Ecuria biologjike e Tuta absoluta




Tuta absoluta dëmtues i pranishëm në kushtet e vendit tonë, nga ku shkakton dëme të konsiderueshme në kulturën e domates në serra e fushë të hapur.

Përse duhet njohur ecuria biologjike e dëmtuesit Tuta absoluta në kushtet e fermës?
Për të njohur kohën më të përshtatshme të ndërhyrjes për kufizimin e dëmtuesit, nëpërmjet metodave dhe teknikave të përshtatshme dhe të përputhshme me njëra tjetrën.

  • Dëmton kultura në fushë të hapur e serra.
  • Prek jo vetëm domaten por dhe kultura të tjera.
  • Jep një numër të madh breznish duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Cilat janë stadet biologjike të dëmtuesit Tuta absoluta?

Insekti i rritur

  • Insekti i rritur ka gjatësi 10 mm
  • Eshte i pajisur me antena filiformë.
  • Ka ngjyrë të argjentë në gri.
  • Është e pajisur me disa njolla të errëta mbi krahët e sipërme.

Veza

  • Veza ka formen e nje voze të vogël me madhësi 0,2 x 0,4 mm.
  • Ka ngjyrë të bardhë në krem mbas ovopozitimit.
  • Me  vone merrr nje ngjyre portokalli ne kafe ne momentin e çeljes.

Larva

  • Larvat e rritur mund të arrijë një madhësi rreth 8 mm.
  • Në pjesën e sipërme të kokës (protoraksi) dallohet lehtë një shirit i hollë i errët, i cili e dallon nga tenja e patates (Phthorimaea operculella), tek e cila protoraksi është plotësisht i errët.

Krizalida

  • Krizalida është me një ngjyrë që kalon nga e gjelbërt e hapur në gështenjë.
  • Ka një madhësi prej 4 mm.

Cikli biologjik

  • Tenja e domates ka një riprodhim potencial shumë të lartë dhe mund të zhvillojnë 10-12 brezni në vit, kjo në varësi të zonave gjeografike dhe kushteve të mjedisit.
  • Insekti i rritur e zhvillon aktivitetin gjatë natës.
  • Femrat mbas kopulimit mund të vendosin deri në 260 vezë.
  • Vezët vendosen të izoluara kryesisht mbi sipërfaqen e gjetheve, por edhe mbi organe të tjera si kërcell, gjethëza etj.
  • Në temperaturë 30°C vezët çelin mbas 4 ditësh dhe larvat fillojnë aktivitetin e tyre.
  • Larvat kalojnë katër stade larvare brënda një periudhe prej 11 ditësh para se të kalojnë për krizalidim.
  • Krizalidimi mund të bëhet:
    *në tokë,
    *mbi sipërfaqen e gjetheve, 
    *brenda galerisë, 
    *ose në brendësi të indeve bimore (gjethe të mbështjellura).
  • Mbas rreth 5 ditësh shfaqen insektet e rritura, që jetojnë për rreth 9 ditë.
  • Në temperaturë 30°C cikli i një breznie mbyllet në harkun e një muaji, ndërsa në temperaturë 15°C i gjithë cikli zgjat rreth 3 muaj.
  • Dimërimi mund të bëhet në stadin e vezës, krizalidës ose të insektit të rritur.
  • Larvat nuk hyjnë në diapauzë për deri sa kohë të kenë ushqim në dispozicion.
  • Në kultivimin në serra aktiviteti dëmtues si dhe zhvillimi i këtij paraziti kaq të rrezikshëm vazhdon pa ndërprerje edhe gjatë muajve të dimrit ku dhe është e mundur të ndeshen të gjithe fazat e zhvillimit të tij.

Cikli i zhvillimit të Tuta absoluta

TEMPERATURASTADI I ZHVILLIMIT NË DITË
VezëLarvaKrizalidaInsekti i rriturTotali në ditë
30°C4115929
15°C1036202389

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë Cilat janë stadet biologjike të dëmtuesit?

Data e publikimit: 02/05/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VJELJA E LULEVE TË CIANIT

Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.

Lexo më shumë

RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT DHE DËMET QË SHKAKTON

Ekzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:

Lexo më shumë

SI EVIDENTOHET RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT?

Si evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?

Lexo më shumë