Agrumet e plehruara mbi bazën e kërkesave të bimës dhe analizave të tokës janë faktorë të rëndësishëm në produktivitet dhe për cilësnë e të lartë të frutave.
Përse është i rëndësishëm plehërimi i balancuar për agrumet?
- Agrumet janë shumë të ndjeshme ndaj çrregullimit të lëndëve ushqyese si dhe, nga mungesa e mikroelementëve.
- Ushqyerja ndikon në cilësinë e frutave prandaj, aplikimi dhe dozat e plehërave organikë apo kimikë, janë thelbësore.
- Azoti, kaliumi dhe fosfori janë lëndët ushqyese kryesore për zhvillimin dhe marrjen e një prodhimi të qëndrueshëm në agrume.
Azoti
- Është elementi kryesor ushqyes dhe i domosdoshëm për zhvillimin dhe prodhimin e bimës.
- Përdorimi racional dhe në përputhshmëri me kërkesat e bimës është moment i rëndësishëm për të ruajtur zhvillimin normal, por nga ana tjetër përdorimi në nivele të larta mund të çojë në një zhvillim të bujshëm të bimës duke rritur numrin e frutave dhe ulur cilësinë e tyre si:
- ngjyrim të vonuar
- përkeqësim të karakteristikave të tulit dhe të lëkurës
- tek limoni verifikohet një predispozicion më më i madh për t’u prekur nga malseko
- Në rast të mungesës të azotit në bimë shkaktohen:
- zhvillim të vonuar vegjetativ
- frenim tëlulëzimit
- pengim në rritjen e frutave.
Fosfori
- Është makroelementi që ndikon fuqishëm në produktivitetin e bimës dhe në cilësinë e frutave.
- Në pjesën më të madhe gjëndet i përqëndruar në rrënjë nga ku lëviz drejt organeve të formuara rishtas në pranverë.
- Influenca e fosforit mbi cilësinë e prodhimit tek agrumet ndikon në:
- Shpejtimin e pjekjes,
- Rritjen e përmbajtjes sheqerit,
- Uljen e aciditetit në frut,
- Fosfori, rregullon metabolizmin e elementëve të tjerë ushqyes.
- Niveli i lartë i fosforit ndikon negativisht mbi cilësinë e acidit citrik të frutit, duke shkaktuar prishjen e cilësisë dhe ndikon në uljen e thithjes së azotit si dhe shkakton mungesë të hekurit dhe zinkut.
- Mungesa e fosforit nuk është e lehtë të zgjidhet sepse, është më pak i lëvizshëm në solucionin toksor.
- Është shumë i dobishëm plehërimi organik që garanton mbrojtje të fosforit nga fenomeni i patretshmërisë që verifikohet në terrene me përmbajtje të lartë gëlqere aktive.
Potasi
- Ky makroelement humbet në sasira të mëdha gjatë prodhimit.
- Potasi shfrytëzohet me intensitet të lartë nga bima në fund të lulëzimit dhe pjekjes së frutave.
- Mungesa e potasit çon në një dobësim të bimës nga viti në vit.
- Mungesa e potasit evidentohet në gjethet e vjetra të cilat marrin një ngjyrë të verdhë në të bronxtë dhe kanë tendencën e përkuljes përgjatë nervaturës.
- Mungesa e plehrave potasike ul cilësinë e frutit që shoqërohet: a) me pjekje të vonë, b) me përqindje të lartë të plasaritjes së lëkurës dhe pak lëng në fruta.
- Shtimi i të ushqyerit potasik rrit cilësinë e frutit, por njëkohësishtë ul përmbajtjen në acide.
- Teprica shkakton uljen e thithjes së magnezit.
Përdorimi i mikroelementëve përmirëson të ushqyerit e agrumeve dhe janë komponentë struktural ose aktivizues të fermentëve. Kur mikroelementët janë të pamjaftueshëm agrumet shfaqin çrregullime që karakterizohen me zhvillim sëmundjesh të ndryshme klorotike në organet e gjelbërta. Kur mungesa e mikroelementëve është e lehtë nuk kemi shfaqje të klorozave.
Bori është mikroelementi më i domosdoshëm për agrumet.
