Laboti është bimë perimore me origjinë nga Azia qendrore e perendimore, e njohur dhe e përdorur nga grekët dhe romakët. Në mesjetë u kultivua edhe në Evropën juglindore. Në vendin tonë njihet gjerësisht, por ka përdorim të kufizuar. Prandaj duhet të përhapet më shumë.
Përse laboti meriton të përhapet më shumë në vendin tonë? Kjo sepse:
Cilat janë kërkesat e labotit për klimën, tokën dhe parabimën?
Laboti, është bimë e klimës së ngrohtë. U duron mirë temperaturave relativisht të ulëta.
Kujtesë për kultivuesit e labotit!
Preferohen ngastra me ndriçim sa më të mirë nga dielli, pasi prodhimi i vjelë në këto vende është më cilësor.
Në cilat toka shkon më mirë laboti?
Laboti mund të kultivohet në të gjitha tipet e tokave. Pëlqen toka mesatarisht të lehta, të thella, të freskëta, të kulluara mirë dhe të pasura me lëndë organike, me pH 6-7. Nuk pëlqehen tokat e rënda dhe që kanë drenim të keq. Mund të kultivohet edhe në toka relativisht të kripura. Kripëzimi më i madh i tolerueshëm nga kultura është 2.5 %.
Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë labotit?
Mund të mbillet pas çdo parabime, sidomos pas atyre që kanë pasur plehërim të bollshëm organik.
KUJDES! Është mirë që, laboti të rikthehet në të njëjtën ngastër, jo më parë se pas 3-4 vjet.
Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e labotit?
Për përgatitjen e tokës për mbjelljen e labotit duhet të kemi parasysh;
Punimi i tokës
Përgatitja e mirë e tokës është e rëndësishme për të garantuar mbirje të mira, rritje dhe zhvillim normal të bimëve. Punimi i parë bëhet i thellë, rreth 30-40 cm. Punimet e tjera synojnë të krijojnë një shtrat të shkrifët për mbirjen dhe zhvillimin normal të bimëve dhe luftimin e barërave të këqija.
Kanalet kulluese dhe vaditëse
Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Plehërimi i tokës
Laboti nuk dallohet për kërkesa të larta në lëndë ushqyese. Plehërimi këshillohet të bëhet në përputhje me karakteristikat bimore të kultivarëve, tipin e tokës, mënyrën e kultivimit, dendësinë e mbjelljes, etj. Rekomandohet përdorimi, në punimet përgatitore të tokës, para mbjelljes, i sasisë së planifikuar të plehrave fosforike dhe ½ e plehrave potasikë, ndërsa pjesa tjetër e tij si dhe plehrat azotike, përdoren gjatë periudhës bimore, në disa duar.
Sasia dhe raporti i plehërimit
Si përcaktohet sasia e plehrave që duhen përdorur tek laboti?
Kërkesat e labotit ndaj elementëve ushqyes nuk janë shumë të larta. Për çdo 100 kg prodhim të freskët, bimët e labotit tërheqin nga toka rreth 0.475 kg azot– 0.175 fosfor (P2O5)- dhe 0.5 kg potas (K2O) me një raport midis tyre 1: 0.4: 1. Për të siguruar një rendiment 15 kv/dyn, duhet të plotësohen nevojat si më poshtë: 9.5 kg N, 3.5 kg P2O5 dhe 10 kg K2O.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Varietetet, mbjellja dhe kultivimi i labotit.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Spinaqi i Zelandës së Re ka kërkesa klimatike e tokësore më të larta në krahasim me spinaqin e zakonshëm.
Lexo më shumëCilat janë kërkesat e qepës për klimën, tokën dhe parabimën?
Lexo më shumëPërse gruri meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumëPërse kolërabi meriton të përhapet më shumë në vendin tonë?
Lexo më shumë