Nga se përbëhen vajrat e bardhë mineral dhe ndikimi i tyre në mjedis?




Produkti i mbrojtjes së bimëve me lëndë aktive parafinic oil (Vetëm vaj parafinik):

Vepron mbi:

  • Insektet,
  • Këpushat,
  • Vezë

Përdoret në pemë frutore (Mollë, dardhë, kumbull, ullinj, agrume):

  • Përdoret në trajtime dimërore me dozë 3-4%;
  • Trajtime dimërore: kundra dëmtuesve;
  • Breshkëzat: Quadraspidiotus perniciosus, Lecanium corni, Lecainum persicae, Eulecanium corni, 
  • Breshkëzat e ullirit: Saisetia olea, Pollinia pollini
  • Breshkëza pambukore: Icerya purchasi
  • Breshkëzat e fikut: Ceroplastes rusci
  • Hundëgjati mollës: Anthonomus pomorum
  • Psilla e dardhës: Psylla spp.
  • Këpusha e kuqe e pemëve frutore: Panonychus ulmi.

Trajtime sezonale: 

Për kontrollin e breshkëzave, afideve, psillës së dardhës Psylla pyri, këpusha e kuqe e pemëve frutore Panonychus ulmi.

Në vresht

Përdoret në trajtime dimërore me dozë 3-4%: për kontrollin e breshkëzave e vezëve të këpushës së kuqe të pemëve frutore Panonychus ulmi.

Trajtime sezonale:
Për kontrollin e breshkëzave, afideve, këpusha e kuqe e pemëve frutore Panonychus ulmi me dozën 1-2%.

Produkti i mbrojtjes së bimëve me lëndë aktive parafinic oil + copper oxide (Vaj parafinik me oksidbakri):

Vepron mbi:

  • Insektet,
  • Këpushat,
  • Vezë

Pemë frutore (Mollë, dardhë, kumbull, pjeshkë, kumbull):

  • Përdoret në trajtime sezonale kundra dëmtuesve:
  • Këpushës së kuqe të pemëve frutore Panonychus ulmi
  • Breshkëzat: Eulecanium corni,
  • Psilla e dardhës : Psylla pyri
  • Përdoret në trajtime sezonale kundra sëmundjeve:
  • Kromës së mollës dhe dardhës, Venturia inaequalis, Venturia pirina
  • Gjethepërdredhëses së pjeshkës: Taphrina pruni
  • Gjethe biruese së bërthamorëve: Stigmina carpophila
  • Në trajtime dimërore përdoret me dozën 2-3% ndërsa në trajtime sezonale me dozën 1-1.5%

Në vresht

Përdoret në trajtime dimërore me dozë 3-4%: për kontrollin e breshkëzave e vezëve të këpushës së kuqe të pemëve frutore Panonychus ulmi.

Trajtime sezonale:

Për kontrollin, këpushës së kuqe e pemëve frutore Panonychus ulmi me dozën 1-1.5% në sezon dhe 2-3% gjatë dimrit për kontrollin e stadeve dimëruese të këtij dëmtuesi.

Për kontrollin e Phomopsis viticola me dozën 1% në sezon dhe 2-3% gjatë dimrit.

Vajrat e bardhë mineral nuk janë helmues për:

  • zogjtë dhe bletët

Pak helmues për:

  • gjitarët
  • peshqit

Produktet e mbrojtjes së bimëve me përmbajtje të vajit parafinik gjenden në treg si: 

  • vaj parafinik ose,
  • vaj parafinik i shoqëruar me komponime të bakrit ose kombinime të tjera

 

 

Data e publikimit: 06/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

DOMOSDOSHMËRIA E PREMIKSEVE

Çfarë përfitimesh do të shihni konkretisht në fermën tuaj duke përdorur premikset?

Lexo më shumë

VJELJA E LULEVE TË CIANIT

Vjelja e cianit, në varësi të kushteve klimatike, fillon nga fillimi i qershorit dhe vazhdon deri në rënien e ngricave të para vjeshtore.

Lexo më shumë

RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT DHE DËMET QË SHKAKTON

Ekzistojnë specie të ndryshme që përbëjnë kompleksin e diabrotikës në misër, ndër të cilët veçohen:

Lexo më shumë

SI EVIDENTOHET RRËNJËNGRËNËSI I MISRIT?

Si evidentohet rrënjëngrënësi i misrit?

Lexo më shumë