- Merr pjesë në formimin e organeve të riprodhimit.
- Futjen e ujit në qelizën bimore dhe ndikon në rregullimin e ekuilibrit midis elementëve potas e fosfor.
- Mungesa e borit në agrume shkakton rrëzimin e luleve të porsaçelura dhe thyrjen e lastarëve pranverorë.
- Lëkura e frutave merr nuancë të errët dhe rrudhoset.
Zinku: në mungesë të tij ulet intensiteti i fotosintezës.
- Aktivizon fermente të ndryshme.
- Ndikon në aktivizimin e auksinës dhe giberelinës.
- Në mungesë të tij nuk formohet auksinë e re, por shkatërrohet dhe auksina ekzistuese.
- Nga mungesa e zinkut shfaqen njolla të çrregullta klorotike midis nervaturës qëndrore duke filluar nga maja e gjethes në periferinë e saj.
- Në zonat e zverdhura shfaqen pika të vogla jeshile.
- Zvoglim të përmasave të gjetheve të cilat janë të vogla, të ngushta me majë të mprehtë.
- Lastarët e rinj të vegjël e frutat me përmasa të vogla e pak të ngjyrosur, të deformuar e me lëkurë të trashë e tul të thartë pa lëng.
Mangani: mungesa e tij shfaq kloroza midis nervaturave të gjetheve të vjetra e të reja.
- Simptomat ngjasojnë me ato të mungesës së zinkut me ndryshim se ngjyra e zbehtë nuk është aq e theksuar si në rastin e mungesës së zingut.
- Simptomat bindëse për mungesën e manganit janë se gjethet e agrumeve marrin pamje të plakur e rrëzohen para kohe në tokë.
Molibdemi merr pjesë në rritjen e thithjes më të mirë të azotit në agrume.
- Nga mungesa e tij shfaqen njolla të verdha në sipërfaqen e gjetheve dhe pastaj marrin ngjyrë të errët.
- Edhe në sipërfaqen e frutit shfaqen njolla me ngjyrë të verdha.
Magnezi: mungesa e tij i dedikohet tepricës kaliumit në tokë.
- Simptomat shfaqen vonë në verë kur nis pjekja e frutave.
- Në gjethet e agrumeve, në mes të nervaturave formohen puçra të verdha, të çrregullta.
- Mungesa e magnezit në agrume:
- ul qëndrueshmërinë e bimës ndaj të ftohtit,
- zvoglon përmasat e frutave,
- pakëson komponimet e tretshme në frut,
- pakson ngjyrën e lëngut të lëkurës e frutit.
Bakri konsiderohet element i rëndësishëm për ushqimin e agrumeve.
- Me përjashtim të gjethes grumbullohet në të gjithë organet e agrumeve.
- Bakri ndihmon në metabolizmin e azotit dhe sintezën e proteinave.
- Luan rol në procesin e fotosintezës.
- Mungesa e tij ka simptoma karakteristike në gjethe, filiza dhe fruta.
- Gjethet e mëdha janë me ngjyrë bronxi të fortë e shpesh me frurje të nervaturave qëndrore dhe të mbuluar me gomozë.
- Frutat mbeten të vegjël dhe në vende të veçanta rrjedhin gomozë.
- Mungesa e bakrit ne agrume rregullohet shumë lehte me sulfatin e bakrit ose oksidklorurin e bakrit si ushqim gjethor.
Hekuri merr pjesë në formiminn e proteinave brënda në kloroplastet e gjethes.
- Merr pjesë ne shumëzimin e qelizave.
- Aktivizon shumë enzima që rregullojnë normalitetin e frymëmarrjes së gjetheve.
- Mungesa e tij sjell klorozë të llapës të gjetheve të reja por nervatura primare mbetet e gjelbërt.
- Zverdhjen e majave të lastarëve të rinj dhe gjelbërimin e degëzave e gjetheve të vjetra.
- Lulëzimi dhe lidhja e frutave pakësohen shume, frutat e pjekur mbeten të vegjël, me lëkurë të hollë e të lëmuar me ngjyrë të çelët.
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë cilat janë kërkesat për lëndë ushqyese gjatë vitit për agrumet.