Cili është mekanizmi i veprimit të rregullatorëve, si i ndajmë ato dhe ku përdoren?




                                                                               REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Bazuar në mekanizmin e veprimit ndahen:

Imituesit e hormonit juvenil (Pyriproxyfen, Hexythiazox, Etoxazole)

  • Pengojnë kalimin e stadeve larvare;
  • Pengon kalimin në stadin e pupës;
  • Pengon kalimin e  krisalidës në stadin adult.

Pyriproxyfen 

  • Insekticid-akaricid me veprim sitemik dhe translaminear, i cili kryen kontrollin e shumë dëmtuesve të bimëve në sera dhe në fushë të hapur, si krahëbardhën  (Trialeurodes vaporariorum, Bemisia tabaci) në domate dhe kastravec.
  • Kryen kontrollin e krimbit të mollës, (Cydia pomonella), Psillës së dardhës (Cacopsylla  pyricola), etj.
  • Ka veprim mbi të gjithë stadet e zhvillimit në të cilët ndodhet insekti, vepron si: ovicid, larvicid dhe adulticid, gjithashtu pengon kalimin e stadeve të zhvillimit të insektit ose këpushës.
  • Përdoret në programet e kontrollit të integruar të dëmtuesve (IPM), pasi ka ndikim shumë të ulët mbi parazitoidet Encarsia, Eretmocerus, Aphidius, këpushave fitoseide dhe pjalmëzuesin e luleve.
  • I përshtatshëm dhe në programet IRM (Menaxhimi i rezistencës së insekticideve).
  • Është insekticid-akaricid me veprim sitemik dhe translaminar, i cili kryen kontrollin e shumë dëmtuesve (insekt dhe këpusha) të bimëve në sera, në fushë të hapur, në pemë frutore, në agrume, në ullinj dhe në bimë zbukuruese.

Përdorimi

Domate, kastravec, etj. në sera dhe fushë të hapur, me 75 ml/100 lit ujë, për kontrollin e krahëbardhave (Trialeurodes vaporariorum dhe Bemisia tabaci).

  • Aplikohet kur shfaqet krahëbardha e parë.
  • Të sigurohet një mbulim i plotë me solucion spërkatës.
  • Të përdoret norma e ujit 1000 - 1500 L/Ha.
  • Të aplikohet jo më shumë se tre trajtime për kulturë në sezon.
  • Intervali midis trajtimeve 10-14 ditë.

Mollë me dozë 1 Lit/ha, për kontrollin e Krimbit të mollës (Cydia pomonella).

  • Trajtimet të realizohen sapo të evidentohen vezët e para të gjeneratës së parë të krimbit të mollës.
  • Të aplikohet norma e konsumit të ujit 600-1000 L/ha.
  • Të realizohen jo më shumë se tre trajtime për kulturë në sezon, intervali midis trajtimeve 7-10 ditë.
  • Për kontrollin e Breshkëzës Quadraspidiotus perniciosus, me dozë 0,0375-0,05 %. Të aplikohet kur dëmtuesi është në fazë qetësie, me  normën e konsumit të ujit 800 - 1000 L/ha.
  • Të aplikohet vetëm një herë në sezon.

Dardhë me dozë 1 Lit/ha, për kontrollin e Psillës së dardhës (Cacopsylla pyricola). 

  • Të aplikohet në periudhën kur çelin vezët, ose në stadin e tretë larvar.
  • Të aplikohet me normën e konsumit të ujit 600 - 1000 L / ha.
  • Jo më shumë se dy trajtime në sezon.
  • Për kontrollin e Breshkëzës Quadraspidiotus perniciosus, me dozë 0,0375-0,05 %.
  • Të aplikohet kur dëmtuesi është në faze qetësie, me normën e konsumit të ujit 800 - 1000 L / ha.
  • Jo më shumë se një trajtim  në sezon.

Patëllxhan në sera me dozë 0,05-0,075% për kontrollin e krahëbardhave
(Trialeurodes vaporariorum dhe Bemisia tabaci).

  • Të aplikohet kur shfaqet krahëbardha e parë.
  • Të aplikohet me një normë konsumi të ujit 500 - 1500 L/ha.
  • Intervali midis trajtimeve 10 ditë.

Qepore: (Pras, Qepë, Hurdhë) me dozë 75-100ml/100 lit ujë, për kontrollin e Mizës së qepës (Delia antiqua). 

  • Të aplikohen 2-3 trajtime në sezon.

Pjeshkë, Nektarinë, Kajsi, Qershi, Kumbull për kontrollin e Breshkëzave (Quadraspidiotus perniciosus,Pseudaulacaspis pentagona) me dozë 0,0375-0,05%. 

