Kontrolli i sëmundjeve kryesore në agrume




Përse duhen kontrolluar sëmundjet në agrume? Sëmundjet kryesore janë një kërcënim i përhershëm në agrumishtet tona.

Malsekua: Sëmundja ka karakter epidemik. 

Në gjethe: Shenjat e para të sëmundjes janë:

  • Kloroza e gjetheve të degëve të reja dhe rrëzimi i tyre. 
  • Lëkura e degëve pa gjethe në maja ka ngjyrë të verdhë dhe në pjesën e poshtme ngjyrë të gjelbër normal. 
  • Bimët e prekura paraqesin ndryshimet tipike të trakeomykozës. 

Shpejtësia e tharjes së pjesëshme ose e të gjithë bimës varet:

  • Nga specia; 
  • Nga mosha e bimës;
  • Kushteve vegjetative;
  • Organin e bimës të cilin ka prekur sëmundja.

Sëmundja sipas faktorëve të mësipërm mund të ketë zhvillim të ngadalshëm ose të shpejtë. 

Në bishtat e gjetheve : Bishtat e gjetheve mbeten pothuajse gjithmonë të varur. Karakteristikë është se bishtat e gjetheve po të preken sado lehtë me majën e gishtit, rrëzohen menjëherë përtokë. 

Në indin drunor : Karakteristika më e dukshme është ngjyrosja e indit drunor. Në rast se pritet një degë e infektuar nën pjesën e tharë do të shihet se pjesa përreth drurit ka marrë ngjyrën e verdhë në karrotë dhe kur infeksioni është i vjetër kalon në kafe dhe kafe në të zezë.

  • Kur infektimi kryhet nga pjesa e sipërme e bimës (tek gjethet ose degët) sëmundja ka zhvillim të ngadaltë. 
  • Kur infeksioni kryhet në shumë vende (kur ka erëra të forta etj),sëmundja ka zhvillim më të shpejtë. 
  • Kur infektimi primar kryhet poshtë në rrënjët ose në trup, sëmundja ka gjithmonë zhvillim të shpejtë.

Faktorët që ndikojnë në dinamikën e sëmundjes 

  • Nënshartesa ndikon në qëndrueshmërinë ndaj sëmundjes. Detyrimisht bimët duhet të shartohen me nënshartesa të qëndrueshme.
  • Punimi i tokës: Punimet e thella të vjeshtës, dimrit ose të fillimit të pranverës, shkaktojnë plagë në rrënjë dhe në fundin e trupit, nëpërmjet të cilave hyn sëmundja dhe sjell tharjen e shpejtë që quhet e keqa e rrufeshme.
  • Plehërimi: Plehërimet e çrregullta me plehra azotike ndikojnë në formimin e indeve anormale që janë të prekshme nga sëmundja. Prandaj këto të bëhen të kombinuara me plehra fosforike dhe potasike.
  • Moti i ftohtë është një nga faktorët kryesor që e bën bimën të preket nga sëmundja.
  • Era është një shpërndarës i mirë, provokon rrëzimin e gjetheve dhe shkakton plagë në degë, kështu që lehtëson futjen e parazitit. 
  • Përbërja e tokës. Sëmundja përhapet me shpëjtësi me të madhe në tokat që përmbajnë silic e me mungesë gëlqereje se sa në tokat argjilore.

Masat e kontrollit

  • Prerja e djegia e degëve të infektuara (prerja të bëhet të paktën 30 cm poshtë pjesës së tharë, duke u kujdesur për dizinfektimin e veglave të përdorura dhe për mbrojtjen e sipërfaqes së prerë).
  • Të mos praktikohet rishartimi mbi bimët e infektuara.
  • Krasitjet të kryhen në pranverë vonë.
  • Trajtimet kimike të bëhen nga tetori deri në prill duke përdorur preparate me bazë bakri.

Kalbëzimi i qafës ose gomoza e qafës: Sëmundja prek lëkurën, trupin dhe frutin. 

  • Sëmundja prek trupin në pjesën e qafës së rrënjës afër rrënjëve të trasha, por jo në thellësi siç ndodh me kalbëzimet e tjera. 
  •  Sëmundja prek lëkurën. Simptoma e parë e infektimit është dalja e bollshme e gomozës mbi sipërfaqen e lëkurës, e cila merr ngjyrë të errët, ndërsa indi nën të, shkatërrohet deri tek pjesa e drunjtë (merr ngjyrën kafe nga shtresa e hollë gomozës). 
  • Pjesët e prekura kanë forma të ndryshme dhe zhvillohen me shpejtësi më shumë në drejtim përsëgjati se sa përsëgjëri. 
  • Indi i lëkurës së shkatërruar thahet gradualisht deri sa lëkura ndahet nga pjesët e shëndosha.
  • Formimi i gomozës në indin e lëkurës është në raport me specien e agrumeve, me natyrën e tokës dhe kushtet e ambjentit. 
  • Sëmundja arrin në zonën e thellë të trupit, atëhere bima fillon të dobësohet, gjethet marrin ngjyrë të gjelbërt të turbullt dhe shpesh me zverdhje të nervaturës, ndërsa frutat janë të pavlefshëm dhe më të vegjël se sa normalet. 
  • Më vonë vazhdon tharja progresive e degëve të vogla dhe të mëdha
  • Në raste kur ka shira të fortë të shoqëruar me erë, sëmundja prek edhe gjethet, sidomos frutat, të cilët marrin pamjen e kalbëzimit të butë (kalbëzimit kafe).

