundjen diagnostikimin, kontrollin dhe trajtimet e aetinozës
Dylli i bletës është një produkt natyral që prodhohet nga bletët për të ndërtuar strukturat e brendshme të zgjoit të tyre. Përdoret gjerësisht për vetitë e tij kundër ujit dhe mbrojtëse, si në ushqim ashtu edhe në kozmetikë.
Helmi i bletës është një lëng acidik, pa ngjyrë, i sekretuar nga bletët kur ato ndihen të kërcënuara, i cili në apiterapi vlerësohet për përdorimet e tij në shëndetin dhe kurimet e bukurisë së organizmit të njeriut