  • Të aplikohet kur dëmtuesi është në fazë qetësie, me normën e konsumit të ujit 800 - 1000 L/ha.
  • Mos të aplikohet më shumë se një herë në sezon.
  • Qershi dhe kajsi mund të trajtohet vetëm para lulëzimit.
  • Pjeshke dhe kumbull menjëherë para vjeljes, duke respektuar afatin e përcaktuar të pritjes.

Ullinj për kontrollin e Breshkëzat e ullirit (Saissetia oleae) (Lichtensia viburni) me dozë 0,025-0,03 %. 

  • Të aplikohet  me normën e konsumit të ujit 700 - 1250 L / ha.
  • Mos të aplikohet më shumë se një herë në sezon.
  • Të aplikohet vetëm para lulëzimit.

Vreshta për kontrollin e Breshkëzave (Planococcus ficusParthenolecanium corni, Neopulvinaria innumerabilis, Pulvinaria vitis) me dozë 0,05-0,075%. 

  • Të aplikohet me normën e konsumit të ujit 700 - 1250 L/ha.
  • Mos të aplikohet më shumë se një herë në sezon.
  • Të aplikohet vetëm para lulëzimit.

Në agrume: (Portokall, mandarinë, limon, etj) për kontrollin e Breshkëzave: (Lepidosasphes spp., Saissetia oleae, Aonidiella aurantii, Parlatoria spp., Aspidiotus neri, Quadraspidiotus perniciosus) me dozë 0,05-0,075%. 

  • Të aplikohet kur shfaqen larvat e stadit të parë, me normën e konsumit të ujit  2000 L/ha.
  • Të aplikohet një herë në sezon.

Bimë zbukuruese dhe lule (në fushë të hapur): për kontrollin e Trialeurodes vaporariorum dhe Bemisia tabaci, Breshkëzave: (Pseudaulacaspis pentagona, Saissetia spp., Aonidiella aurantii, Planococcus spp., Pseudococcus spp., Diaspis spp., Parthenolecanium spp., Ceroplastes spp.) me dozë 0,05-0,075%.

  • Të aplikohet kur shfaqet krahëbardha e parë ose kur shfaqen larvat e stadit të parë të breshkëzës.
  • Të aplikohet  me normën e konsumit të ujit  500 - 1000 L / ha.
  • Të  aplikohet dy herë në sezon me interval 10 ditorë.

Bimë zbukuruese dhe lule (në ambiente të mbrojtura): me dozë 0,05-0,075%,  për kontrollin e Trialeurodes vaporariorum dhe Bemisia tabaci, e Breshkëzave: (Pseudaulacaspis pentagona, Saissetia spp., Aonidiella aurantii, Planococcus spp., Pseudococcus spp., Diaspis spp., Parthenolecanium spp., Ceroplastes spp.) 

  • Të aplikohet kur shfaqet krahëbardha e parë ose kur shfaqen larvat e stadit të parë të breshkëzës.
  • Të aplikohet me normën e konsumit të ujit 500 - 1000 L/ha.
  • Vetëm një trajtim në sezon.

Hexythiazox (1985)

Veprimi: Eshtë akaricid/insekticid specifik për kontrollin e këpushave Tetranichidae dhe të disa insekteve. 

  • Vepron me sukses ndaj fazave të vezëve, larvave dhe nimfave.
  • Nuk vepron direkt ndaj fazës së rritur.
  • Femrat e atakuara nga preparati prodhojnë vezë sterile.
  • Karakterizohet nga lëvizje translaminare në gjethe. Kjo e bën edhe më të efektshëm preparatin, pasi kepushat preferojnë më shumë pjesën e poshtëme të gjethes, ndërsa preparati gjatë spërkatjes depozitohet më shumë në pjesën e sipërme.
  • Në sajë të efektit translaminar, ai bëhet i pranishëm shumë shpejt në pjesën e poshtme të gjethes, duke atakuar si individë që ndodhen në pjesën e sipërme ashtu edhe ato në pjesën e poshtëme të gjethes.
  • Vepron si me kontakt ashtu edhe me aparat tretës.
  • Karakterizohet nga qëndrushmëri e lartë, duke rezultuar me një efekt të zgjatur, i cili shkon 4-8 javë.

Përdoret me spërkatje në: Pemë frutore, vresht, perime kontrollin e kepushave  tetranikide dhe dëmtueseve të tjere kepusha.