Masat e kontrollit

  • Të evitohen mbjelljet në toka të rënda dhe të pakulluara.
  • Të zgjidhen nënshartesa rezistente psh. Nërënxa.
  • Të evitohet qëndrimi i ujit në afërsi të qafës së rrënjës.
  • Të realizohen ndërhyrje kimike me shfaqjen e simptomave të para duke përdorur preparate me bazë bakri dhe sidomos lëngun bordolez, si dhe fosetil alumini.

Bakterioza (Pseudomonas syringe Holl.)
Sëmundja shkakton dëme mbi degët e reja të portokallit dhe të limonit, sidomos në frutat e limonit.

  • Simptomat e sëmundjes paraqiten me forma karakteristike, të cilat përbëhen nga njolla të futura në fillim në ngjyrë kafe të çelur dhe pastaj kafe, të lokalizuara në frut ose gjethe. 
  • Njollat vazhdojnë përsëgjati mbi degët dhe bishtat e gjetheve dhe shpesh gjënden të shoqeruara nga një pikë rrëshire (gomozë). 
  • Në kushte të favorshme, zhvillimi i sëmundjes është i shpejtë dhe për pasojë gjethet thahen dhe ngelen të varura në degë. Për zhvillimin e sëmundjes nevojitet lagështi dhe temperaturë e ulët. 
  • Paraziti hyn në bimë nëpërmjet gojëzave ose plagëve të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm. 
  • Sëmundja mund të konstatohet më lehtë në zonat e lagëta dhe në vende më të hijëzuara, sidomos në fidanishte, mbi bimët e reja të portokallit.

Masat e kontrollit

  • Në fund të vjeshtës deri në pranverë është periudhë më tepër për rreziqe për breshër, ngrica, erëra të forta etj. Në këtë peridhë të merren masa mbrojtëse deri në mbulesën me rrjeta.
  • Plehrim i ekuilibruar dhe mospërdorim i plehrave azotike në vjeshtë që shkaktojnë vegjetacion të ri të papjekur në vjeshtë që bëhet objekt i prekjes nga bakteri.
  • Ndërhyrjet kimike në vjeshtë-dimër me interval mujor ose dy mujor me preparate me bazë bakri.

Tymthi (Bloza) Limancinia Penzigi Sacc.
Është sëmundje këpurdhore shumë e përhapur në agrume. Prek gjethet, degët dhe frutat, duke i mbuluar pjesërisht ose krejtësisht me një shtresë të zezë në formë koresh të holla që shkëputen me lehtësi nga sipërfaqia e organeve të prekur. 

  • Në fruta. Frutat e prekur mbeten të vegjël, humbasin shijen, vlerën tregtare dhe nuk mund të transportohen ose magazinohen. 
  • Proceset fiziologjike në bimët e prekura nuk zhvillohen në rregull; ndërpritet sidomos përvetimi. 
  • Shtresa e zezë e sëmundjes që i ngjan blozës është e përbërë prej hifesh miceliale të këpurdhës në ngjyrë kafe të thellë, shumë të dendura e të gërshetuara me njëra tjetrën. 

Masat e kontrollit

  • Krijimi i ajrimit të kurorës nëpërmjet krasitjes.
  • Kontrolli i dëmtuesve insekte gjatë periudhës së vegjetacionit sidomos të morrave,krahëbardhës dhe breshkëzave.
  • Ndërhyrjet kimike në vjeshtë-dimër me interval mujore ose dy mujore me preparate me bazë bakri.

Data e publikimit: 15/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Cili është mekanizmi i veprimit të rregullatorëve, si i ndajmë ato dhe ku përdoren?

Bazuar në mekanizmin e veprimit ndahen:

Lexo më shumë

Nematodat e agrumeve dhe menaxhimi i tyre

Përse duhen evidentuar prezencat e nematodave në agrume?

Lexo më shumë

KONTROLLI I MALSEKOS NË AGRUME

Cilat janë shenjat kryesore të kësaj sëmundje?

Lexo më shumë

KRASITJA NË AGRUME

Si ndikon krasitja në agrume?

Lexo më shumë