Teknologjia e kultivimit të patëllxhanit në fushë




Pse ka rëndësi patëllxhani si kulturë perimore? Sepse:

  • Ka përdorim të gjerë dhe të shumanshëm në gatim.
  • Vendi ynë ka kushte shumë të përshtatshme klimatiko-tokësore për kultivimin e patëllxhanit (në zonën e ulët dhe bregdetare merr prodhim nga fusha për afro 5 muaj).
  • Ka aftësi dhe kapacitet biologjik për prodhime të larta duke siguruar të ardhura të kënaqshme për një periudhë të shkurtër kohore.

Cilat janë kërkesat për klimën, tokën dhe parabimën?
Patëllxhani bën pjesë në bimët me origjinë nga vendet me klimë të ngrohtë kështu që kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve ngrohtësi-dashëse. Disa nga kërkesat termike më kryesore të kësaj bime janë:

  • Temperatura minimale jetësore është 0.5°C;
  • Temperatura biologjike (ose aktive) është 15°C;
  • Temperatura optimale e natës 18°-21°C;
  • Temperatura optimale e rritjes së bimës është 25°-30°C;
  • Temperatura minimalee mbirjes së farës është13°-14°C. Në këtë temperaturë mbin për 20 – 25 ditë. Në temperaturën 25°-30°C, fara mbin për 10-12 ditë.
  • Temperatura minimale për lulëzim 18°-28°C;
  • Lagështira relative e ajrit është 60-70%.

Patëllxhani shkon mjaft mirë në tipe të ndryshme tokash, por më tepër ai pëlqen tokat me pjellori mesatare deri në të pasur me lëndë ushqyese. Kërkon toka të freskëta, të kulluara, me përbërje mekanike rano-argjilore, të ajrosura mirë, me ph asnjanës ose lehtësisht acid. Tokat e drenazhuara shkojnë shumë mirë për patëllxhanin sepse kullimi i menjëhershëm i ujit nga toka ndikon më së miri në rritjen e shpejtë të bimëve, frutifikimin dhe rritjen e frutave.

Si  parabimë, patëllxhani shkon shumë mirë nëse ajo mbillet pas drithrave si grurit, misrit sepse tokën ato e lënë të pasur, të pastër nga barërat e këqia dhe të shkrifët. Gjithashtu, parabimë të mira për këtë bimë janë bishtajoret. Ndërsa pas vetes (përfshirë edhe të gjithë llojet e bimëve të familjes solanace), patëllxhani nuk duhet të mbillet, sepse ato preken po nga të njëjtat sëmundje dhe dëmtues. Vetë patëllxhani është parabimë shumë e mirë, për të gjithë llojet e perimeve, përveç atyre që janë në familjen solanace.

Klikoni këtu në se dëshironi të dini më shumë për Përgatitjen e tokës për mbjelljen e fidanëve të patëllxhanit 

Data e publikimit: 06/02/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

MASAT ZBUTËSE PËR ULJEN E EFEKTIT TË NDRYSHIMIT TË KLIMËS

Efekti i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SHEREBELËS

Sherebela përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Cilat janë kërkesat e sherebelës ndaj faktorëve të mjedisit?

Lexo më shumë