Teknologjia e kultivimit të preshit në fushë të hapur




                                                                           REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Preshi është bimë mjaft e rëndësishme perimore, e qëndrueshme ndaj të ftohtit, që e bën të kultivohet me shumë sukses vonë në vjeshtë, në dimër dhe herët në pranverë, atëherë kur në treg mungojnë asortimente të tjera ose janë në sasira të kufizuara.

Përse preshi ka gjetur përhapje  në vendin tonë? 

Kjo sepse: 

  • Kjo bimë ka gjetur një përhapje dhe një përdorim të gjerë në guzhinë.
  • Konsumohet si gjellë, sallatë dhe si e freskët.
  • Preshi është perime që mbron zemrën, lufton diabetin e tipit 2 dhe ushqen kockat.
  • Preshi përmban më shumë sheqerna (karbohidrate) sesa qepa.
  • Preshi është perime e shkëlqyer kundër disa tumoreve si ai i zorrës së trashë, kundër inflamacionit dhe alergjive te rrugëve të frymëmarrjes.
  • Ai përmban sasi të konsiderueshme kemperoli, flavonoidit natyral. Shumë studime pohojnë se preshi redukton rrezikun nga sëmundjet kronike, veçanërisht nga kanceri.

Cilat janë kërkesat e preshit për klimën, tokën dhe parabimën?
Preshi, duke qenë një bimë e klimës së ftohtë dhe kërkesat për klimë janë të pakta.

  • Temperatura minimale e mbirjes është 3°-4°
  • Temperatura optimale e mbirjes është 8°-10°C
  • Temperatura optimale e rritjes është 20°C.

Kujtesë për kultivuesit e preshit!
Preshi është bimë ujëdashëse dhe nga kjo pikpamje kjo kërkon që toka të mbahet gjatë gjithë periudhës së vegjetacionit në lagështirën e duhur të tokës.

Në cilat toka shkon më mirë preshi?
Preshi është një bimë me kërkesa ndaj tokës. Parapëlqen toka të shkrifta me taban të thellë, të pasura dhe me pH 6-7. Toka ku do të mbillet preshi duhet të jetë e plehëruar me pleh organik të kalbur mirë. Preshi reagon negativisht ndaj tokave të dobëta dhe skeletike. Në këto lloj tokash bimët mbeten të pazhvilluara mirë dhe rendimenti është i ulët.

Preshi kërkon toka të punuara thellë, se zhvillimi rrënjor i preshit është i tillë, që vetëm 65% e sistemit rrënjor është i shtrirë në thellësinë deri 25 cm, 25% shtrihet deri në thellësinë 50 cm dhe 10% shtrihet më thellë. Prandaj kërkon toka të thella dhe të ajrosura.

Cilët nga parabimët i përshtaten më shumë preshit? 
Parabimë të mira për preshin janë të gjitha bimët që e lënë tokën të pastër nga barërat e këqija dhe të pasur me lëndë ushqimore. Gjithashtu, parabimë të mira janë gruri, bimët bishtajore etj.

KUJDES! Duhet të mënjanohet mbjellja e preshit pas vetvetes por dhe pas bimëve të të njëjtës familje si (qepës, hudhrës etj.)

 

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë se si duhet të përgatitet toka për mbjelljen e fidanave të preshit.

Data e publikimit: 25/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

MASAT ZBUTËSE PËR ULJEN E EFEKTIT TË NDRYSHIMIT TË KLIMËS

Efekti i ndryshimeve klimatike, si po rrezikohet Shqipëria?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SHEREBELËS

Sherebela përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Cilat janë kërkesat e sherebelës ndaj faktorëve të mjedisit?

Lexo më shumë