Nematodat e agrumeve dhe menaxhimi i tyre




Agrumet preken nga nematodat të cilat shkaktojnë dëme direkte dhe indirekte.

Përse duhen evidentuar prezencat e nematodave në agrume?
Nematoda e cila prek dhe shkakton dëme të konsiderueshme në agrume është Tylenchulus semipenetrans.

  • Nematoda T. semipenetrans është parazit gjysëm i brendshëm dhe shkakton rënie të ngadaltë të prodhimit.
  • Paraziton edhe bujtës të tjerë si ulliri, rrushi, hurma dhe jargavani.
  • Jeton në tokë ose brënda indeve të rrënjëve.

Shkalla e dëmtimit të nematodës varet kryesisht nga:

  • dendësitë e popullatave të nematodave në tokë,
  • lloji i tokës.

Simptomat e prekjeve nga nematoda janë: 

  • dobësim i ngadaltë i bimës,
  • rënia e ngadaltë e prodhimit,
  • karakteristikë e Tylenchulus semipenetrans është shkatërrrimi i plotë i qimeve thithëse.

Në agrume janë të pranishme gjinitë e nematodave si H. pseudorobustus, and Criconemella.

Si ndikojnë kushtet e mjedisit në zhvillimin e nematodës T. semipenetrans?

  • Popullata më të larta zakonisht gjenden në agrumishte të krijuara në toka: 
    *me teksturë të imët ose në toka ranore, 
    *me përmbajtje të lartë të lëndës organike.
  • Luhatjet në kripësinë e tokës, nga e larta në të ulët, favorizojnë riprodhimin e nematodeve.
  • Tokat ranore të varfëra në lëndë organike pengojnë rritjen e popullatës së nematodës.
  • Ngadalsimi i rritjes ndryshon në varësi të nivelit të infektimit:
    *me Tylenchulus semipenetrans
    *moshës së pemëve 
    *kohës së infektimit.
  • Simptomat janë më të theksuara në agrumishte, kur pemët janë:
    *të stresuara, qoftë nga kushtet jo optimale të rritjes,
    *thatësira ose mos rritja e rrënjëve, 
    *kalbja e shkaktuar nga infeksioni T. semipenetrans.
  • Simptomat tipike janë: 
    *zvogëlimi i madhësisë së gjetheve dhe frutave, 
    *rrallimi i kurorës dhe ekspozimi i gjetheve të zhveshura të kurorës.

Si është ecuria biologjike e nematodës të agrumeve në kushtet e vendit tonë dhe menaxhimi i tyre? 
Tylenchulus semipenetrans

  • Nematodat e agrumeve janë gjysmë endoparazitë.
  • Ata futen në brendësi të rrënjës ndërsa fundi i pasmë mbetet jashtë rrënjës.
  • Rrënjët kanë një pamje të ndotur dhe të zgjeruar.
  • Sipërfaqja e rrënjëve të infektuara duket e ashpër dhe e parregullt.
  • Rrënjët shkurtohen dhe zhduken ngadalë.

Cikli biologjik i nematodës T. semipenetrans

Kjo është ecuria biologjike e nematodës ku në kushtet e vendit tonë zhvillon dy brezni dhe nga ku analizimi i tokës dhe një material bimor i pastër fidan është shumë e rëndësishme për të patur një agrumishte të qëndrueshme.

Menaxhimi 

  • Rekomandohet që në fidanishtet e reja të bëhen analizat e tokës për prezencën e nematodave përpara mbjelljes së fidanëve dhe të përdoret material i pastër për mbjellje.
  • Përdorimi i nënshartesave rezistente.
  • Sigurimi i një ndriçimi dhe kullimi të mirë ujit.
  • Në agrumet e infektuar nga nematoda (agrume të dobësuar) rekomandohen të bëhen ujitje të shpeshta për të evituar stresin në bimë.
  • Aplikimi para mbjelljes i Carbofuran 3G në 100 g/pemë

Data e publikimit: 21/01/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Cili është mekanizmi i veprimit të rregullatorëve, si i ndajmë ato dhe ku përdoren?

Bazuar në mekanizmin e veprimit ndahen:

Lexo më shumë

KONTROLLI I MALSEKOS NË AGRUME

Cilat janë shenjat kryesore të kësaj sëmundje?

Lexo më shumë

KRASITJA NË AGRUME

Si ndikon krasitja në agrume?

Lexo më shumë

Kontrolli i sëmundjeve kryesore në agrume

Sëmundjet e agrumeve shkaktojnë dëme të konsiderueshme si në aspektin sasior ashtu dhe në aspektin cilësor.

Lexo më shumë