Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të qepës?




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e fidanëve të qepës duhet të kemi parasysh këto specifika: 

Punimi i tokës
Për të patur një shtrat të mirë të tokës ku do të mbillet qepa, fillimisht bëjmë punimin e parë qilizmë, herët në pranverë në thellësinë 35-40cm dhe para mbjelljes bëhet punimi i dytë në thellësinë 26-30 cm. Për një përgatitje të mirë të tokës kryhen dhe punime të tjera si diskime, frezime e branime deri sa toka të vijë në gjendje të mirë për mbjellje. Sipërfaqja e tokës duhet të jetë sa më e rrafshët dhe e niveluar.

Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Për të siguruar kullim të përsosur.

Plehërimi i tokës
Plehërimin bazë e kryejmë gjatë punimeve të dyta. Për të patur rendiment të lartë të qepës, toka duhet plehëruar në mënyrë të barazpeshuar. Plehu organik që do të përdoret në plehërimin bazë duhet të jetë i kalbur mirë. Para punimit të dytë të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike dhe ato kimike kryesisht fosforike e potasike.

Sasia dhe raporti i plehërimit 
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek preshi ? 
Përdorimi i plehrave kimike bëhet në bazë të gjendjes së pjellorisë së tokës dhe të nevojave të bimës duke ruajtur raportin azot, fosfor, potas (NPK) 1.5: 1: 2.3.

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i qepës. 

Data e publikimit: 11/05/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SPINAQIT TË ZELANDËS SË RE NË FUSHË TË HAPUR

Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË QEPËS ME QEPUJKË NË FUSHË TË HAPUR

Cilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË GRURIT

Përse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë

Teknologjia e kultivimit të labotit në fushë të hapur

Përse laboti meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?

Lexo më shumë