REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Vjelja e lakrës pranverore, si në çdo kulturë tjetër, është faza më e rëndësishme sepse ndikon në cilësinë e frutit dhe rrjedhimisht në shitjen e produktit. Në varësi të kërkesës së pikave të eksportit ose atyre të shumicës, lakra pastrohet nga gjethet e saj dhe duhet bërë një standartizim sa më efikas në varësi të madhësisë së lakrës.
Ambalazhimet që preferohen janë ato në arka druri me përmasa 40x60x18 cm me një kapacitet prej 9-13 kokrra për arkë, në varësi të madhësisë së kokrrës së lakrës.
Arkat e drurit duhet të jenë cilësore, rezistente për transportet në distanca të largëta dhe të plotësojnë standartet e sigurisë ushqimore.
Pesha e kërkuar nga tregjet europiane është 0.8-1.2 kg për kokërr.
Temperaturat e rekomanduara për transport janë 3°C-4°C dhe me lagështi 70-80%.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Në 5-6 vitet e fundit Shqipëria ka filluar të rrisë eksportin e lakrës pranverore në vendet e Evropës.
Lexo më shumëVitet e fundit Shqipëria është bërë vënd faktor në eksportin e perimeve ne Evropë.
Lexo më shumëProdhimi dhe tregtimi i mollëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE)
Lexo më shumëPërfitimet nga mjalti dhe vlerat e tij ushqyese
Lexo më shumë