Përse është e rëndësishme ngritja e një agrumishte në një mjedis të qëndrueshëm?




Ngritja e një agrumishte të qëndrushme garanton sasi dhe cilësi të prodhimit dhe njëkohësisht jetëgjatësi të bimës së agrumeve.

Mjedisi i kultivimit të agrumeve
Si rezultat i lidhjes së ngushtë bimë ambjent agrumet kanë konsoliduar kërkesa specifike ndaj faktorëve të mjedisit të cilat janë të ndryshme për specie të ndryshme. 

Në rastin konkret faktorët klimatik që përcaktojnë nëse një mjedis është i përshtatshëm për kultivim agrumesh  janë dy: 1) Temperatura e ajrit, 2) Karakteri i erës së zonës. Faktorë të tjerë plotësues janë: Lagështia ajrore, Rrezatimi diellor, Sasitë e reshjeve, Kundrejtimi.

Temperatura optimale për zhvillimin normal të agrumeve është e ndryshme sipas fenofazave. 

  • Në pranverë konsiderohet temperaturë optimale 14°C, gjatë verës 22°C  dhe gjatë dimrit temperaturat 10°C.
  • Temperatura optimale për rritjen e shpejtë të masës vegjetative është e ndryshme, tek mandarina e limoni ka një rritje të shpejtë vegjetative në temperaturat mesatare 15-17°C dhe mund të themi se agrumet sigurojnë një rritje të bujshme ku kufijtë e luhatjes janë 17-20°C.

Gonxhimi në zonën e bregdetit Jon gonxhet formohen në muajin shkurt. Në Vlorë,Lushnje e Tiranë kjo fenofazë vonohet 20-30 ditë më shume. Gonxhimi kryhet në temperatura 18 - 22°C, ndërsa mandarina kryen gonxhim në temperaturë 15-16°C.

Lulëzimi është dukuri e veçantë në agrumikulturë pasi agrumet shquhen për lulëzim të bollshëm e të zgjatur. Lulëzimi zgjat nga 20-25 ditë deri 50-55 ditë dhe kryhet në temperaturën 16-17°C. Zgjatja e kohës së lulëzimit është shumë e rëndësishme. Agrumet shumicën e luleve e hedhin. Nuk mund ti ushqejë dhe ti rrisë të gjitha lulet që nxjerr.

Shkaqet e rrëzimit të luleve

  • Difekte morfologjike të vet lules.
  • Mungesa e përputhshmërise së organeve në fenofazën e pjalmimit dhe pllenimit.
  • Mungesë lendësh ushqyese.
  • Mungese mikroelementësh të domosdoshëm për lulëzim.
  • Mungesë e fitorregullatorëve të lulëzimit.
  • Kushte të papërshtatshme të mjedisit (minimume dhe maksimume absolute të temperaturës, reshje, erërat e thata e të nxehta etj.).
  • Prerja e luleve nga entomofagët.

Masat për të shtuar përqindjen e luleve në agrume.

  • Seleksionimi i kultivarëve.
  • Pjalmëzuesit artificialë.
  • Plehërimi kompleks dhe diagnostifikimi gjethor.
  • Përdorimi i mikroelementëve në të ushqyerit e agrumeve (bor, zing etj.).
  • Luftimi i entomofagëve.
  • Zbatimi i teknologjive të hartuara.

Kujdes! Ngritja ose ulja e temperaturave jashtë kufijve të temperaturave të lartë përmendura nxit formimin e luleve me defekte morfologjike dhe çrregullime në pllenim. Temperaturat mbi 22°C frenojnë në një masë të konsiderueshme rritjen vegjetative kurse kur temperatura rritet mbi 30°C ndalohet plotësisht vegjetacioni.

  • Qëndrueshmëria ndaj temperaturave të ulta varet nga shumë faktorë:
  • Specia
  • Kultivari
  • Lagështia ajrore
  • Niveli i agroteknikës së përdorur
  • Kundrejtimi
  • Lartësia nga niveli i detit
  • Nënshartesa

Dëme të mëdha vërehen kur rënia e temperaturës shoqërohet me lagështi të madhe ajrore. Kështu manderina dëmtohet në minus 8°C, ndërkohë që duron uljen e temperaturës deri në minus 11°C.

Kërkesat ndaj lagështisë

  • Agrumet janë drufrutorë me kërkesa të mëdha ndaj lagështisë si asaj tokësore ashtu dhe asaj ajrore.
  • Kërkesa më të larta për lagështi i ka limoni.
  • Kur lagështia ajrore bien nën 53 %, vërehet një stres fiziologjik që shoqërohet me rrëzimin e frutave të porsalidhur.
  • Kur lagështia ajrore bien nën 30 % rrëzimi i frutave të porsalidhur shkon deri në 50 % dhe më shumë.
  • Për agrumet konsiderohet normale lagështia ajrore 63-67%, ndërsa nën 35% janë të mëdha dhe ndikon në prodhim.

