VRUGU NË KASTRAVECIN E SERRËS




Vrugu është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi dhe sidomos ato të familjes cucurbitku bën pjesë edhe kastraveci. Kjo sëmundje shkaktohet nga pseudoperonospora cubensis. Ajo shpërndahet shpejt që nga momenti që shfaqet nëpërmjet ajrit dhe çon në dëmtime të rënda të gjetheve, humbje të mëdha të prodhimit, ulje të cilësisë e deri në tharjen e plotë të bimës së kastravecit. Në kushte klimaterike që favorizojnë vrugun, mund të dëmtohen sipërfaqje të mëdha brenda një jave. 

SIMPTOMAT
Simptomat e vrugut në bimët e kastravecit shfaqen fillimisht si njolla të lagura nga uji, në pjesën e sipërme të gjetheve. Këto njolla shikohen më mirë kur lagështia në serrë është e lartë. Më pas, këto njolla fillojnë të kthehen në ngjyrë të verdhë dhe në vazhdim në ngjyrë kafe. Simptomat e vrugut shfaqen edhe në pjesën e poshtme të gjethes në formë sporesh në ngjyrë të zezë. Kjo simptomë është shumë e rëndësishme, sepse e identifikon më mirë atë dhe e dallon nga sëmundje të tjera të ngjashme.

ZHVILLIMI I SËMUNDJES
Vrugu favorizohet nga temperature të ulëta dhe lagështia e lartë.  Sa më e lartë lagështia aq më e madhe mundësia e zhvillimit të sëmundjes në temperature të ndryshme. Kjo sëmundje transmetohet shumë lehtë në bimët e paprekura nëpërmjet ajrit.

Zhvillimi I vrugut mund të ngadalsohet ose të ndërpritet përkohësisht kur temperaturat kalojnë 30 gradë gjate ditës. Megjithatë temperaturat 12-20 gradë të natës e nxisin zhvillimin e sëmundjes, vecanërisht të shoqëruara me lagështi të lartë. Temperaturat më favorizuese janë 12 gradë gjatë natës dhe 25 gradë gjatë ditës. Vrugu është një patogjen parazit dhe kërkon bimë që të mbijetojë. Ngricat gjatë dimrit e ndaalojnë zhvillimin e këtij patogjeni

KONTROLLI
Për kontrollin e vrugut rekomandohet menaxhimi I integruar, i cili nënkupton një strategji të koordinuar që përfshin masat e mëposhtme:

  1. Përdorni fidan të prodhuar vetëm në fidanishte
  2. Fidanët të jenë të pastër nga sëmundjet.
  3. Përdorni varietete rezistente
  4. Merrni masa për ajrosjen sa më mirë të serrës
  5. Shmangni vaditjet nga sipër bimës. Vaditja të realizohet ne mëngjesin e vonë që ti jepet mundësia bimës të thahet sa më shpejt.
  6. Përdorni fungicide për parandalimin e sëmundjes dhe bëni rotacion të tyre për të shmangur krijimin e imunitetit.
  7. Bëni kontroll për prekjen nga vrugu cdo jave dhe më shpesh kur kushtet klimaterike e favorizojne atë
  8. Bëni pastrim të serrës nga barërat e këqinj.

Data e publikimit: 23/12/2022


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë

CILËT JANË SËMUNDJET DHE DËMTUESIT E KASTRAVECIT

Bimët e kastravecit preken nga një sërë sëmundjesh e dëmtuesish, mbrojtja e të cilave kërkon mendimin e specialistit të fushës.

Lexo më shumë

VJELJA DHE AMBALAZHIMI I KASTRAVECAVE

Pse ka rëndësi momenti i vjeljes së kastravecit?

Lexo më shumë

MBJELLJA DHE KULTIVIMI I KASTRAVECIT

Mbjellja e fidanëve të kastravecit në fushë

Lexo më shumë