Teknologjia e kultivimit të Lakrës së Brukselit në fushë të hapur




Lakra e Brukselit është një kulturë e rëndësishme në grupin e bimëve të familjes kryqore. Është me origjinë nga Belgjika (periferia e Brukselit), nga ka marrë edhe emrin. Kjo sepse: 

  • Kjo bimë ka gjeturnjë përhapje dhe një përdorim gjithnjë e më të gjërë në guzhinë.
  • Konsumohet gjatë gjithë vitit në supë dhe gjellë të ndryshme, në sallata dhe e konservuar.
  • Eshtë e habitshme se sa shumë proteina kanë lakrat e Brukselit, duke qenë se janë veçse një perim i gjelbërt.
  • Në një tas me këtë lakër të vogël nevojat tuaja për vitaminë C dhe për vitaminë K për ditën do të jenë të përmbushura.
  • Ato renditen mes 20 ushqimeve me më shumë vlera ushqyese, si vitaminat, mineralet dhe fitoushqyesit në raport me sasinë e kalorive.
  • Duke konsumuar një racion me lakra Brukseli ju do të merrni vitaminë K, vitaminë C, dhe shumë vitaminë A, vitaminë B-6, folat, potas dhe manganez që ju duhen në një ditë.

Cilat janë kërkesat e lakrës së Brukselit për klimën, tokën dhe parabimën?
Lakra e Brukselit ka kërkesa klimatike e tokësore të njëjta me ato të lulelakrës. Në zonat me klimë të butë ajo mund të kultivohet gjatë gjithë vitit. 

  • Temperatura më e ulët e rritjes është rreth 5°
  • Temperatura optimale e rritjes është 15°-16°C
  • Për të marrë “koka” cilësore të lakrës, të ngjeshura e me shije të mirë, nuk duhet që temperatura të jetë mbi 20°C.

Lakra e Brukselit, si dhe lakrat e tjera, është bimë që pëlqen ndriçimin e plotë dhe lagështinë e lartë ajrore.

Kërkesat ujore të saj janë të larta. Me shtimin e sipërfaqes gjethore rriten edhe kërkesat për ujë. Nevojat më të larta i ka gjatë mbjelljes në fushë dhe në fazën e formimit të “kokave”, veçanërisht kur kultivimi përkon me periudhën pranverë-verë.

Kujtesë për kultivuesit e lakrës së Brukselit!
Temperaturat e larta favorizojnë zhvillimin e sëmundjeve kërpudhore. Në përgjithësi kultivarët e vonë i qëndrojnë mirë edhe ngricave. Bimët që janë maturuar (pjekur) herët, para ngricave, mund të përballojnë edhe temperatura deri -120C.

Në cilat toka shkon më mirë lakra e Brukselit ?
Lakra e Brukselit mund të kultivohet në të gjithë tipet e tokës, mjafton që ato të jenë të thella, të freskëta dhe me aftësi të lartë ujëmbajtës. Reaksioni i përshtatshëm, konsiderohet kur vlera e pH është 6.5-7.5. Në tokat me aciditet më të lartë rritet ndjeshmëria e bimëve ndaj hernies së lakrave.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë lakrës së Brukselit ? 
Parabimë të mira për lakrën e Brukselit janë të lashtat dhe gramoret e tjera, bimët bishtajore, patatja e herëshme etj.

KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e lakrës së Brukselit pas bimëve të të njëjtës familje (lakra kokë, lulelakra, brokoli, lakra verza, lakra kineze, kohlrabi, repa etj). Është mirë që të rikthehet në të njëjtën ngastër jo më parë se pas 3-4 vjet.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanave të lakrës së Brukselit.

Data e publikimit: 09/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

MASAT ZBUTËSE PËR ULJEN E EFEKTIT TË NDRYSHIMIT TË KLIMËS

Efekti i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SHEREBELËS

Sherebela përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Cilat janë kërkesat e sherebelës ndaj faktorëve të mjedisit?

Lexo më shumë