Etoxazole (1998)

Veprimi: Akaricid jo sistemik, por translaminar, me veprim kontakti. Kjo e bën edhe më të efektshëm preparatin, pasi merimangat preferojnë më shumë pjesën e poshtme të gjethes, ndërsa preparati gjatë spërkatjes depozitohet më shumë në pjesën e sipërme.

  • Vepron në të gjitha stadet e zhvillimit të këpushave.
  • Shfaq sidomos veprim të shkëlqyer kontakti në stadin e vezës.
  • Pengon procesin e ndërrimit të moshave tek larvat dhe nimfat e reja.
  • Vepron më pak në stadin e rritur, por shkakton sterilizimin e femrave.
  • Nuk indukton fenomenin e rezistencës dhe nuk dëmton entomofaunën.
  • Përdoret në programet e kontrollit të integruar (IPM).

Përdorimi: Përdoret me spëkatje, në pemë frutore (farore dhe bërthamore), agrume, perime, luleshtrydhe dhe bimë zbukuruese, për kontrollin e këpushave të gjinive Tetranychus spp. dhe Panonychus spp. 

Karenca: Vresht, pemë frutore 21 ditë; agrume 21 ditë; kulturat e tjera 7 ditë.

Agonistët e receptorit ecdyson (Tebufenozide, Chromafenozide, Methoxyfenozide, Spiromesifen, Spirotetramat )

  • Agonistë të hormonit 20-hydroxyecdyson.
  • Nxisin tek insektet ndërrim të parakohshëm të moshës.
  • Imitim i hormonit ecdyson, të ndërrimit moshës, duke nxitur ndërrim të parakohshëm.

Tebufenozide (1994)

  • Vepron me ngrënie dhe me kontakt tek larvat e lepidopterëve, duke shkaktuar ngordhjen e tyre pas 3-10 ditësh nga trajtimi.
  • Përshpejton tek insektet ndërrimin e parakohshëm të moshës.
  • Përdoret në programet e kontrollit të integruar.

Përdorimi: Përdoret me spërkatje, tek pemët frutore, agrumet, perimet në serë dhe fushë, vresht, fidanishtet pyjore dhe bimët zbukuruese, për kontrollin e larvave të Lepidopterëve (tenjën e rrushit, krimbin e mollës, tortricidet, eulian, fluturën amerikane dhe lepidopterë të tjerë). 

Karenca: Domate 2 ditë; spec 3 ditë; pemë frutore dhe agrume 14 ditë; rrush 21 ditë.

Chromafenozide (1999)

Veprimi: Është kryesisht aktiv përmes gëlltitjes, por ka veprim edhe me anë të kontaktit në disa specie. 

  • Nuk është sistemik.
  • Vepron si një kompleks në fazën e ndërrimit të moshave tek larvat.
  • Kur insektet janë të ekspozuar ndaj chromafenozide, ajo depërton me shpejtësi në sistemin e qarkullimit tek insektet dhe lidhet me receptorin ecdyson.
  • Ndërhyn në ciklin e zhvillimit të dëmtuesve dhe ndalon zhvillimin e tyre, që rezulton në dehidratim dhe ngordhje brenda disa ditësh.
  • Larvat e ekspozuara në një dozë të vetme, shpesh ngordhin gjatë fazës pupës ose mund të shfaqen si të rritura sterile.
  • Ekspozimi i vezëve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mund të pengojë çeljen e tyre.
  • Ekspozimi i insekteve të rritur drejtpërdrejt ose nga depozitimi i mbetjeve, mund të shkaktojë shterpësi në disa lloje të insekteve.
  • Ka ndikim të ulët tek insektet e dobishme, duke përfshirë edhe bletët, grabitqarët dhe parazitoidët.
  • Përdoret në programet e kontrollit të integruar të dëmtuesve (IPM).

Përdorimi: Përdoret me spërkatje, në shumë kultura bujqësore: (pemë frutore, vresht, bajame, perime gjethore, brokoli, domate, spec, bimë rrënjore, patate, foragjere, etj.) dhe bimë zbukuruese, kundër një game të gjerë të Lepidopterëve (vemjeve) dëmtuese, të gjinive: Spodoptera, Pieris spp., Colias spp.

Methoxyfenozide (1999)

Veprimi: Është aktiv kryesisht përmes gëlltitjes, por ka veprim edhe me anë të kontaktit në disa specie. 

