CILA ËSHTË BIOLOGJIA DHE MASAT E KONTROLLIT TË RRËNJËNGRËNËSIT TË MISRIT?




                                                                             REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Biologjia e dëmtuesit:

  • Dëmtuesi ka një gjeneratë në vit.
  • Dimëron në fazën e vezës.
  • Dëmtuesi para lulëzimit, gjendet në gjethet e misrit.
  • Në periudhën e lulëzimit gjendet në thekët e misrit dhe në qimet e kallirit të misrit.
  • Pas lulëzimit, insektet e rrituria gjenden të fshehura në sqetullat e gjetheve, sepse poleni depozitohet atje, ose në majë të kallirit të misrit ku ushqehen me qimet e misrit të cilat kanë mbetur të freskëta.

Cikli i jetës së krimbit të rrënjës së misrit Diabrotica virgifera virgifera

Kontrolli i dëmtuesit:

  • Qarkullim bujqësor.
  • Trajtim nga toka me insekticide granulare TEKTON (l.a. Tefluthrin)
  • Trajtimi i adulteve me insecticide me spërkatje. (Bacillus thurigensis, Azadirachtin, lambda-cyhalothrin.)
  • Eleminimi i mbeturinave bimore dhe i bimëve strehuese.
  • Armiqtë natyrorë: Argiope bruennichi, Theridion impressum, Coccinella sp, etj.

Programet e trajtimit dhe kontrollit për Diabrotica virgifera virgifera

  • Programet e trajtimit dhe kontrollit për Diabrotica  virgifera virgifera bazohen kryesisht në veprimet e ndërmarra që kanë për objektiv larvat e këtij dëmtuesi, të cilat kanë si ushqim preferencial rrënjët e misrit dhe kështu disponueshmëria e bujtësit është kritike për mbijetesën e tij.
  • Qarkullimi bujqësor është masa e parë dhe kryesore e kontrollit për këtë dëmtues.
  • Trajtimet në rresht dhe trajtimi i farave është gjithashtu efektiv.
  • Trajtimet me insekticide kundër adulteve, veçanërisht gjatë periudhës së para vendosjes së vezëve mund të jenë shumë efektive në kontrollin e popullatave duke reduktuar potencialin e vezëve dhe duke minimizuar përhapjen e mëtejshme.

Trajtim nga toka me insekticide granulare

Trajtimi nga toka realizohet në periudhën e mbjelljes së misrit TEKTON (Tefluthrin 15g/Kg) me dozë 12-15 kg/Ha, ku krahas larvës së diabrotikës kontrollohen edhe krimbat tel. Ky produkt e ruan aftësine e kontrollit të dëmtuesit në masën mbi 95% për më shumë se 10 javë.

Data e publikimit: 04/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË CIANIT

Lule ciani ka përdorime të shumta. Lulet e kësaj bime mund të konsumohen të gjalla ose të gatuara. Petalet e lules përdoren në sallata për t’i dhënë një ngjyrë tërheqëse, por edhe në ëmbëlsira. Lulekina përdoret edhe në formën e çajit.

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË LAVANDËS

Cilat janë disa nga arsyet kryesore të kultivimit të lavandës në vendin tonë?

Lexo më shumë

HIRI NË KASTRAVECIN E SERRËS

Hiri është një sëmundje shumë e rrezikshme që prek perimet e serës në përgjithësi

Lexo më shumë

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT TË SHEREBELËS

Sherebela përdoret për shërimin e shumë sëmundjeve. Cilat janë kërkesat e sherebelës ndaj faktorëve të mjedisit?

Lexo më shumë