Kërkesat për dritë

  • Specie të ndryshme të agrumeve kanë kërkesa për intensitetin e dritës. Kërkesa më të pakta për dritë ka limoni, i cili mund të qëndroj në kushte të mungesës së dritës për një kohë të gjatë.
  • Kërkesa më të larta ndaj dritës ka portokalli dhe manderina.
  • Në përgjithësi agrumet nuk kanë kërkesa shumë të veçanta për dritë.

Kërkesat e agrumeve për tokë
Agrumet si kultura intensive kanë kërkesa të mëdha ndaj tokës dhe duhet të kryhen analiza fiziko-kimike për të gjetur raportet e elementet ushqyes përbërës. Ato preferojnë:

  • Toka të lehta,
  • Të përshkrueshme,
  • Të ekuilibruara midis rërës dhe argjilës.

Tokat më të preferuara janë ato që përmbajnë 35-55 % rërë, 25-45% lym dhe 10-25% argjil.

  • pH më i përshtatshëm është 6-7.5.
  • Përshkueshmëria duhet të jetë 50-150 mm/orë.
  • Në varësi të nënshartesës.

Kujdes!

  • Nuk preferojnë tokat argjilore të rënda, të lagëta e të freskëta.
  • Në tokat argjilore agrumet japin prodhim të dobët, me cilësi të ulët.
  • Në tokat e lehta të përshkrueshme rano-argjilore, agrumet rriten fuqishëm dhe japin prodhim me cilësi të lartë.
  • Tokat e kuqe të bregdetit jugor pëlqehen më shumë nga portokalli e mandarina, ndërsa tokat shtufore dhe ato të bardha preferohen nga limoni.

Ndikimi i erërave

  • Shkaktojnë dëme mekanike në masën vegjetative të bimës dhe sidomos kur kalon shpejtesinë mbi 25 km/orë. Këto erëra shkaktojnë trysni të fortë mbi degët dhe trungun që shpesh çojnë në dëmtimin e pjesëshëm ose total të kurorës.
  • Erërat e nxehta e të thata të jugut rrisin evapotraspirimin duke shkaktuar tronditje në aktivitetin jetësor të bimës.
  • Nëse ato ndodhin gjatë lulëzimit shkaktojnë: tharjen e krerëzës dhe pengojnë pllenimin.
  • Nëse ndodh pas lidhjes së frutave dhe rritjes intensive shkaktojnë rrëzim të madh deri në masën 50 %.

Në ngritjen e agrumishteve të reja, era është një element i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë. Për të eliminuar efektet negative të erërave është e domosdoshme që mbjellja e agrumeve të shoqërohet me breza mbrojtës (erëpritës të përbërë nga bimë me gjelbërim të përhershëm që sigurojnë kurorë më të lartë se agrumet)

Kujdes! Sa më e fortë të jetë era aq më të larta duhet të jetë kurora e erëpritësit, tek ne ekziston përvoja e përdorimit të ullirit si bimë mbrojtëse.

Lartësia nga niveli i detit
Lartësia e kultivimit nga niveli i detit varet nga gjerësia gjeografike dhe natyra e mikroklimës si dhe kërkesa e kultivarit.

  • Kështu në jug kultivimi i agrumeve shkon 220-250 m nga niveli i detit.
  • Në pjesën qëndrore shkon deri 150 m.
  • Në veri nuk i kalon 50 m.

Kundrejtimi i terrenit

  • Ka rëndësi të veçantë sidomos në zonat ekstreme të kultivimit të agrumeve, Tiranë, Elbasan, Lezhë e Shkodër.
  • Kodrat me faqe nga jugu dhe perëndimi kanë regjim më të mirë temperature për rrjedhojë në këto kundrejtime bimët e agrumeve pësojnë më pak tronditje fiziologjike e dëmtime nga temperaturat e ulta.
  • Lindja, meqenëse ka temperatura më të larta nuk duhet preferuar pasi luhatjet e temperaturës janë më të mëdha midis ditës e natës. Kjo shkakton plasëritje të lëvores dhe i bën agrumet më të predispozuara të preken nga gomoza.
  • Gjithashtu në pranverë nën veprimin e rrezeve të diellit lindja është më e ngrohtë gjatë ditës. Kjo bën që të nxitet vegjetacioni i hershëm duke rrezikuar shumë nga ngricat e pranverës.
  • Pjerrësitë nga veriu ndikojnë negativisht në zhvillimin e agrumeve. Ato rriten të dobët, futen vonë në prodhim.

Data e publikimit: 14/04/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale:

Cili është mekanizmi i veprimit të rregullatorëve, si i ndajmë ato dhe ku përdoren?

Bazuar në mekanizmin e veprimit ndahen:

Lexo më shumë

Nematodat e agrumeve dhe menaxhimi i tyre

Përse duhen evidentuar prezencat e nematodave në agrume?

Lexo më shumë

KONTROLLI I MALSEKOS NË AGRUME

Cilat janë shenjat kryesore të kësaj sëmundje?

Lexo më shumë

KRASITJA NË AGRUME

Si ndikon krasitja në agrume?

Lexo më shumë