  • Nuk është sistemik.
  • Methoxyfenozide vepron si një kompleks në fazën depozitimit të vezëve dhe të fazave të para të zhvillimit të larvave, duke penguar çeljen e vezëve dhe ndërrimin e moshave tek larvat.
  • Kur insektet janë të ekspozuar ndaj methoxyfenozide, ajo depërton me shpejtësi në sistemin e qarkullimit të tyre dhe lidhet me receptorin ecdyson.
  • Ndërhyn në ciklin e zhvillimit të dëmtuesve dhe ndalon zhvillimin e tyre, që rezulton në dehidratim dhe ngordhje brenda disa ditësh.
  • Larvat e ekspozuara në një dozë të vetme shpesh ngordhin gjatë fazës pupare ose mund të shfaqen si të rritura sterile.
  • Ekspozimi i vezëve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mund të pengojë çeljen e tyre.
  • Ekspozimi i insekteve të rritur drejtpërdrejt ose nga depozitimi i mbetjeve, mund të shkaktojë shterpësi në disa lloje të tyre.
  • Specificiteti i lartë i methoxyfenozide tek insektet lepidopterë do të thotë se nuk dëmton ekuilibrat e insekteve të tjera.
  • Ka ndikim të ulët në insektet e dobishme.
  • Përdoret në programet IPM.

Përdorimi: Përdoret me spërkatje, në kulturat bujqësore (pemë frutore farore dhe bërthamore, agrume, vresht, bajame, perime, luleshtrydhe, bimë zbukuruese, etj.), kundër një game të gjerë të Lepidopterove.

Spiromesifen (2002)

Veprimi: Insekticid/akaricid, me veprim kontakti dhe translaminar. 

  • Pengues i biosintezës së lipideve.
  • Pengues i zhvillimit dhe fekondimit të këpushave dhe insekteve, si dhe shfaq veti ovicide.
  • Vepron në të gjithë fazat e zhvillimit të insekteve dhe këpushave: vezë, nimfë dhe faza e rritur.
  • Ndikon shumë pak tek predatorët dhe insektet e tjerë të dobishëm.
  • Shfaq veprim rezidual (mbetës) të gjatë, për 4-8 javë.
  • Kontrollon dëmtuesit që shfaqin rezistencë ndaj insekticid/akaricideve të tjera.
  • Përdoret në programet e kontrollit të integruar të dëmtuesve (IPM).

Përdorimi: Përdoret me spërkatje, në perime, drithëra, pemë frutore, luleshtrydhe dhe bimë zbukuruese, për kontrollin e afideve, pleshtave, tripsit dhe këpushave.

Spirotetramat (2007)

Veprimi: Insekticid/akaricid. 

  • Spirotetramat ushtron një efekt të shkëlqyer sistemi dhe translaminar, duke lëviz në bimë në drejtim akropetal dhe bazipetal.
  • Veprimi me kontakt është i kufizuar.
  • Veprim të shkëlqyer mbetës (rezidual) në bimë.
  • Pengues i zhvillimit dhe fekondimit të kepushave dhe insekteve, si dhe shfaq veti ovicide.
  • Përdoret për kontrollin e afideve, krahëbardhave, breshkëzave dhe tripseve në shumë kultura si; pemë frutore, agrume, perime, bimët e arave dhe bimë zbukuruese.
  • Kontrollon fazat larvare të dëmtuesve.
  • Vepron kryesisht ndaj fazave para larvare të insekteve, prandaj duhet të përdoret me shfaqjen e tyre.
  • Frenon sintezën e lipideve duke shkaktuar ngordhjen e larvave brenda 2-5 ditëve.
  • Redukton në mënyrë drastike vendosjen e larvave të gjalla nga insektet e rritura.
  • Shumë efektiv, sidomos tek afidet (psh. morri i gjelbër i mollës) afideve (përfshirë morrin e përgjakshëm), pleshtave breshkëzave krahë bardhave dhe tripset, që janë rezistente ndaj lëndëve të tjera vepruese.
  • Eshtë shumë i qëndrueshëm ndaj dritës, vepron në temperaturë me amplitudë të gjerë.
  • Ndikon shumë pak tek predatorët.
  • Përdoret në programet e kontrollit të integruar të dëmtuesve (IPM).

Data e publikimit: 24/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Nematodat e agrumeve dhe menaxhimi i tyre

Përse duhen evidentuar prezencat e nematodave në agrume?

Lexo më shumë

KONTROLLI I MALSEKOS NË AGRUME

Cilat janë shenjat kryesore të kësaj sëmundje?

Lexo më shumë

KRASITJA NË AGRUME

Si ndikon krasitja në agrume?

Lexo më shumë

Kontrolli i sëmundjeve kryesore në agrume

Sëmundjet e agrumeve shkaktojnë dëme të konsiderueshme si në aspektin sasior ashtu dhe në aspektin cilësor.

Lexo më shumë