MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KASTRAVECIT




Mbjellja e fidanëve të kastravecit në fushë
Kastraveci mund të mbillet drejtpërdrejtë me farë në tokë ose me fidan të parapërgatitur në kubikë të posaçëm. Në tokë fidanët duhet të mbillen kur kanë formuar 2-3 gjethe të vërteta  dhe vetëm atëherë kur temperatura e tokës në thellësinë 10 cm të jetë mbi 12°C. Kjo periudhë përkon në ditët e fundit të muajit Mars për zonën e ngrohtë ndërsa për zonat e tjera gjatë Prillit dhe 10 ditorit të parë të Majit.

Fidanë të parapërgatitur

Për prodhimin e vonshëm (vjeshtor), mbjellja bëhet në gjysmën e dytë të muajit KorrikKur mbjellja bëhet drejtpërdrejt me farë, këshillohet që të përdoren farëra të parapërgatitura për mbirje(duke i vendosur në ujë të vakët 25-28°C, për 24 orë). Dendësia e mbjelljes së kastravecit në fushë, duhet të jetë në skemën 100-120 cm midis rreshtave dhe 50-60 cm ndërmjet bimëve në rresht. Numri i bimëve për  duhet të jetë 3,2-3,3 bimë.

Shërbimet gjatë kultivimit 

  • Pak ditë pas mbjelljes bëhen zëvendësimet e bimëve të dëmtuara apo të pazëna.
  • Ujitjet fillojnë menjëherë pas mbjelljes së bimëve dhe vazhdojnë gjatë gjithë periudhës bimore. Ujitjet bëhen rreth bimës pa krijuar tepricë lagështie
  • Prashitja e parë kryhet 7-10 ditë pas mbjelljes dhe dyta e shoqëruar me mbushjen e bimëve, 10-14 ditë pas të parës e kështu me radhë.
  • Plehërimet plotësuese me plehra azotike, potasike etj, shoqërojnë prashitjet të cilat realizojnë prerjen e barërave të këqia dhe në shkriftërimin sa më të cekët sipërfaqsor. Kjo me qëllimqë të mos dëmtohet sistemirrënjor.
  • Krasitjet rekomandohen të bëhen vetëm në mbjelljet e hershme pasi ka efekt për hershmëri për të nxjerrë fruta më shpejt dhe siguron çmime më të mira për prodhuesit.
  • Skema më rezultative e krasites, është ajo e krasitjes së lehtë (4-0-0) që do të thotë këputje vetëm një herë e majës së kërcellit pas gjethes së katërt.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë se kush janë sëmundjet dhe dëmtuesit e kastravecit

Data e publikimit: 06/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë

VRUGU NË KASTRAVECIN E SERRËS

Vrugu është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës...

Lexo më shumë

CILËT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E KASTRAVECIT

Bimët e kastravecit preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e specialistit të fushës.

Lexo më shumë

VJELJA DHE AMBALAZHIMI I KASTRAVECAVE

Pse ka rëndësi momenti i vjeljes së kastravecit?

Lexo më shumë