PËRGATITJA E TOKËS PËR MBJELLJEN E FIDANAVE TË LULELAKRЁS NË FUSHË




Si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanëve të lulelakrёs? 

Punimi i tokës

Toka duhet punuar në thellësinë 35-40 cm

  • Numri i punimeve dhe i atyre përgatitore duhet të bëjnë që toka para mbjelljes të jetë e shkrifët dhe me struktur dhe toka të jetë gati 4-7 ditë para mbjelljes së fidanit në fushë. 
  • Bëhen dhe trajtime për luftimin e barërave të këqija. Pas kësaj, në drejtim të rreshtave hapen brazda me kultivator brazdëhapës.
  • Plehërat organike dhe ato kimike hidhen para frezimeve.

Kanalet kulluese dhe vaditëse

  • Pas punimit dhe frezimit të sipërfaqes së tokës, është e domosdoshme të përgatitet i gjithë sistemi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
  • Toka të mbahet e kulluar.

Plehërimi i tokës

  • Para punimeve të tokës duhet të shpërndahen të gjithë llojet e plehërave organike 50-70 kv/dy dhe ato kimike kryesisht fosforike, potasike.
  • Është e domosdoshme që plehërimi të bëhet në bazë të analizave kimike të tokës. Vetëm atëhere bimët mund të plehërohen me kujdes pa e tepruar dhe rrjedhimisht bimët do të rriten dhe do të zhvillohen të shëndetshme.

Sasia dhe raporti i plehërimit të lulelakrës
Si përcaktohet sasia e plehërave që duhen përdorur tek lulelakra? 

  • Për të prodhuar rreth 10 kv prodhim të freskët, nga lulelakra kërkohen 1.2 kg fosfor(P2O5), 3.7 kg potas (K2O) dhe 3.1 kg azot (N2O) të shprehura në lëndë aktive.
  • Raporti azot:fosfor:potas(N:P:K), duhet të jetë afërsisht 2.6 : 1 : 3.3. Te bima e lulelakrës ndikon shumë për mirë plehërimi direkt i tokës me plehëra organike. Plehërat azotike duhet të hidhen në 3 duar gjatë vegjetacionit.
  • Për t’u orientuar më mirë me dozat dhe mënyrën e plehërimit të lulelakrës, për një rendiment mesatar lulelakre me 150 - 200 kv/ha në fushë, duhen:

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Mbjelljen dhe Kultivimin e Lulelakrёs. 

Data e publikimit: 12/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

MASAT ZBUTËSE PËR ULJEN E EFEKTIT TË NDRYSHIMIT TË KLIMËS

Efekti i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SHEREBELËS

Sherebela përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Cilat janë kërkesat e sherebelës ndaj faktorëve të mjedisit?

Lexo më shumë