Një nga problemet që fermeri has gjatë kultivimit të perimeve në serrë është ushqyerja e balancuar e bimës. Në pamundësi të bërjes së analizave të tokës pas çdo sezoni nga ana e fermerit, identifikimi i mungesave dhe tepricave të elementëve në tokë dhe realizimi i një skeme efiçente plehërimi bëhet një sfidë më vete. Më poshtë keni të paraqitur një skemë, e cila ndihmon në identifikimin e mungesave të mikro dhe makro elementëve, duke studiuar gjethen e bimës.
Çdo element është i rëndësishëm në bimë, pavarësisht nga sasia e vogël që i nevojitet bimës. Skica e mëposhtme është shembull konkret se çfarë ndodh kur mungon një element i vetëm gjatë ciklit të rritjes së bimës.
Një faktor shumë i rëndësishëm që duhet mbajtur parasysh nga fermeri, në momentin që kërkon të plotësojë nevojat e bimës për element ushqyes është pH i tokës, i cili na tregon nëse toka është me përmbajtje acide, neutrale apo bazike. Në nivele të ndryshmë të pH, disa elementë mund të kenë vështirësi të përthithen nga bima (edhe pse ato janë prezente në tokë), dhe disa të tjera mund të arrijnë përqëndrim shumë të lartë. Siç shpjegohet edhe nga tabela e mëposhtme, kur pH është midis vlerave 6-6.5, bima arrin të përthithë në mënyrë optimale të gjithë elementët ushqyes.
Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të kuptohet se tepricat e njërit element ndikojnë në përthithjen e një elementi tjetër.
Më poshtë paraqiten disa shembuj kur tepricat e njërit element pengojnë përthithjen e elementit tjetër.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëVjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.
Lexo më shumëEkzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:
Lexo më shumëSi evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?
Lexo më shumë