Krasitja në ulli është një shërbim i domosdoshëm dhe optimal që realizon forma të ndryshme kurorash dhe mënyra kultivimi të pemës përshtatur për një agroteknologji, specie, kultivar, rajon dhe destinacion të përcaktuar prodhimi.
Si ndikon krasitja në bimën e ullirit?
Në praktikë, termi krasitje përdoret për të treguar operacionet e prerjes apo modifikimet e pozicioneve mbi formacionet vegjetative të pemës. Për të shfrytëzuar dhe përdorur bimën e ullirit bëhen përpjekje për modifikimin e kurorës në përshtatje me kërkesat për:
Me anën e krasitjes ndërhyhet mbi pjesën ajrore të bimës duke detyruar kufizimin e lartësisë ose ndryshuar të gjithë pamjen e saj të jashtme. Kjo bëhet duke rregulluar (ndryshuar) pozicionin e këndit të vendosjes së degëve skeletore kryesore apo të dyta, duke prerë një pjesë të tyre ose duke hequr krejtësisht konkurrentët dhe pjesë të veçanta të saj. Kmkmp4;
Krasitja ndikon në:
Krasitjet në ullinj klasifikohen në dy grupime kryesore:
Në krasitjet e zakonshme përmendim:
Cilat janë llojet dhe koha e krasitjes?
Krasitja e rritjes
Kryhet mbi bimët e reja në fidanishte kur fidani ka arritur gjatësinë 70 – 90 cm. Realizohet duke prerë majën e filizit kryesor përmes pincimeve të verës, duke eleminuar konkurrencën e udhëheqësit që del mbi të njëjtin syth ose duke hequr me koshiencë pjesë të caktuara të rritjes së majave apikale të vazhduesve të degëve të para skeletore. Prerja në këtë rast është në varësi të këndit të daljes së degës skeletore dhe mund të prekë 1/3 deri 1/5 të gjatësisë së lastarit duke u nisur nga pika e daljes tij.
Krasitja formuese
Përfaqëson operacionet që realizohen mbi kurorën e bimës pas mbjelljes në vendin e përhershëm me objektiv formimin e skeletit të bimës (degëve skeletore të para dhe të dyta) dhe rregullimin e raporteve mes degëzave dhe lastarëve veshës vegjetativ dhe prodhues ose masës vegjetative/masë gjenerative (prodhuese). Në rastin e krasitjes formuese detyra kryesore e fermerit është përzgjedhja e tre – katër lastarëve kryesorë me kënd që tenton në 45 – 60° ndaj udhëheqësit (për rastet e kurorave me kate), ose boshtit imagjinar për kurorat kupore, pincim i majës së tyre në 1/3 ose 1/5 e gjatësisë kur lastarët kanë marrë gjatësinë 60-80 cm, përmirësimi i këndit të vendosjes mbi trung ose boshtin udhëheqës dhe plotësimi i tyre me degë dhe lastarë të niveleve më të ulëta dhe degëza veshëse vegjetative dhe frutore.
Krasitja prodhuese
Është vazhduese e krasitjes formuese dhe ka si qëllim të ruajë formën e përzgjedhur të kurorës, mbajtjen e saj efektive sa më gjatë dhe me raporte optimale prodhim/masë vegjetative. Për ruajtjen e parametrave të mësipërm bëhen ndërhyrje krasitje kryesisht mbi degët e nivelit të dytë, të tretë dhe mveshëse, përmes shkurtimit, rrallimit, përmirësimit të vendosjes në hapsirën e kurorës, eleminimin e degëve prodhuese kur ato janë me shumicë, rifreskimin ose eleminimin e atyre të vjetëruara, etj.
Krasitjet jo të zakonshme
Në këtë grupim krasitjesh do të rëndisim:
Krasitja përmirësuese/ose riformuese
Krasitja përmirësuese mundëson largimin nga kurora të pjesëve të dëmtuara mekanikisht nga mbingarkesat e prodhimit, të infektuara apo dëmtuara nga faktorë ekologjikë e ambientalë. Kjo lloj krasitje bëhet në çfarë do lloj kohe që e kërkon gjendja reale e bimës dhe mund të aplikohet mbi të gjitha kategoritë e degëve të dëmtuara.
Krasitja transformuese
Përmbledh rastet kur për një ose disa arsye kërkohet ndryshimi i kurorës së pemës përmes transformimit të degëve skeletore. Kjo do të thotë që, ndërhyrjet në këtë rast aplikohen drejtpërsëdrejti mbi skeletin e rregullt të kurorës së bimës, pra duke prekur degët e para skeletore shume afër udhëheqësit ose trungut në rastet e kurorave kupore. Më pas, për riformatimin e kurorës veprohet në krasitjet verore të vitit korrent. Kurora plotësohet me elemente të tjerë në krasitjen dimërore sipas formës që dëshirojmë ta adaptojmë, pa nënvleftësuar ndërhyrjet në vitet e mëvonshme deri në plotësimin e saj me elementët e duhur sipas mënyrës së përzgjedhur të kultivimit.
Krasitjet rishartuese dhe rishëndetsuese
Përmes këtyre lloj krasitjeve presupozohet realizimi i formimit të një modeli të ri kurore, gjithmonë pasi është bërë një shartim i ri në kurorën e bimës apo degët skeletore të rendit të I-rë. Riformimi kurorës mund të aplikohet edhe në rastet e një bime të infektuar pas ndërhyrjes me prerje për eleminimin e masës së infektuar ose të krejt kurorës së vjetër të bimëve të veçanta dhe më pas rimodelimit të kurorës sipas këshillës së specialistit.
Krasitja ripërtëritëse
Presupozon rikompozimin e të njëjtës kurorë dhe mbi të njëjtin trung të prerë disa centimetra mbi qafën e rrënjës së pemës që dëshirojmë të ripërtërijmë. Si operacion kryhet në epokën e plakjes natyrore të bimës/bllokut frutor dhe pamundësinë e saj për të përmbushur detyrimet e prodhimit pavarësisht agroteknologjisë së përdorur. Raste të tilla përmenden teorikisht, ndërsa praktikisht mund të realizohen p.sh., mbi një bimë të veçantë dhe me vlerë të lartë ekonomike dhe që realisht jemi të interesuar për të mos e zhdukur si specie apo kultivar.
Koha e kryerjes së krasitjes ndahet në:
Në krasitjen dimërore kryhen punime për:
Krasitja dimërore bëhet në periudhën e qetësisë relative, pas vjeljes së prodhimit dhe përfundon kur nis zgjimi pranveror.
KUJDES!
Krasitja gjithmonë duhet të kryhet pasi të ketë kaluar rreziku i ngricave pasi ato do të shkaktonin dëme të renda në vendet e prera.
Krasitjet verore kryhen mbi masen e gjelbërt gjatë periudhës qershor-shtator. Në fazën e parë përcaktohen tharje të gjelbërta të lastarëve, pincime dhe prerje të majave për të rritur daljen e degëzimeve të reja. Në muajin gusht dhe shtator hiqen thithakët, kamzat e reja, filiza dhe lastarë që kanë dalë në vende të papërshtatëshme duke nisur nga qafa e rrënjës, trungu, baza e degëve skeletore si dhe në pikat ku janë realizuar prerjet mbi degët e trasha
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?
Lexo më shumëVjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.
Lexo më shumëEkzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:
Lexo më shumëSi evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?
Lexo më shumë