Cilat janë zonat më të përshtatshme të bimës së ullirit?




Duke qenë se prodhimi organik i ullirit kërkon mjaft njohuri të mira për biologjinë e bimës, më poshtë do të trajtojmë në mënyrë të përmbledhur disa çështje të biologjisë së kësaj bime. 

Zona e ullirit përfshin të gjithë pjesën perëndimore nga Saranda deri në Shkodër, si edhe gati 100 km në brendësi, veçanërisht në Tiranë, Krujë apo Mallakastër.

Bima e ullirit në bazë të kushteve klimatike dhe në përputhje me kërkesat biologjike, është ndarë në katër nënzona me këto veçori: 

Nënzona jonike përfshin zonën Sarandë, Vlorë, pjesën më të ngrohtë të vendit me 300 ditë temperatura mbi 10°C. Në këtë zonë janë përshtatur rreth 30% e kultivarëve të vendit. 

Nënzona Adriatike përfshin bregdetin Vlorë - Krujë të ndikuar nga deti Adriatik. Kjo zonë ka 15-30 ditë me ngrica në vit që nuk arrijnë t'i dëmtojnë 32% të kultivarëve të vendit që gjenden atje. 

Nënzona paraadriatike përbëhet kryesisht nga kodra në brendësi të vendit, nga Tepelena në Tiranë, si edhe Lezhë e Shkodër. Klima është më e ftohtë, herë pas here ka reshje dëbore. Temperaturat minimale dhe mesatare shkojnë nga 5 në 7°C. Në lartësitë 300-400 m mbi nivelin e detit, ndodhin dëmtime nga ngricat. Në këtë nënzonë takohen 37% e kultivarëve të vendit. 

Nënzona e brendëshme, në të cilën kultivimi i ullirit është i përqëndruar në disa mikrozona të favorshme klimatike.

Klasifikimi ekogjeografik i ullirit e pozicionon Shqipërinë ndër vendet me klime më të favorshme për biologjinë e ullirit. Në disa zona ku ulliri kultivohet  ndjen shqetësime fiziologjike  si në Lezhë, Shkodër, Përmet, Skrapar etj., ose siç quhen zona me klimë ekstreme për biologjinë e ullirit. Këto zona karakterizohen nga temperatura minimale deri -10°C temperatura maksimale absolute deri 40°C dhe të shoqëruara me mungesën e reshjeve gjatë muajve të verës (vetëm 4.4% e shumës vjetore bie në verë). 

Ulliri është relativisht rezistent ndaj thatësirës pasi gjethet kanë gojëza vetëm në sipërfaqen e poshtme dhe janë të vendosura pranë trikomeve si parzmore duke formuar një pengesë për largimin e ujit. 

Gjethet zakonisht rrëzohen në pranverë kur ato janë 2 ose 3 vjeçare; gjethet e verdha në pranverë sinjalizojnë procesin e rrëzimit të gjetheve por ato mund të zbulojnë problem fiziologjike ose patologjike. 

Stresi nga mungesa e ujit dhe lëndëve ushqyese gjatë zhvillimit lulor çon në rrëzimin masiv të luleve.

Çelja e luleve ndodh gjatë periudhës prill-maj ndërsa sythat lulore fillojnë të formohen në nëntor.

Forma dhe madhësia e frutit si dhe morfologjia ndryshon midis kultivarëve.

Data e publikimit: 30/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VJELJA E LULEVE TË CIANIT

Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.

Lexo më shumë

RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT DHE DËMET QË SHKAKTON

Ekzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:

Lexo më shumë

SI EVIDENTOHET RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT?

Si evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?

Lexo më shumë